Teksa në Kuvend po diskutohej për projektligjet për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve, deputeti Erion Braçe i vlerësoi si ligje të mira dhe të domosdoshme për t’u zbatuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se ligjet janë përafruar me dispozitat e BE-së dhe se kjo e fundit është shprehur me vlerësime pozitive.
"Për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve janë ligje të mira dhe të domosdoshme për t’u zbatuar. Definicioni që jepen në ligje janë të përafruara me BE, vlerësimi prej tyre ka ardhur pozitivisht dhe presim miratimin e kuvendit.", u shpreh Braçe.
Më pas, ai ngriti shqetësimin se si tokat në periferi të Tiranës nuk po përdoren për bujqësi por për ndërtime. Solli edhe një rast të ndodhur sot, ku sipas tij 5 bujq janë paraqitur në policinë e Tiranës për mbjelljet që kanë bërë në tokat pranë lumit në Imsht me kërkesë të një oficeri gjyqësor të identifikuar si Erjon Mjeshtri.
Ai i adreson një pyetje edhe ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha se çfarë punë ka policia që të merret me bujqit, të cilat nuk kanë bërë asgjë thjesht kanë mbjellë në tokë, kur në fakt, do të duhet të merret me mënyrën se si po tentohet që të vidhet padrejtësisht një tokë që sipas ligjit i takon shtetit.
“Nuk është ministri i brendshëm këtu, ore çpunë kanë policët të thërrasin bujq që merren me mbjellje shalqiri dhe pjepri. Ca i bëjnë tokës bujqit që mbjellin shalqi dhe pjepër. Sot 5 bujqsh nga Imsht, dy prej tyre gra, duhet të paraqiteshin në drejtorinë e policisë së shtetit se i kërkonte një OPGJ me emrin tim, por mjeshtër në mbiemër, Erjon Mjeshtri. Për ça i thërret këta ca bëjnë këta, mbjellin shalqi e pjepër në sezon në tokën e lumit në Imsht. Ç’punë ka policia? Atje në Imsht ka ndodhur një fenomen që ka ndodhur disa herë. E kam ngritur si shqetësim. Pas zgjedhjeve është riaktivizuar po prapë. Ka marrëq mbi kurriz policia e shtetit të merret me këtë. Sipas ligjit për menaxhimin e burimeve ujore, pronësia i takon shtetit. Toka ku mbjellin është tokë e lumit, toka që i takon shtetit.
Ua marrin bujqëve, shtetit për të bërë panele fotovoltaike. Ku hyn policia e shtetit këtu? Policia duhet të ishte e angazhuar për të kuptuar se si në kundërshtim me këtë ligj, organet e kthimit të komisionit të pronës, më pas zyrat e Kadastrës, kanë regjistruar tokë të shtetit në emër të një ish pronari atje dhe fusë në hall edhe ca të tjerë që e blejnë. Pra në vend që të merret se mënyrën e korruptuar se si shtetit i merret toka, shkon dhe merret me bujqit që e mbjellin me shalqi e pjepër dhe e kanë mbrojtur deri tani. E përsëris pyetjen për ministrin e brendshëm? Pse policia e shtetit bën përmbaruesin privat për një tokë që është e patjetërsueshme në emër të shtetit.”, u shpreh Braçe.
Ai replikoi dhe me demokratin Tritan Shehu, i cili ngriti problematikën se po shiten fostoksina dhe preparate të tjera të rrezikshme hapur. Braçe tha se institucionet ligjzbatuese duhet të veprojnë.
"Tregu çam në zemër të Tiranës nuk duhet të shesë produkte me mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve është treg mallarash si çdo treg por që e ka të ndaluar shitjen e saj, a duhet të veprojnë po. Ama që vjen nga shkelja e protokolleve. A duhet të veprojnë institucionet ligjzbatuese të shteti, po nga A te ZH. Po janë përgjegjëse sepse nuk është vetëm fotoksina, por edhe preparate të tjera që shiten jashtë listës së preparateve që përdoren për mbrojtjen e bimëve. I shesin nën tavolinë, nën dorë apo në farmaci. Duhet të vepronë institucioneve ligjzbatuese kundër fenomeneve që vazhdojnë dëmtojnë tokën, bimën e shëndetin e njerëzve.”, u shpreh Braçe.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend/ Berisha: 11 maji u damkos! Koçi: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira! 'Rikthehet' Rama, opozita braktis sallën
Xh.D/I.M/ReportTv.al
