Kronikë

43-vjeçarin e zuri korrenti te shtylla e ndriçimit, eksperti Duleviç: Nuk është zbatuar rregullorja, mungoi sigurimi teknik

12 Shtator, 13:28| Përditesimi: 12 Shtator, 13:41

  • Share

 

Eksperti Azmer Duleviç thotë se vdekja e 43-vjeçarit në Durrës që e zuri korrenti në shtyllën e ndriçimit në rrugë një ditë më parë, fajëson autoritetet që nuk kanë zbatuar rregulloren e sigurimit teknik.

Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Duleviç tha se qytetari nuk do të kishte pësuar asnjë gjë nëse shtylla do të ishte e pajisur me automat dhe linjë tokëzimi, pasi energjia do të stakohej automatikisht.

Por për shkak se mungonin këto kushte teknike të sigurisë, e ndikuar edhe uji që kishte përmbytur rrugët e Durrësit një ditë më parë, ndodhi ngjarja tragjike.

Report Tv publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket qytetari që sapo prek shtyllën e ndriçimit në rrugë, e zë korrenti dhe humb jetën.

“Ka ndodhur për mungesën e zbatimit të rregullores dhe sigurimit teknik. Në rastin e lagështirës duhet të kishte funksionuar sistemi i mbrojtjes, do stakohej linja në mënyrë automatike. Por pjesa më e madhe e ndriçimit rrugor është në gjendjen alarmante, nuk është vendosur asnjë element mbrojtës, asnjë tokëzim. Në momentin që dikush e prek atë pjesën metalike, uji ka ndikuar. Nëse do kalonin edhe persona të tjerë ngjarja do kishte qenë edhe më e rëndë. Në 2025, në mes të ditës, të humbasësh jetën në punën tënde, është më shumë se kriminale. Shtyllat e ndriçimit rrugor, kabujt janë me izolant. Kabinat elektrike janë pa dyert. Kjo gjë duhet të marri fund, është e papranueshme në vitin 2025. Një qytetar të humbasi jetën për disa gjëra që zgjidhen me kosto minimale. Automati është i domosdoshëm. Nëse nuk ka tokëzim dhe automat diferencial, nuk jepet energji. Duhet që edhe personat që janë të punësuar të jenë të fushës. Shumica nuk kanë formimin minimal teknik, i marrin i punësojnë për arsye elektorale. Kjo duhet të marri fund. Autoritetet duhet të parandalojnë, jo të veprojnë kur ndodh fataliteti”, tha eksperti Azmir Duleviç.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, momenti kur 43-vjeçarin në Durrës e kap korrenti pasi prek shtyllën e ndriçimit


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?