ELBASAN- Një situatë e ngjashme me atë që ndodhi me Lefter Zhidrun, është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar 12 herë me kallashnikov drejt policisë, më pas është arratisur në pyll, duke refuzuar çdo negociatë për t'u dorëzuar prej më shumë se 4 orësh.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson nga burime zyrtare se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selte të qytetit të Elbasanit kur policia ka shkuar për kontroll banese, me vendim Gjykate në banesën Kavajës, pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit dispononte armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.
Në momentin që policia ka mbërritur në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t'i shpëtuar uniformave blu ai ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar seriozisht jetën. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk është raportuar për të lënduar.
Policia është vënë në ndjekje të 45 vjeçarit dhe ka indetifikuar vendndodhjen e tij, duke e rrethuar me forca të shumta policie. Por ka më shumë se një orë që ai as nuk qëllon dhe as nuk përgjigjet ndaj policisë. Mundësia më e madhe është se ka vrarë veten. 45 vjeçari banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtepi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Report Tv ka shkuar pranë vendit ku është fshehur 45 vjeçari Josif Kavaja, pasi ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve të policisë pasi këta të fundit kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e tij sepse ishte denoncuar nga fqinjët.
Prej më shumë se 1 ore 45 vjeçari nuk u është përgjigjur policëve duke gjuajtur dhe nuk dihet në çfarë gjendjeje është. Terreni për të shkuar pranë vendit ku është fshehur 45 vjeçari është shumë i vështirë.
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur sot në Elbasan, ku 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar me armë në drejtim të policisë dhe më pas është arratisur në pyll.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bën me dije se Kavaja ka qëlluar 12 herë në drejtim të policisë me kallashnikov.
Pardje fqinjët e kanë denoncuar 45 vjeçarin, ndërsa prokuroria ka vendosur që t'i shkojë për kontroll shtëpi.
Kavaja ka qenë në lokal kur ka parë policët që po shkonin për kontroll dhe ka hyrë në shtëpi ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar drejt tyre.
Më pas ai është arratisur në pyll dhe policia e ka lokalizuar vendndodhjen. Por ka një orë e ca që as nuk qëllon dhe as nuk përgjigjet ndaj policisë. Mundësia më e madhe është se ka vrarë veten.
Kavaja është beqar, i pamartuar asnjëherë dhe nga Elbasani deri te shtëpia e tij, është afër 2 orë e 40 minuta.
Pas 4 orësh në arrati pasi qëlloi me armë drejt policisë dhe iku në pyll, 45-vjeçari Josif Kavaja ende nuk është kapur nga policia.
Ai refuzon të negociojë dhe të dorëzohet, ndërsa policia ka rrethuar zonën.
Josif Kavaja sot është i dyti brenda 3 muajve që detyron forcat RENEA të shkojnë drejt Elbasanit për të vënë në kontroll një person që qëllon drejt policisë.
Të shtënat e armës automatik të Lefter Zhidrut mesditën e 24 shtatorit 2020 në Elbasan, shqetësuan banorët e lagjes dhe personat që ndodheshin atyre pranë.
Ai qëlloi në drejtim të forcave të policisë dhe rreth 60 minuta pas të shtënave zbarkoi menjëherë reparti RENEA, i cili i armatosur dhe me mburojat speciale morën pozicionet e vëzhgimit.
RENEA-s i kërkoi Zhidrut të dorëzohej por a por ai u përgjigj me heshtje. Kur ora shënonte 17:45 minuta RENEA u ngjit në derën e banesës ku prej mëngjesit 71-vjeçari Zhidru ishte kthyer në tmerrin e pallatit. Por 4 trupat speciale të RENEA-s ranë në breshërinë e automatikut plumbat e të cilit u bllokuan nga mburoja anti-plumb.
Në këtë moment u dha urdhri që të hidhej tymuesi për të neutralizuar Zhidrun, por ai u bë sërish agresiv duke qëlluar me armë. Ekzekutimi i Lefter Zhidrut u shënua pas 5 orësh nga snajperi RENEA-s i cili nga tarraca e pallatit mori komandën për të netralizuar personin që qëllonte ndaj kolegëve të tij duke i rrezikuar jetën.
71-vjeçari qëlloi gjithsej me 56 plumba kallashnikovi! Në banesë kishte 15 kallëpe tritoli.
Josif Kavaja 45-vjeçari i armatosur që terrorizoi banorët në Elbasan është mbyllur në shtëpi dhe ka fikur dritat.
Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta thonë se policia ka nisur negociatat me të por ai nuk pranon të dorëzohet.
Duke qenë se Kavaja ka fikur dritat e shtëpisë, ndërhyrja nga ana e policisë bëhet më e komplikuar.
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e Elbasan.
"Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t'i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjosha mëson se 45-vjeçari Josif Kavaja i ka shpëtuar policisë dhe ka ikur në pyll duke u fshehur.
Report Tv mëson se 45-vjeçari i cili ka qëlluar me armë në drejtim të policisë është Josif Kavaja, 45-vjeç, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ai u denoncua nga qytetarët pasi po qëllonte me armë në ajër dhe pas mbërritjes së policisë, ka qëlluar edhe në drejtim të tyre.
Skizofrenia asht sëmundja e post Socializmit
PërgjigjuJan problem ortodoksit vetem luft kerkojn edhe vrasje,fati i keq i shqiperis ..po te ishim vetem mysliman do kishte ber ekonomi te fort shqiperia,do na kishte zili gjith bota..po cti besh fati i keq i joni..!
PërgjigjuO na hengesh k...rin me gjithe muslimane
Shko mer trap anej me gjith islamin tat
O pallosh, u q*fsh dhe ca ke ti, qe do beje pasuri ti me fene tende. Rrot k*ri idiot njeri
Ik more ekstremist idiot. Me cfare do kishe bere ekonomi te forte ti me poturet pis dhe me ahengje si jevgjit? Sikur ka disa banda te fuqishme Elbasani more islamist torollak. Te cfare besimi jane o trushplare? 500 vjet turqia dhe 300 vite pas do mbetemi me njerez te semure si ty.
KY ESHTE rasti i dyte,,po i coni njerezit ne deshperim,,,merrni masa menjehere ne elbasan e kudo,,,,investoni dhe hapni vende pune ne elbasan e kudo,,,ndryshe do krijoni kushte per rebelim dhe kryengritje ndaj qeverise...
PërgjigjuPo pse te kallashi gjendet deshperimi
Josif Kavaja nga Elbasani..ajde mixim ajde
Përgjigju