Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sali Berisha iu drejtua edhe deputetit Petro Koçi, i cili nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re pasi u tërhoq dhe nuk kandidoi për 11 maj. Berisha iu drejtua duke i thënë se nga parlamenti e nxorrën kartelet e drogës sepse nuk është pjesë e tyre.
“Petro kush të nxori ty nga parlamenti, kartelet të nxorën. E di që do të thuash jo, por ata të nxorën se po të kishe qenë i tyre nuk dilje ti. Ti do thuash atë që të kanë programuar, fol, nuk fol njëlloj flet.”, u shpreh ai.
Më pas, Berisha vijoi me akuzat e njëjta për vjedhje zgjedhjesh. “Këtë verë nuk festuat dot fitoren me farsë sepse në Bruksel, Strasburg dhe forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës.”, u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend/ Berisha: 11 maji u damkos! Koçi: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira! 'Rikthehet' Rama, opozita braktis sallën
Xh.D/r.k./ReportTv.al