DURRËS- 45.5 kg kokainë u kap mbrëmjen e së mërkurës në kontejnerin me mish pule në Portin e Durrësit, ndërsa këtë të enjte në pranga kanë rënë 30-vjeçari nga Prishtina Arben Ferizi, administrator i kompanisë 'Apetit Group' dhe Egert Vargu agjent doganor dhe njëherësh anëtar i këshillit bashkiak në Tiranë, i zgjedhur nga Partia Socialiste.
Report Tv ka siguruar foton e kontejnerit që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të kompanisë 'Apetit Group' me qendër në Kosovë dhe filial në Maqedoninë e Veriut. Konteineri ka lëvizur tranzit në disa porte ndërkombëtare, nga Brazili në Marok, në Hamburg të Gjermanisë në portin e Pireut në Greqi për të mbërritur më 20 Maj në Portin e Durrësit. Kontejneri ka qëndruar për përpunim në terminal deri më 15 qershor ku u zbulua në skaner lënda narkotike e ndarë në 40 pako dhe kamufluar me stampime të personazheve të filmave vizatimore ‘Goku’ dhe ‘Buda’.
Para hetuesve, Veizi ka mohuar se ka lidhjen me trafikun e drogës. Ndërsa ai rezulton anëtar i këshillit bashkiak të njësisë tetë në tiranë.
‘Nuk kemi lidhje me drogën. Kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet i bëjmë online. Porosisim online dhe nuk kemi nga ta dimë se çfarë ka në konteiner. Kompani ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është shumë e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës’.- ka deklaruar ai.
Po ashtu edhe agjenti doganor, Egert Vargu është shprehur ka kryer vetëm procedurat e zhdoganimit, pa pasur dijeni për 45.5 kg kokainë fshehur mes ngarkesës me mish pule.
Kjo është sasia e dytë e cila është kapur brenda një kohe të shkurtër, brenda pak javësh në Portin e Durrësit. Vetëm pak javë më parë, u kap një tjetër sasi kokaine në një anije me qymyr e cila vinte nga Kolumbia. Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe bëhej fjalë për 59 kg. Të arrestuar nuk pati asnjë.
Ergert Vargu
Egert Vargu, i arrestuar si agjent doganor i kompanisë ‘Apetit Group’, në konteinerin e se cilës u gjet 45.5 kg kokainë, është anëtarë i Këshillit Bashkiak në Tiranë në njësinë numër 8 me Partinë Socialiste. Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita ka braktisur këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë.
Para hetuesve ka deklaruar se është agjent i pavarura doganor dhe se punon bashkë me gruan. Sipas tij ka bërë veprimet doganore për kompaninë dhe s’ka asnjë njohje dhe as lidhje. Pas arrestimit dhe procedimit penal ndaj tij, i pezullohen funksionet publike.
Report Tv ka zbardhur dëshminë e administratorit të kompanisë ‘Apetit Group’, Arben Veizit, i i cili ka mohuar se ka lidhje me kokainën që u gjet brenda konteinerit me mish pule.
‘Nuk kemi lidhje me drogën. Kompani ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet neve i bëjmë online. Porosisim onlin dhe nuk kemi nga ta dimë se çfarë ka në konteiner. Kompani ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është shumë e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje, nuk kam dijeni për praninë e lëndës narkotike në konteiner.’- tha ai.
Po ashtu edhe agjenti doganor Egert Vrapi, ka mohuar se ka dijeni për dorgën.
‘Skam asnjë lidhje me këtë punë. Puna ime ishte të bëj procedura zhdoganimi. Unë nuk i kontrolloj konteinerët. Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin’- tha ai.
Report Tv ka siguruar foto të konteinerit me mish pule, brenda së cilës u gjetën 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit. Në kuadër të operacionit ‘Tranzit’ policia e Durrësit, gjeti drogë në të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, filial i kompanisë 'Apetit Group' me qendër në Prishtinë.
‘Apetit Group’ me qendër në Kosovë, është kompania e cila kishte porositur mishin e pulës nga Brazili, por që brenda konteinerit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 54.5 kg kokainë në Portin e Durrësit. Policia ka vënë në pranga administratorin e kompanisë Aben Ferizin dhe agjentin e saj doganor Egert Vrapin.
Akoma me kapje komunistash. Gjithe bota ben dorezim te kontrolluar dhe kap 10-20 veta. Ktu kapin kte te shkretin agjent doganor, merr 3000 leke per cdo praktike doganore. As nuk merret me porosine, as nuk e di se kur do vije dhe cfare do vije, thjeshte paraqet dokumentat ne dogane. Turp per policine, turp per shtetin. Nuk do jete e larget dita qe do boshatiset ky vend.
PërgjigjuCesht ky mish qe porositet online?Cesht ky lloj mishi qe lejon shteti dhe e zhdoganon?Si mund te kontrollohet cilesia online?Online jane te gjitha matrapazlleqet.Ca mishi hakemi keshtu,sorra?
PërgjigjuO AKU jane pula te porositura nga nje firme Kosovare per Kosoven,perdore pak trurin mos e mbaj me leje ????????????????