Ngjarje e rëndë në Buçimas! 44-vjeçari me probleme mendore i pret kokën nënës! Autori me precedent penal: Nuk pendohem, gjaku i saj ishte me magji

6 Gusht 2020, 19:24| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 08:13

  • Share

POGRADEC- Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bucimas të Pogradecit, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënën e tij duke i prerë kokën. Autori i ngjarjes makabër Olsi Çekiçi pas një konflikt verbal me të ëmën, Firdes Çekiçi, ka rrëmbyer thikën nga kuzhina dhe e ka goditur atë. Më pas i ka prerë kokën me kosë dhe ia ka varur tek porta e shtëpisë me gjakftohtësi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të autorit.

Pasi kanë dëgjuar britmat e gruas 70-vjeçare, fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar në vend 44-vjeçarin. Gjatë arrestimit autori është gjetur me thikë në dorë dhe nuk ka bërë rezistencë, duke pranuar autorësinë. Në momentin që policia i është afruar ai u ka thënë atyre të largohen "pasi gjaku ishte me magji".

Në dëshminë e tij në polici, zbardhur nga Report Tv, 44-vjeçari është shfaqur i qetë dhe i pa penduar për vrasjen e nënës së tij, pasi sipas tij kjo do të ndodhte një ditë.

"Nuk pendohem. Kjo do te ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllanë", ka thënë ai në polici.

Sipas grupit hetimor 44-vjeçari fillimisht i ka gjuajtur me dru nënën e tij dhe më pas ka përdorur një kosë bari për t'i prerë kokën nënës. Ngjarja se si ka ndodhur mbetet ende e paqartë pasi dhe policia vijon ende hetimet. Gjithashtu autori ka plagë në trup dhe në ballë, ndërsa nuk ka treguar në polici se kush e ka goditur.

Sipas gazetares së Report Tv Gladiola Hoxha, autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe burimeve nga spitali i Pogradecit thonë se 44-vjeçari është i kartelizuar por nuk ka pranuar asnjëherë të marrë mjekime. Ai gjithashtu njihej nga policia si ushtrues i dhunës ndaj nënës së tij dhe për agresivitet në familje, ku disa herë ishte denoncuar nga viktima pasi kishte frikë për jetën e saj. Gjithashtu në banesë ka qenë edhe vëllai i tij, një person tjetër në familje me probleme mendore, i cili ka marrë lëndime të lehta gjatë kohës që autori masakroi nënën e tij 70 vjeçe.

Burime për Report Tv tregojnë se ai është person me precedent penal, pasi ka qenë më parë i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë në vend. Gjithashtu Olsi Çekiçi ka qenë i martuar më parë, martesë nga e cila kishte 2 vajza.

Autori ishte problematik edhe në fshatin Buçimas, ku fqinjët shprehen se kishin frikë të dilnin, pasi trembeshin nga ai. Gjithashtu në momentin e ngjarjes ata tonë që kanë dëgjuar ulërimat e 70-vjeçares për ndihmë, por nuk dolën pasi kishin frikë dhe lajmëruan menjëherë policinë.

Fqinjët e cilësojnë viktimën si "zonjë grua", ndërsa për autorin bëjnë përgjegjës doktorët, të cilët e lanë të lirë nga psikiatria.

Personat me probleme mendore në Korçë janë kthyer në rrezik potencial, ku ky është rasti i tretë i një ngjarjeje horror për këtë vit. Edhe pse është një rast i përsëritur, përsëri nuk janë marrë masa nga ana e policisë dhe e spitalit të Pogradecit për të parandaluar tragjedinë e ndodhur ditën e sotme.

Ora 22:27
Detaje nga vrasja, 44-vjeçari i gjuajti nënës me dru dhe më pas i preu kokën me kosë bari

Detaje të reja kanë dalë  nga grupi hetimor lidhur me ngjarjen e rëndë në Buçimas të Pogradecit. 44-vjeçari për të vrarë nënë e tij, fillimisht i ka gjuajtur me dru dhe më pas ka përdorur një kosë bari për t'i prerë kokën nënës.

Gjithashtu autori ka plagë në trup përveç dëmtimit në ballë, ndërsa nuk ka treguar në polici se kush e ka goditur.

Ora 21:54
Report Tv zbardh deklaratën e autorit: Nuk pendohem, do ndodhte një ditë! Amanet vajzën dhe vëllanë

Report Tv zbardh deklaratën e 44-vjeçarit në polic pas arrestimi, i cili shprehet se nuk është penduar për vrasjen e nënës së tij, pasi sipas tij kjo do të ndodhte një ditë.

"Nuk pendohem. Kjo do te ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllanë", ka thënë ai në polici.

Gjatë kohës së arrestimit por dhe dhënies së deklaratës në policia autori ka qenë i qetë. Gjithashtu raportohet se ai ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit, dëmtim që mendohet ta ketë marrë gjatë konfliktit kur masakroi me thikë nënën e tij.

Ora 21:38
Detaje nga ngjarja horror/ Zbardhet foto e autorit, iu drejtohet policëve gjatë arrestimit: Mos u afroni se gjaku është me magji

1596742655_Sequence01.01175709.Still012.jpg

Autori Olsi Çekiçi

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre në Pogradec. Report Tv siguron foton e 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, autori i masakrimit të nënës së tij, ndërsa thikën me të cilën e vrau e mbante ende në dorë në momentin kur policia hyri në banesë.

44-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, madje ai ka pranuar edhe autorësinë e kryerjes së këtij akti të rëndë. Në momentin e arrestimi ai u është drejtuar policëve që të mos bëheshin pis me gjak pasi ishte me magji.

Ora 20:54
Vrasja makabre, fqinjët: Kishim frikë të dilnim, ajo thërriste për ndihmë, doktori që e la të lirë nga psikiatria të arrestohet

Vrasja makabre në Pogradec ka tronditur edhe komshinjtë e familjes Çekiçi, të cilët shprehen shumë të prekur duke e treguar viktimën një zonjë "shpirt njeriu". Ata fajësojnë shtetin për këtë ngjarje që liruan nga psikiatria autorin dhe e lanë të lirë.

"Kjo ngjarje na ka tronditur shumë, një nënë që ishte shpirt njeriu, nuk e di se si u bë kjo punë, kishte vajtur në polici, në çmendinën në Elbasan, por e kanë liruar. Thonë që përdorte lëndë narkotike. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derën jashtë në rrugë, e panë njerëz të tjerë. Thonë që thërriste ndihmë ndihmë. Duhet të punonte shteti, se është marrë 3-4 herë, çfarë doktori është ai që e lëshon, duhet arrestuar në vend doktori. Kishim frikë të dilnim, ndërronim rrugën se ishte i lojtur fliste me veten", tha një prej banorëve.

Ora 20:31
44-vjeçari që masakroi nënën i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë, vuante dënimin në burgun e Zaharisë

Autori me probleme mendore që masakroi me thikë nënë e tij pasditen e sotme është person me precedent penal, pasi ka qenë më parë i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë. Ai gjithashtu ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë. Sipas burimeve për Report Tv, Olsi Çekiçi ka qenë i martuar më parë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lomi: 07/08/2020 08:19

    E more hashash, se i more ne qaf njerezit, ky duket qe eshte i djegur si garrilla i vlores.

    Përgjigju
  • Lajme Horror: 07/08/2020 00:44

    Jo kaq detaje mo se do i cmendni dhe ata qe jane ne rregull ...e kishte varur koken te dera..TRILLER

    Përgjigju
    • A...Zh: 07/08/2020 08:10

      Plotesisht dakord me ty.

  • Resuli: 07/08/2020 00:35

    Shiko se mos mbante ndonje kuran ne shtepi!!!

    Përgjigju
  • vera: 07/08/2020 00:04

    KY do rrjepur i gjalle,,,po si e vret nenen mor kriminel qe te ka bere koken......

    Përgjigju
  • Ilir: 06/08/2020 23:31

    Si ka mundesi qe publikoni keto lajme te tmerrshme.... NUK FITOHET AUDIENCA ME TE TILLA LAJME!!! SA TURP E NEVERI! BEHUNI PROFESIONAL!

    Përgjigju
  • Mirditor: 06/08/2020 22:03

    Pse nuk shkoj ne Tirane me vra 1 Serb apo 1 grek por vrau nanen e vet. As kafsha nuk i ban kto veprime asht nana njeriu ma i shtrejt në botë

    Përgjigju
    • Mic Sokoli: 07/08/2020 12:16

      Po mirë o sokol,,, ne duhet t'i duam ata ,,, ata na duan neve,,, e kam fjalën për serbët e grekët ??

    • Sokol: 07/08/2020 09:19

      Ti qenke me I rrezikshem se ky qe vrau nenen e vet. Doktori urgjentish per ty mirditor. Dhe mos perdor kete emer se mirditoret jane njerez me bese dhe duan njeriun qofte grek, serb, roma amerikan. Kujdesu per shendetin tend mik.

    • Mirditor: 07/08/2020 05:49

      Çudi ka grekë që shkruajnë shqip? Nuk është shumë e vështirë të tregoj përse,,,e kupton vetë.

    • Greku: 06/08/2020 23:30

      Pse te vrase grek e jo 1 mirditor?

  • Bylisi: 06/08/2020 21:47

    Duket si taleban nga Afganistani vertet eshte nga pogradeci??

    Përgjigju
    • Per t'ju pergjigjur pyetjes: 07/08/2020 06:06

      Qfare rëndësi ka,,,, Sigurisht që është nga pogradeci.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?