Vrasja makabre në Pogradec ka tronditur edhe komshinjtë e familjes Çekiçi, të cilët shprehen shumë të prekur duke e treguar viktimën një zonjë "shpirt njeriu". Ata fajësojnë shtetin për këtë ngjarje që liruan nga psikiatria autorin dhe e lanë të lirë.
"Kjo ngjarje na ka tronditur shumë, një nënë që ishte shpirt njeriu, nuk e di se si u bë kjo punë, kishte vajtur në polici, në çmendinën në Elbasan, por e kanë liruar. Thonë që përdorte lëndë narkotike. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derën jashtë në rrugë, e panë njerëz të tjerë. Thonë që thërriste ndihmë ndihmë. Duhet të punonte shteti, se është marrë 3-4 herë, çfarë doktori është ai që e lëshon, duhet arrestuar në vend doktori. Kishim frikë të dilnim, ndërronim rrugën se ishte i lojtur fliste me veten", tha një prej banorëve.
Lajmi kryesor:
Ngjarje e rëndë në Buçimas! 44-vjeçari me probleme mendore i pret kokën nënës! Autori me precedent penal: Nuk pendohem, gjaku i saj ishte me magji
//ReportTv.al