Politikë

VIDEO/ ‘Horrat e tu dhunuan kryetarin e PS në ’96-ën’, Balla-Berishës: Ngrije kokën! Metën e akuzoje për vrasje e vjedhje, tani e vure në listë për kandidat

26 Qershor, 11:27| Përditesimi: 26 Qershor, 13:31

  • Share

Nga Kuvendi, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla hodhi akuza ndaj Sali Berishës teksa i kujtoi deklaratat e tij ndaj Ilir Metës ndërsa tani e vendosi kandidat në zgjedhjet e 11 majit. 

Balla përmendi se Berisha e akuzuar Metën për vrasje dhe vjedhjen e floririt, ndërkohë që tani, për t’i siguruar një vend në listën e kandidatëve të Tiranës, iu desh të hiqte Dash Sulën.

“Ky je ti dhe prej atij momenti ndoqe këtë strategji, bëj pis kundërshtarin, për narkotrafik dhe vrasje. E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu. Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde. Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën. U turre këtu kundër drejtësisë, e njëjta gjë...por ju nuk keni memorie. E mban ça i ke thënë Maks Haxhisë, e vure kryeprokuror të vendit, por nuk zbatoi urdhrat e tu iu turre me libër shtëpie. “, u shpreh Balla.

Balla përmendi gjithashtu se në vitin ’96, Berisha urdhëroi dhunimin e kryetarit të PS të asaj kohe në Librazhd. Ministri i kujtoi gjithashtu edhe akuzat që janë drejtuar ndaj tij se ka bashkëpunuar me Sllobodan Millosheviç që kreu masakër në Kosovë, për të cilin embargon e armëve. 

“Unë kam qenë në selinë e PS të Librazhdit në ’96 kur horrat e tu Sali erdhën dhe e morën kryetarin e PS, e zbritën nëpër shkallë dhe e rrahën në qendër të qytetit. Kështu trajtohej opozita dhe kam qenë gjimnazist në ’96, por ti turpin se njeh. Sa i përket të zezave që thua për vendin, e ke bërë prej ditës së parë. Kush e bën këtë, një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha të shkaktuara ndaj këtij vendi, që nga bashkëpunimi me Millosheviç për ta furnizuar makinerinë e tij luftarake me naftë. Kujtoj këtu një deklaratë të Thaçit, i cili tha se marrëveshja e Berisha-Millosheviç solli arkanin në Shqipëri dhe kompania Shqiponja e PD theu embargon.

Më pas përndoqe ushtarët e UÇK, ish komandantin Thaçi apo edhe akuza për ushtarit Ilir Konushevci. Më pas vjen dhe financier, ja ku e ke Tritanin e ke thënë me zë e figurë se unë dhe kryeministri Meksi i thanë Berishës se Sudja nuk çon paratë në bankë. Berisha na tha mos u shqetësoni, Sudja është në kontroll të plotë të SHIK, paratë në fund u zhdukën. Pastaj hapen depot ushtarake dhe më pas edhe deklarimi i dy pilotëve, të cilët në 3 mars 1997, kur ti po zgjidheshe president, kishte dhënë urdhër për të bombarduar jugun”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend/ Berisha: 11 maji u damkos! Koçi: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira! 'Rikthehet' Rama, opozita braktis sallën


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?