Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula, ndërkohë që votën pro e ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq në seancë momentet e fundit të seancës plenare.
Socialsitët votuan ligjet të vetëm, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim. Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dash Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD.
Votimet në Kuvend
Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”-74 pro, 1 abstenim
Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
Projektligji “Për shëndetin e bimëve”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, - 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.-71 pro, 1 abstenim, 0 kundër
Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”. 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër
Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend/ Berisha: 11 maji u damkos! Koçi: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira! 'Rikthehet' Rama, opozita braktis sallën
SI.E./ReportTv.al