Terrori me të shtëna, rasti i dytë brenda 3 muajve në Elbasan/ Çfarë ndodhi 24 shtatorin e kaluar në Elbasan dhe si u eliminua Lefter Zhidru pasi qëlloi mbi RENEA-n

24 Dhjetor 2020, 18:10| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 18:17

  • Share

1603394451_lefterzhidru.jpg

Josif Kavaja sot është i dyti brenda 3 muajve që detyron forcat RENEA të shkojnë drejt Elbasanit për të vënë në kontroll një person që qëllon drejt policisë.

Të shtënat e armës automatik të Lefter Zhidrut mesditën e 24 shtatorit 2020 në Elbasan, shqetësuan banorët e lagjes dhe personat që ndodheshin atyre pranë.

Ai qëlloi në drejtim të forcave të policisë dhe rreth 60 minuta pas të shtënave zbarkoi menjëherë reparti RENEA, i cili i armatosur dhe me mburojat speciale morën pozicionet e vëzhgimit.

RENEA-s i kërkoi Zhidrut të dorëzohej por a por ai u përgjigj me heshtje. Kur ora shënonte 17:45 minuta RENEA u ngjit në derën e banesës ku prej mëngjesit 71-vjeçari Zhidru ishte kthyer në tmerrin e pallatit. Por 4 trupat speciale të RENEA-s ranë në breshërinë e automatikut plumbat e të cilit u bllokuan nga mburoja anti-plumb.

Në këtë moment u dha urdhri që të hidhej tymuesi për të neutralizuar Zhidrun, por ai u bë sërish agresiv duke qëlluar me armë. Ekzekutimi i Lefter Zhidrut u shënua pas 5 orësh nga snajperi RENEA-s i cili nga tarraca e pallatit mori komandën për të netralizuar personin që qëllonte ndaj kolegëve të tij duke i rrezikuar jetën.

71-vjeçari qëlloi gjithsej me 56 plumba kallashnikovi! Në banesë kishte 15 kallëpe tritoli. 


Lajmi kryesor:

45-vjeçari në Elbasan terrorizon banorët dhe qëllon 12 herë drejt efektivëve! Arratiset në pyll, policia e rrethon por prej 1 ore s'përgjigjet! Dyshohet se ka vrarë veten


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?