Mes dhimbjes duke kërkuar trupin e birit Ardit Beshiri, babai i tij Nerimi po qëndron prej 5 ditësh në vendit ku masivi i dheut e zuri poshtë teksa ishte duke gërmuar.
Arditi, i cili po punonte me një eskavator, e zuri poshtë një rrëshqitje e madhe dheu që e mbuloi bashkë me mjetin me të cilin punonte dhe e mori përpara materiali i rërës dhe ujit i kësaj fabrike.
Babai i tij, Nerim Beshiri, për Report Tv thotë se i biri dy ditë para fatkeqësisë i kishte treguar se puna që bënte ishte e rrezikshme.
"Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu. Djali punonte në këtë firmë prej 4-5 vitesh, askush s'erdhi të më japë ngushëllime. Djali më tha dy ditë para fatkeqësisë që ka punë të rrezikshme", tregon ai.
Babai vazhdon të bëjë apel për gjetjen e trupit të djalit institucioneve shtetërore.
“Shteti të më ndihmojë. E kërkojmë djalin prej 5 ditësh, janë gjetur sende metalike dhe një këpucë. Nuk ka aparatura që gjejnë trupin e njeriut, shteti të kërkojë ndihmë nga fqinjët. Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu. Djali punonte në këtë firmë prej 4-5 vitesh, askush s'erdhi të më japë ngushëllime. Djali më tha dy ditë para fatkeqësisë që ka punë të rrezikshme,” -tha babai për Report Tv.
Në krah ka edhe të afërm që e mbështesin dhe apelojnë për ndihmë.
Për gjetjen e trupit të 29 vjecarit Ushtria e shqipërisë, Kosovës dhe policia prej 5 ditësh po kërkojnë mes masivit të dheut, por për shkak të terrenit të vështirë, pa rezultat. Aktualisht janë gjetur vetëm disa sende metalike dhe një këpucë që i përket Arditit.
Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku ushtarët po kërkojnë për trupin e 29-vjeçarit. Nga rezervuari deri në vendin ku është gjetur shasia e eskavatorit është një distancë prej 4 kilometrash ku dhe janë përqendruar kërkimet.
Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel, e cila shtrytëzohet nga një kompani kineze. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes fatale.
Komente
