Bardhyl Kaloshi 43 vjeç po kalonte rrugën në lagjen 6 në Durrës, kur prekja e shtyllës së ndriçimit, rezultoi tragjike për të. Report Tv siguron pamjet e momentit fatal, ku duket se duke u munduar t’i shpëtonte pellgut me ujë, kap me njërën dorë shtyllën dhe menjëherë e zë korrenti. I rrëzuar përtokë, pranë tij afrohet një burrë për ta ndihmuar, por edhe ai bie në kontakt me energjinë elektrike.
Kaloshi humb jetën në vend, ndërsa kalimtari tjetër nuk pëson lëndime. Shkak i kësaj ngjarjeje të papritur, dyshohet se ishte një kabllo elektrike e zhveshur, që ndodhej në brendësi të shtyllës së ndriçimit e që ka rënë në kontakt me ujin.
Bashkia e Durrësit, ndërhyri vetëm ditën e sotme për të veshur kabllon, ndonëse tepër vonë për familjen Kaloshi.
Inxhinieri elektrik Azmer Duleviç thotë se nëse shtylla do të kishte pasur automat ose tokëzim, atëherë 43-vjçari sot do të ishte gjallë.
“Kambanë alarmi, të vdesësh në mes të rrugës në mes të ditës. Mungesë e zbatimit të rregullores dhe sigurimit teknik. Në rastin e lagështirës duhet të kishte funksionuar sistemi mbrojtës, duhej stakuar linja në mënyrë automatike. Linjat e ndriçimit në gjendje të mjerueshëm. as tokëzim as gjë. Shpesh janë të lidhur me izolant", thotë ai.
Problematika të tilla sipas tij janë të përhapura edhe në kryeqytet, ndërsa e vë theksin te stacionet e autobusëve.
“Stacionet e autobusëve janë tmerr më vete. kabllot e reklamave janë të zhveshur, shtyllat e ndriçimit me izolant. kabinat elektrike pa dyer, etj. Me automat e tokëzim do ishte shpëtuar. Është i domosdoshëm. S’duhet të funksionojnë pa to ndriçimi rrugor. nuk kanë formim teknik", theksoi Duleviç.
Një rast i ngjashëm me të 43-vjeçarit Bardhyl Kaloshi tronditi Durrësin edhe 10 vite më parë, kur një 15-vjeçar vdiq në rrethana të ngjashme, teksa kalonte rrugën e përmbytur nga shiu në lagjen 17.
Eksperti Azmer Duleviç thotë se vdekja e 43-vjeçarit në Durrës që e zuri korrenti në shtyllën e ndriçimit në rrugë një ditë më parë, fajëson autoritetet që nuk kanë zbatuar rregulloren e sigurimit teknik.
Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Duleviç tha se qytetari nuk do të kishte pësuar asnjë gjë nëse shtylla do të ishte e pajisur me automat dhe linjë tokëzimi, pasi energjia do të stakohej automatikisht.
Por për shkak se mungonin këto kushte teknike të sigurisë, e ndikuar edhe uji që kishte përmbytur rrugët e Durrësit një ditë më parë, ndodhi ngjarja tragjike.
Report Tv publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket qytetari që sapo prek shtyllën e ndriçimit në rrugë, e zë korrenti dhe humb jetën.
“Ka ndodhur për mungesën e zbatimit të rregullores dhe sigurimit teknik. Në rastin e lagështirës duhet të kishte funksionuar sistemi i mbrojtjes, do stakohej linja në mënyrë automatike. Por pjesa më e madhe e ndriçimit rrugor është në gjendjen alarmante, nuk është vendosur asnjë element mbrojtës, asnjë tokëzim. Në momentin që dikush e prek atë pjesën metalike, uji ka ndikuar. Nëse do kalonin edhe persona të tjerë ngjarja do kishte qenë edhe më e rëndë. Në 2025, në mes të ditës, të humbasësh jetën në punën tënde, është më shumë se kriminale. Shtyllat e ndriçimit rrugor, kabujt janë me izolant. Kabinat elektrike janë pa dyert. Kjo gjë duhet të marri fund, është e papranueshme në vitin 2025. Një qytetar të humbasi jetën për disa gjëra që zgjidhen me kosto minimale. Automati është i domosdoshëm. Nëse nuk ka tokëzim dhe automat diferencial, nuk jepet energji. Duhet që edhe personat që janë të punësuar të jenë të fushës. Shumica nuk kanë formimin minimal teknik, i marrin i punësojnë për arsye elektorale. Kjo duhet të marri fund. Autoritetet duhet të parandalojnë, jo të veprojnë kur ndodh fataliteti”, tha eksperti Azmir Duleviç.
Komente

Është pa përgjegjshmëri e OSHE...
PërgjigjuVetem kaq, o budallenj?! Po policia ç'fare beri ?! Nuk mban njeri pergjegjesi per vdekjen e ketij te ndjeri?! Ketu eshte çmendine!
PërgjigjuDmth te humbesh jeten kot keshtu eshte tmerr. Si mund te lihet ajo shtylle ashtu ca bejne institucionet qe e kane per pergjegjesi ti rregullojne?
PërgjigjuNgushellime familjes. Familja e te ndjerit duhet te padise bashkine per shpenzimet e varrimit dhe pagat qe nuk do te marrin nga i ndjeri per 25 vitet e ardhshme. Eshte dëm i shkaktuar nga neglizhenca e bashkise. E di qe parate nuk e ngjallin me te ndjerin por do ta ndihmojne familjen te ruaje standartin e meparshem te jeteses dhe mund ta detyrojne bashkine te marre ne pune elektriçiste te kualifikuar qe s’pertojne ta bejne punen e tyre.
Përgjigju