Gjykata e Shkallës së parë në Durrës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekaj, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në konteinerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.
Ka qenë gjyqtari Rexhep Bekteshi ai që ka vendosur ‘arrest me burg’ për Çekajn. Prokurorja Enkeleda Xhengo e akuzoi Çekajn për trafik ndërkombëtar droge. Në mbrojtje të Çekajt ishin avokatët Maksim Haxhiaj dhe Neshat Fana. Ata kanë mohuar akuzën ndaj Çekajt. Ata thonë se klienti i tyre nuk ka kurrfarë lidhje me drogën e kapur në port.
Lajmi kryesor:
49 kg kokainë në konteinerin me banane/ Lihet në burg Selim Çekaj, avokati: Përgjegjësinë për ngarkesën e ka kompania në Ekuador! Arbër Çekaj: Po na trajtoni si kulak!
M.Q./ReportTv.al