Kronikë

Video/ Çarja dramatike e ujëmbledhësit, 5 ditë kërkime, gjendet një këpuçë në vendngjarje, dyshohet e Ardit Beshirit! Në misionin humanitar dhe ushtria e Kosovës

7 Maj, 12:00| Përditesimi: 7 Maj, 18:53

  • Share

Kur kanë kaluar 5 ditë nga aksidenti fatal në fabrikën e kromit në Klos nuk ka ende asnjë shenjë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri, të cilin e zuri poshtë masivi i dherave.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se si në pak sekonda është çarë ujëmbledhësi i fabrikës për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe një sasie e madhe uji dhe kromi vërshoi në pjesën ku ishte duke punuar me eskavator Ardit Beshiri.

Deri tani mësohet se është gjetur vetëm një këpucë, e cila dyshohet të jenë të 29- vjeçarit. 

Babai i tij, Nerim Beshiri, vazhdon të bëj apel për gjetjen e trupit të djalit institucioneve shtetërore. Kërkimet vazhdojnë, ndërkohë që familja dhe banorët e zonës po shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë dhe një mbështetje më të madhe nga shteti. Nga ana tjetër babai i Beshirit tha se djali ishte ankuar për vështirësin e punës dhe ka thënë se menaxherja e firmës e kishte vendosur të punonte pikërisht në vendin ku dhe ka rrëshkitur. 

Ngjarja fatale u shënua të shtunën e 3 majit, ndërsa të dielën i ati, Nerim Beshiri apeloi autoritetet shtetërore të ndihmojnë pasi në terren kishte vetem 7 ushtarë.

Emergjencat Civile u mobiluan dhe sot në terren gjenden me dhjetëra forca të ushtrisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

“Kërkimet vazhdojnë por është e vështirë. Kemi futur dy mjete eskavatorë tek një zonë ku kemi dyshime se mund të gjendet. Kemi bërë skanim me pajisje në këtë zonë. Në pjesën tjetër vazhdojnë kërkimet me punëtorë, ushtarë, etj. Është tejet e vështirë për shkak të terrenit. Kemi forca në nivel qendror, e vendor. Kanë ardhur dhe FSK e Kosovës me dy qen dhe disa forca që po kërkojnë dhe ata”, tha Leonard Qyra, drejtori i gatishmërisë së përgjigjes emergjente, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. 

Ushtria po përdor mjete logjistike për detektimin e pjesëve të fabromës që mund të çojnë në gjetjen e trupit të të riut.

“Forcat tona të Armatosura kanë një strukture për kërkim-shpëtimi në rast termeti që gjendet sot në terren por ky rast i veçantë humanitar dhe shumë i vështirë sepse nuk po gërmojmë nën rrënoja por në një masiv të madh dherash. Kemi kamerat termike dhe pajisjet metal-kërkuese por e kanë të vështirë ta identifikojnë trupin por mund të identifikojnë pjesë të eskavatorit dhe në bazë të këtij identifikimi shpresojnë ta gjejmë” Kemi përdorur, detektorë, kamera termike, sensor dhe pajisje të posaçme për kërkime të tilla, por duhet ta them se ky nuk është një rast normal kërkim-shtëpimi në rrënoja, por një rast specifik ku ka një masë të madhe dheu, kromi dhe uji, shton ai.

Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku ushtarët po kërkojnë për trupin e 29-vjeçarit. Nga rezervuari deri në vendin ku është gjetur shasia e eskavatorit është një distancë prej 4 kilometrash ku dhe janë përqendruar kërkimet.

Pika 1-Fabrika e përpunimit te kromit
Pika 2-Vendi ky punonte me eskavator 29-vjeçari
Pika 3-Vendi ku po kërkohet aktualisht nga forcat për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri
Pika 4-Vendi fundor ku kanë shkuar mbetjet. E gjitha kjo hapësira nga vendi 2 në vendin 4, mbi 7 kilometra, është hapësira ku mund të ndodhet trupi i 29 vjeçarit. Te pika 4 është gjetur shasia e eskavatorit.

“Arditi ka qenë poshtë rezervuarit në momentin e shpërthimit të ujëmbledhësit të fabrikës. Ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit. Sasia e madhe e ujit dhe e kromit e ka çuar në distancë deri në 3-4 km larg. Në këtë distancë kemi gjetur disa pjesë të eskavatorit, por distanca në total shkon në 6 apo 7 km”, tha Qyra në lidhje direkte për Report TV.

Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel,  e cila shtrytëzohet nga një kompani kineze. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes fatale.

Xh.K/H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?