Politikë

Debate në Kuvend/ Berisha: 11 maji u damkos! Koçi: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira! 'Rikthehet' Rama, opozita braktis sallën

26 Qershor, 12:25| Përditesimi: 26 Qershor, 19:20

  • Share

Me të njëjtën gjuhë, si nga selia e PD, para ndërkombëtarëve apo si në çdo seancë parlamentare, edhe këtë të enjte Sali Berisha foli për krimin që sipas tij vodhi zgjedhjet. Deputeti Petro Koçi i tha se është i fundit që mund të flasë për zgjedhje të lira e të ndershme.

"Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu. Pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.... Petro, kush të nxori ty nga parlamenti?", tha Berisha. 

"Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Je kampion i vjedhjeve dhe grushtit të shtetit të 1996. A e mban mend, ca i ke bërë kryetarit të PS në Librazhd dhe kryetarit të PS në Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat e tyre elektorale.”, iu drejtua Koçi.

Në vrullin e akuzave kreu i Partisë Demokratike bëri edhe një tjetër ndaj Altin Dumanit të SPAK dhe ministrit të Brendshëm Hoxha, për të cilin tha se urdhëroi arrestimin e deputetit të tij Qani Xhafa në mars 2023 kur Hoxha në fakt ministër u bë vetëm në shtator 2024.

“Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo. Dëgjojeni miq, të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool”, tha Berisha. 

Akuzave për zgjedhjet, socialistët ia kthyen duke i kujtuar dështimet me provimin e asaj që e pretendon si farsë zgjedhore, në fund rinumërimin.

"Duhet të shfrytëzojmë përmes diskutimit dhe debatit të shëndetshëm konstruktiv parlamentar dhe jo përmes akuzave dhe baltosjes, të cilat nuk kanë lënë asnjë gjë tjetër as se u hapën të gjithë në dritën e diellit, para Kolegjit Zgjedhor, para KQZ dhe çfarë ka mbetur pas, vetëm zhurma, zulmi i humbjes së madhe që nuk po arrini dot ta përballoni dhe vazhdoni të njollosni Shqipërinë pa iu dridhur fare qerpiku.", tha Gogu.

"Rinumërimi po bëhet, po harxhohen para, deri tani 200 milionë lekë e kusur, edhe pse më duhet ta them se kjo është diçka e mirë. Kur të ngremë komisionin e ri të reformës të adresojmë qartë rekomandimet e ndërkombëtare, t’i depolitizojmë komisionet. Fakti që kjo pjesa këtu s’ka më besim te numëruesit e vet por te komisioneri për zgjedhjet, është një hap i rëndësishëm që duhet përshëndetur. Si ka mundësi që ndodh e njëjta gjë, edhe në 2017-n, edhe në 2021, edhe në 2025-n Ju për ne jeni fat i madh, por për Shqipërinë jeni fat i zi", tha Balla. 

Pas debateve për 11 majin, opozita u largua nga salla duke braktisur edhe votimin. I vetmi opozitar që mbeti në seancë ishte deputeti demokrat Dash Sula, ndërsa në Kuvend u rikthye edhe kryeministri Edi Rama, pas një periudhe të gjatë mungese. 

Në fillim të seancës deputetët demokratë akuzuan kryeparlamentaren Spiropali se po shkel kushtetutën me shtyrjen për në shtator të raportimit të institucioneve të pavarura

Ora 17:36
Socialistët votojnë ligjet të vetëm! Miratohen ndryshimet në ligjin për sportin, Sula, Braçe, Koçi e deputetja e PSD abstenojnë

Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula, ndërkohë që votën pro e ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq në seancë momentet e fundit të seancës plenare.

Socialsitët votuan ligjet të vetëm, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim. Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dash Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD.

Votimet në Kuvend
Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”-74 pro, 1 abstenim
Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
Projektligji “Për shëndetin e bimëve”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, - 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.-71 pro, 1 abstenim, 0 kundër
Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”. 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër
Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Ora 17:01
Saimir Korreshi ironizon në Kuvend: Lushnjes i ikën qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar me ironi situatën paszgjedhore në Lushnje. Ai kritikoi dhe kaosin në administratë lokale, duke thënë se në Lushnje janë larguar me dhjetëra drejtorë.

“Jam mësuar që në Kuvend flas për hallet e popullit dhe fshatit por kësaj radhe vi për hallet e patronazhistëve. Gjendja civile ka sërish punë, 1200 të ardhur nga Tirana në Lushnje e do i kthejë sërish në Tiranë. Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat.

Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki, dritat nuk do të lidheshin me urgjencë, koshat e plehrave janë mullar si para lufte, koshat do vijnë sërish aromë pordhë të plevitosur, Lushnjen e mori malli për zgjedhjet. Vendet e punës u shitën, lozin me bukëne kalamajve.

Kur mendoj arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët por edhe deputetët, them shyqyr që nuk e kam babën, se tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba", tha Korreshi.

Ora 16:25
Opozita ‘braktis’ Kuvendin, Rama rikthehet pas një kohë të gjatë mungese (VIDEO)

 

Punimet e Kuvendit vijojnë pas debateve të paradites mes mazhorancës dhe opozitës. Ajo që ka rënë në sy është se në Kuvend ka mbërritur dhe Kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë ishte në punimet dy ditore të Samitit të NATO-s. Pas një kohë të gjatë mungese, Rama ka zgjedhur të jetë prezentë në senancë. 

Siç shihet, demokratët nuk kanë interes të ndjekin diskutimet, përveç deputetit Dashnor Sula. 

Gjatë mungesës së tyre po diskutohej në rend dite projektligji për ‘Rikuperimin e aseteve’.

Ora 14:19
‘5 bujq u thirrën në polici se mbollën shalqi e pjepër’, Braçe: Ç’punë ka policia me ta? Duhet të merret se si po tjetërsohet toka e shtetit

 

Teksa në Kuvend po diskutohej për projektligjet për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve, deputeti Erion Braçe i vlerësoi si ligje të mira dhe të domosdoshme për t’u zbatuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se ligjet janë përafruar me dispozitat e BE-së dhe se kjo e fundit është shprehur me vlerësime pozitive.

"Për mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve janë ligje të mira dhe të domosdoshme për t’u zbatuar. Definicioni që jepen në ligje janë të përafruara me BE, vlerësimi prej tyre ka ardhur pozitivisht dhe presim miratimin e kuvendit.", u shpreh Braçe. 

Më pas, ai ngriti shqetësimin se si tokat në periferi të Tiranës nuk po përdoren për bujqësi por për ndërtime. Solli edhe një rast të ndodhur sot, ku sipas tij 5 bujq janë paraqitur në policinë e Tiranës për mbjelljet që kanë bërë në tokat pranë lumit në Imsht me kërkesë të një oficeri gjyqësor të identifikuar si Erjon Mjeshtri. 

Ai i adreson një pyetje edhe ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha se çfarë punë ka policia që të merret me bujqit, të cilat nuk kanë bërë asgjë thjesht kanë mbjellë në tokë, kur në fakt, do të duhet të merret me mënyrën se si po tentohet që të vidhet padrejtësisht një tokë që sipas ligjit i takon shtetit. 

“Nuk është ministri i brendshëm këtu, ore çpunë kanë policët të thërrasin bujq që merren me mbjellje shalqiri dhe pjepri. Ca i bëjnë tokës bujqit që mbjellin shalqi dhe pjepër. Sot 5 bujqsh nga Imsht, dy prej tyre gra, duhet të paraqiteshin në drejtorinë e policisë së shtetit se i kërkonte një OPGJ me emrin tim, por mjeshtër në mbiemër, Erjon Mjeshtri. Për ça i thërret këta ca bëjnë këta, mbjellin shalqi e pjepër në sezon në tokën e lumit në Imsht. Ç’punë ka policia? Atje në Imsht ka ndodhur një fenomen që ka ndodhur disa herë. E kam ngritur si shqetësim. Pas zgjedhjeve është riaktivizuar po prapë. Ka marrëq mbi kurriz policia e shtetit të merret me këtë. Sipas ligjit për menaxhimin e burimeve ujore, pronësia i takon shtetit. Toka ku mbjellin është tokë e lumit, toka që i takon shtetit.

Ua marrin bujqëve, shtetit për të bërë panele fotovoltaike. Ku hyn policia e shtetit këtu? Policia duhet të ishte e angazhuar për të kuptuar se si në kundërshtim me këtë ligj, organet e kthimit të komisionit të pronës, më pas zyrat e Kadastrës, kanë regjistruar tokë të shtetit në emër të një ish pronari atje dhe fusë në hall edhe ca të tjerë që e blejnë. Pra në vend që të merret se mënyrën e korruptuar se si shtetit i  merret toka, shkon dhe merret me bujqit që e mbjellin me shalqi e pjepër dhe e kanë mbrojtur deri tani. E përsëris pyetjen për ministrin e brendshëm? Pse policia e shtetit bën përmbaruesin privat për një tokë që është e patjetërsueshme në emër të shtetit.”, u shpreh Braçe. 

Ai replikoi dhe me demokratin Tritan Shehu, i cili ngriti problematikën se po shiten fostoksina dhe preparate të tjera të rrezikshme hapur. Braçe tha se institucionet ligjzbatuese duhet të veprojnë.

"Tregu çam në zemër të Tiranës nuk duhet të shesë produkte me mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve është treg mallarash si çdo treg por që e ka të ndaluar shitjen e saj, a duhet të veprojnë po. Ama që vjen nga shkelja e protokolleve. A duhet të veprojnë institucionet ligjzbatuese të shteti, po nga A te ZH. Po janë përgjegjëse sepse nuk është vetëm fotoksina, por edhe preparate të tjera që shiten jashtë listës së preparateve që përdoren për mbrojtjen e bimëve. I shesin nën tavolinë, nën dorë apo në farmaci. Duhet të vepronë institucioneve ligjzbatuese kundër fenomeneve që vazhdojnë dëmtojnë tokën, bimën e shëndetin e njerëzve.”, u shpreh Braçe.

Ora 12:30
'Taulant Zarfi, sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste', Zhupa: Të gjithë e dinë se këtu nuk ka zgjedhje të ndershme

 

Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës.

Zhupa tha se vijnë nga raportimi në Strasburg dhe sipas saj të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj në fakt ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.

"Pika themelore janë informacione dhe siguri. Kur diskuton këtu zoti Taulant Zarfi. Sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste. Sa ke fabrikuar ju nuk ka rekord në Shqipëri dhe botë. Të flisni ju për informacione dhe siguri është të vësh duart në kokë. Me listat e emigrantëve është përdorur nga funksionarë të PS për të dërguar mesazhe të personalizuar.

Është fakt, mjafton të shikoni si një ish ministre e Jashtme merr votat e diasporës nga aksesi në ambasada nga lista që janë bërë. Marrja e të dhënave personale ka qenë publike se si rodhën dhe si përdorët në fushatë çdo të dhënë personale të individëve për patronazhimin e votuesit.

Ndërkohë që në vend të në shkrimit të votave të diasporës me firmë, emrin sipas kontratës, PD ka provat e sakta të cilat tregojnë se këto nënshkrime mungojnë. Ne vijmë nga raportimi në Strasburg. Të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.

Informacioni që morën qytetarët shqiptarë ishte një informacion i privuar nga e vërteta. I ndikuar nga paratë e dhëna nga qeveria, përmes reklamave të monopolizuara. Sipas raportit vendosët duke shkelur kushtetutën duke mbyllur tiktok, morët vendim që do e mbyllnit për 1 vit, sot është hapur. Beteja ishte për të monopolizuar informacionin", tha Zhupa.

Ora 12:11
'Hoqe Dash Sulën për Metën', Berisha i përgjigjet Ballës: Je ministri i Suel Çelës, të mbron Altin Troplini

 

Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Ballës, ku ministri i tha se prej vitesh në politikë ai ka pasur qasje djallëzore ndaj shqiptarëve dhe pikërisht ata që i ka akuzuar i ka bërë më pas kandidat për deputet.

Berisha tha se ministri Balla ka porositur vrasje dhe se e mbron Altin Dumani, kreu i SPAK.

Berisha: Personi që foli këtu është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, për trafiqet e prostitucionit përfunduar tek droga, është njëri i akuzuar me dokumenta zyrtare në sallë gjyqe se ka porositur vrasje. Kanë ndjekur me regjistrim ato që faktonin se personin si një porositës për vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu. Ministër i bandës së Suel Çelës dhe të mbron Altin Troplini.

Ora 11:27
VIDEO/ ‘Horrat e tu dhunuan kryetarin e PS në ’96-ën’, Balla-Berishës: Ngrije kokën! Metën e akuzoje për vrasje e vjedhje, tani e vure në listë për kandidat

Nga Kuvendi, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla hodhi akuza ndaj Sali Berishës teksa i kujtoi deklaratat e tij ndaj Ilir Metës ndërsa tani e vendosi kandidat në zgjedhjet e 11 majit. 

Balla përmendi se Berisha e akuzuar Metën për vrasje dhe vjedhjen e floririt, ndërkohë që tani, për t’i siguruar një vend në listën e kandidatëve të Tiranës, iu desh të hiqte Dash Sulën.

“Ky je ti dhe prej atij momenti ndoqe këtë strategji, bëj pis kundërshtarin, për narkotrafik dhe vrasje. E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu. Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde. Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën. U turre këtu kundër drejtësisë, e njëjta gjë...por ju nuk keni memorie. E mban ça i ke thënë Maks Haxhisë, e vure kryeprokuror të vendit, por nuk zbatoi urdhrat e tu iu turre me libër shtëpie. “, u shpreh Balla.

Balla përmendi gjithashtu se në vitin ’96, Berisha urdhëroi dhunimin e kryetarit të PS të asaj kohe në Librazhd. Ministri i kujtoi gjithashtu edhe akuzat që janë drejtuar ndaj tij se ka bashkëpunuar me Sllobodan Millosheviç që kreu masakër në Kosovë, për të cilin embargon e armëve. 

“Unë kam qenë në selinë e PS të Librazhdit në ’96 kur horrat e tu Sali erdhën dhe e morën kryetarin e PS, e zbritën nëpër shkallë dhe e rrahën në qendër të qytetit. Kështu trajtohej opozita dhe kam qenë gjimnazist në ’96, por ti turpin se njeh. Sa i përket të zezave që thua për vendin, e ke bërë prej ditës së parë. Kush e bën këtë, një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha të shkaktuara ndaj këtij vendi, që nga bashkëpunimi me Millosheviç për ta furnizuar makinerinë e tij luftarake me naftë. Kujtoj këtu një deklaratë të Thaçit, i cili tha se marrëveshja e Berisha-Millosheviç solli arkanin në Shqipëri dhe kompania Shqiponja e PD theu embargon.

Më pas përndoqe ushtarët e UÇK, ish komandantin Thaçi apo edhe akuza për ushtarit Ilir Konushevci. Më pas vjen dhe financier, ja ku e ke Tritanin e ke thënë me zë e figurë se unë dhe kryeministri Meksi i thanë Berishës se Sudja nuk çon paratë në bankë. Berisha na tha mos u shqetësoni, Sudja është në kontroll të plotë të SHIK, paratë në fund u zhdukën. Pastaj hapen depot ushtarake dhe më pas edhe deklarimi i dy pilotëve, të cilët në 3 mars 1997, kur ti po zgjidheshe president, kishte dhënë urdhër për të bombarduar jugun”, tha Balla.

Ora 11:09
Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, turp të kesh! Ke masakruar krerët e PS-së dhe burgose Fatos Nanon

Deputeti socialist, Peto Koçi i përgjigjet ashpër Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave të këtij të fundit se mazhoranca bashkëpunoi me krimin dhe mafien në zgjedhjet e 11 majit. Berisha i tha Koçit se nuk do të jetë më në Kuvend, pasi ia morën vendin krimi dhe mafia.

Por, ligjvënësi socialist i tha se ai është personi i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasë për zgjedhje të lira në këtë vend, pasi më parë ka rrahur komisionerët dhe krerët e PS-së, sakaq burgosi dhe kreun e kësaj partie Fatos Nanon për politikë.

"Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Je kampion i vjedhjeve dhe grushtit të shtetit të 1996. A e mban mend ca i ke bërë kryetarit të PS në Librazhd dhe kryetarit të PS në Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat e tyre elektorale. E mbani mend ca i keni bërë komisionerit të fierit, i keni rrahur dhe nxjerrë nga qendrat e votimit. Ke bërë të njëjtën gjë edhe më 20 tetor të atij viti në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia. Në sy të tyre, banda juaj qëlloi komsionerin e PS, Viktor Binaj, një trim mbi trimat. E qëlluat në sy të tyre, u ndalua votimi sepse ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatos Nanon për politikë, dakord dhe mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën valë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare e karteleve dhe bandave të drogës, turp të kesh", tha Petro Koçi. 

Ora 11:08
Gogu thumbon opozitën: Këtu jemi për të punuar, jo vajtuar humbjen! E vetmja vjedhje ishin Primaret! Berisha: U nxive nga raporti i Komisionit të PE

 

Deputeti socialist Toni Gogu thumboi opozitën se po vajton humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Gogu tha se e vetmja vjedhje është ajo e Primareve në PD, dhe se 200 mijë demokratë bojkotuan partinë në zgjedhje.

Kjo solli reagimin e Sali Berishës, i cili replikoi duke thënë se Gogu u ‘nxi’ në fytyrë nga raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Pjesë nga diskutimi:

Gogu: Ndërsa ne diskutojmë projekte konkrete që kemi sot, të marrin në konsideratë se jemi këtu për të punuar e votuar dhe jo për të vajtuar humbjen se shqiptarët e dinë se çfarë u ka ndodhur kolegëve tanë opozitarë. Ka ndodhur një vjedhje, e primareve në partinë e tyre dhe ndëhskimin më të madh e kanë marrë nga demokratët. Janë 200 mijë demokratë që mungojnë më mbështetjen tuaj ndërkohë që shqiptarë progresistëq që ui janë bashkuar PS vetëm janë shtuar. Sot që flasim vazhdojnë ardhjet e demokratëve që e duan integrimin për t’ju bashkuar forcës që po punon. Pra nuk është rruga e vajtimit të humbjes, së një force të caktuar politike, të një të ardhme të dikujt, pra është e ardhmja e shqiptarëve dhe e fëmijëve tanë në diskutim dhe dritarja e mundësisë që ne kemi, për këto dy vite nuk do të jetë atje gjithë kohën.

Berisha: Ky Biblën e lexon si Manifestin e Marksit. Ky njeri që flet këtu u nxi, u bë sterr në aulën e Komisionit të Jashtëm të PE për ato që u thanë qoftë në raport, disktuime të deputetëbe më kryesore për farsën elektorale në Shqipëri. U nxir dhe doli bashkë me atë tjetrin, me Etjen Xhafën, dolën të dy të nxirë dhe tani u thotë se kështu tha deputeti tjetër. Çfarë tha përfaqësuesi i grupit kryesor në atë fjalë, çfarë tha raporti. Tha se Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje të standarteve por farsë elektorale.  

Ora 11:05
Berisha-Koçit: Kartelet e drogës të nxorrën nga parlamenti! E di që do thuash jo, por po të ishe i tyre s’do dilje

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sali Berisha iu drejtua edhe deputetit Petro Koçi, i cili nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re pasi u tërhoq dhe nuk kandidoi për 11 maj. Berisha iu drejtua duke i thënë se nga parlamenti e nxorrën kartelet e drogës sepse nuk është pjesë e tyre.

“Petro kush të nxori ty nga parlamenti, kartelet të nxorën. E di që do të thuash jo, por ata të nxorën se po të kishe qenë i tyre nuk dilje ti. Ti do thuash atë që të kanë programuar, fol, nuk fol njëlloj flet.”, u shpreh ai.

Më pas, Berisha vijoi me akuzat e njëjta për vjedhje zgjedhjesh. “Këtë verë nuk festuat dot fitoren me farsë sepse në Bruksel, Strasburg dhe forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës.”, u shpreh Berisha.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 26/06/2025 15:32

    1992 dhe 2025 vetum debate kena pa. Pun ZEROOOOO Kjo ashte arsyja perse po ikun

    Përgjigju
  • Kasapi i derrave Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 26/06/2025 15:13

    Si ka mundēsi qē vazhdohet e mereni me qenin bastard hajdutin kriminel dordolecin Sali Bajga. Mjaft mor zot mos u merni mē me ktė wc publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?