Leja për t'u betuar si eurodeputet, Beleri në Athinë: Himarjotët i mbron 'nëna' Greqi! Mitsotakis: Duam një Shqipëri që i afrohet Europës (FOTO+VIDEO)

15 Korrik, 07:58| Përditesimi: 15 Korrik, 15:00

  • Share

TIRANË- Pas marrjes së lejes për t’u betuar si eurodeputet, Fredi Beleri ka udhëtuar nga burgu i Fierit drejt Athinës. I pa shoqëruar nga efektivët, Beleri mbërriti në Athinë në rreth orës 12:30, ndërsa u prit në një takim rreth 40 minuta nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Mësohet se kryeministri grek gjatë takimit është shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së është përmes respektimit të vlerave të BE-së”. Të dy pozuan pranë flamurit të BE, ndërsa Mitsotakis uroi Belerin duke i thënë se "shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu”.

Beleri deklaroi për mediat e huaja nga aeroporti grek se do të vazhdojë përballjen ligjore, ndërsa një mesazh pati edhe për banorët e Himarës, të cilët më 4 gusht pritet të zgjedhin kryebashkiakun e ri.

“Himarjotëve duhet t’u them se nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë për t’i mbrojtur, herët a vonë do të shfajësohen”, tha ai për grekët e Shqipërisë.

Rreth orës 07:30 Beleri la burgun e Fierit dhe ‘liria’ e tij zgjat vetëm 5 ditë. Ai është pritur jashtë ambienteve të burgut nga bashkëshortja dhe makina e ambasadës greke dhe në një prononcim të shkurtër për mediat greke, duke shmangur ato shqiptare, Beleri tha se është i lumtur.

“Dua t’ju falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i emocionuar, i lumtur, për pjesën tjetër do flasim në Athinë. Faleminderit për gjithçka”, tha Beleri për mediat greke.

Nga Rinasi, lajmëroi që do të ankimojë vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi me 2 vite burg, duke thënë se këtë çështje do e ndjekë deri në Strasburg.

“Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg", tha Beleri.

Sipas lejes së miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, leja e Belerit nis sot dhe zgjat deri më 20 korrik, më pas Beleri duhet të kthehet në burg për të shlyer dënimin e mbetur për korrupsion zgjedhor.

Më pas, nga Athina niset për në Strasburg rreth orës 16:00 dhe më 16 korrik bëhet edhe betimi si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Para miratimit të lejes, komisioni vendosi disa kritere karshi Belerit, të cilit i kanë kërkuar të dhëna të plota, nisur nga garancia e lëvizjes, dorëzimi i biletave të udhëtimit vajtje-ardhje, apo qëndrimi dhe akomodimi në hotel. Për miratimin e kërkesës është parashikuar edhe ndonjë e papritur, për shembull nëse do t’i duhet të qëndrojë më shumë nga sa e parashikon leja, për shkak të zhvillimeve atje. Në një rast të tillë, Beleri do të duhet të njoftojë të gjitha institucionet në mënyrë zyrtare, përfshirë edhe autoritetet vendase në Strasburg.

Çështja “Beleri”, i cili u arrestua vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit në një lokal në Himarë, trazoi ujërat diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pasi nuk mundi të marrë leje për t’u betuar si kryebashkiak, mundësi që e humbi pas dënimit përfundimtar me burg, në Himarë pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja më 4 gusht. Më 10 qershor u zgjodh si eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

1721043918_mitsotakisbeleri2.jpg

Ora 14:27
Beleri takim 'kokë më kokë' me Mitsotakis në Athinë, zbardhet biseda

Mediat greke kanë zbardhur dhe diskutimet mes tyre, ndërsa Mitostakis ka uruar Belerin për zgjedhjen si eurodeputet, ndërsa është shprehur se “shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu”.

“Kam shumë arsye, i dashur Fredis, të jem i lumtur t'ju mirëpres sot në Megaros Makimos. Së pari, më lejoni t'ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si eurodeputet grek tani, në Bruksel dhe Strasburg, me Demokracinë e Re. Jam i sigurt se do t'i përmbushni plotësisht detyrat tuaja. Më lejoni t'ju them se sa i lumtur jam që kësaj aventure duket se po i vjen fundi. Është e vetëkuptueshme, ju keni marrë licencën që të mund të ushtronit detyrat tuaja dhe të bënit betimin. Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të ecim përpara, të shohim përpara”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Nga ana e tij, eurodeputeti Beleri falenderoi kryeministrin grek për mbështetjen e dhënë.

“Kryeministër, dua t'ju falënderoj personalisht që më keni mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Unë do të nderoj besimin që më keni dhënë duke më futur në listën e eurodeputetëve për parlamentin europian. Mendoj se në Shqipëri nuk është i vetëkuptueshëm shteti ligjor, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur. Unë dua t'i ndihmoj ata. Të ndihmojë pakicën kombëtare greke të qëndrojë në shtëpitë e stërgjyshërve, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes europiane”, tha Beleri.

"Kjo është ajo që duam edhe ne dhe ju duhet të dini - përveç kësaj, unë mendoj se e kam vërtetuar këtë në praktikë - se qëndroj pranë njerëzve të pakicës kombëtare greke . " Ne gjithashtu kemi të gjitha arsyet për të kërkuar një Shqipëri që përparon në këto çështje , që i afrohet Evropës, por që i përmbahet rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Ky, mendoj, është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë”, tha kryeministri grek.

Ora 13:43
Beleri në Athinë, takohet me kryeministrin Mitsotakis (VIDEO)

Pas mbërritjes në Athinë mesditën e sotme, Fredi Beleri është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuar nga mediat greke, Beleri është pritur nga Mitsotakis në Pallatin Maksimos.

Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, ku është diskutuar mbi betimin në Parlamentin Europian, por edhe dënimit të Belerit në Shqipëri për korrupsion zgjedhor.

Ora 12:32
Beleri mbërrin në Athinë: Aventurës sime po i vjen fundi, jam i pafajshëm! Himarjotët kanë 'nënën' Greqi që i mbron

Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë. Sapo ka zbritur nga aeroporti ai ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se është i pafajshëm.

Përballjen e tij me drejtësinë në Shqipëri, Fredi Beleri e shikon si gjyq të padrejtë, duke theksuar se aventura e tij po merr fund, ndërsa thekson se do vazhdojë betejën për liri.

Ndërsa një mesazh kishte edhe për himariotët, duke u shprehur se “ata kanë nënën Greqi” që i mbron.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar. Jam krenar që po shkoj të marr detyrën si eurodeputet për të luftuar, për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Falënderoj kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë. Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes” , tha konkretisht Fredi Beleris në deklaratat e tij të para nga Greqia.

Himarjotëve duhet t’u them se nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë për t’i mbrojtur, herët a vonë do të shfajësohen”, tha ai për grekët e Shqipërisë.

Ora 09:22
Beleri flet nga Rinasi: Do ankimoj dënimin nga Apeli i Posaçëm, shkoj deri në Strasburg! Himarjotët e japin përgjigjen më 4 gusht

 

Fredi Beleri ka folur nga aeroporti i Rinasit, nga ku mbërriti për të fluturuar drejt Athinës e më pas në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.

Në një prononcim për mediat, Beleri tha se vendimin për t’u dënuar me dy vite burg nga Apeli i Posaçëm do ta ankimojë dhe do ta ndjekë deri në Strasburg. Ndërkohë, s ai takon zgjedhjeve në Himarë, Beleri tha se himarjotët do ia japin përgjigjen qeverisë ditën e zgjedhjeve.

"Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve për këtë vendim, ishte një vendim në zbatim të ligjeve. Nesër atje ka vendime dhe votime të rëndësishme. Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit”, tha ai.

“Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve.”, pohoi Beleri.

Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg", tha Beleri. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/07/2024 03:23

    C'fat i madh i ra Greqise nga qielli qe dergoi te zgjedhurin e tij, t'i perfaqesoje! Dite te medhaja e presin Greqine ne Evrope ,faqja do t'i ndrise si fund lavamani tani qe deputet u be /shkencetari/! Dhe cfare /shkencetari/ te tille s'keni pare?! Ka doktorature te shkalles se pare,/Magna cum laude/ me te gjitha nderet,ka studiuar shume per te cliruar menderet.Se dhe WC-ja ka nevoje per shkence, se ndryshe bllokohet dhe e qelb dynjane me ere.Tani per ligjet e WC do te mendoje kur ligjet evropiane do te lexoje e do t'i diskutoje.Tuba,rubinete hyjne shume ne pune kur behet fjale per grante,investime,borxhe e te ngjashme;vaska e kanale kane rendesi te pare kur mendon lobime, grupe pune e delegime.Edhe kaloriferet nuk duhen harruar,vlejne per miqesite qe duhen krijuar,ligjet e te drejtes jane komplikuar,por jam e sigurte qe /shkencetari/ grek do te gjeje dicka per t'i krahasuar.Vete Micotaqis i kujtoi zanatne kur u kujtoi ballkanasve se rruget e tyre nga Athina duhen /kanalizuar/ dhe /mjeshtrin/ e zgjodhi me shume kujdes,Fredi Belerin,dora vete.Sa te lumtur jemi qe perfaqeson Greqine nje shkencetar i tille dhe jo Shqiperine! I urojme suksese dhe pune te mbare eurodeputetit-shkencetar! I urojme dhe grekerve t'a gezojne,t'i perfaqesoje sic e meritojne!!

    Përgjigju
  • Marko: 15/07/2024 23:11

    Robt ku ti kesh o Beler muti bashke me ate Taqitasin e Grewise.

    Përgjigju
  • Hellas: 15/07/2024 18:11

    Nga shkumbini e komplet jugu eshte GREQI...OK O SHQIPE

    Përgjigju
    • Epirius: 16/07/2024 00:36

      Der ne Durres se koloni greke ka qen Epidamusi,Fredi Beleri do jet kryeministri i vorio epirit

    • O ty te q…. Çameria: 15/07/2024 22:38

      Listen e dasmes dhe te gjith atyne si puna jote qe kan te njejtin mendim

    • BBC: 15/07/2024 22:29

      Katanariqi grek. Mesoje qe greket luftuan kunder "trojaneve" - troje shumes I fjales truall, vetem nje popull e ka kete fjalor dhe ata jemi ne. Greket u quajten Helene ne nder te nje gruaje te braktisur e te ndare. Nga Laberia nje gruaje te ndare i thone "E lëna". Greqishtja more drame lind 2000 vjet pas shqipes se moçme.

    • Meri: 15/07/2024 20:31

      Ske faj ti , faj ka ai qe publikoj komentin tend . edhe afrika veriore eshre hellas

  • Vasil shanto: 15/07/2024 17:33

    Te denuarit shqiptar si japin leje as me taku femijet ne shqiperi dhe kur e perfitojn ate leje duan leke istitucionet kurse greku del dhe jasht shtetit ikni o shqiptar nga aty se ka mar fund shqiperia o njerez.

    Përgjigju
  • Emi: 15/07/2024 15:59

    Mas 1992 shqipnija ska ma shtet.

    Përgjigju
  • Alb: 15/07/2024 15:50

    Greqija tu na sulmu me trathtare shqiptare, e njeta histori me shqipnin.

    Përgjigju
  • Kovaçi: 15/07/2024 15:24

    Ne se ky tradhtari i kombit Shqiptar me te vertet do te ndihmoje Shqiperin dhe Shqiptaret le te ngeje zerin ne BE per heqjen e legjit te luftes me Shqiperine pa per te tjerat ne i kemi ne rregull dhe i dalim vehtes zot. Ne nje shport me moll eshte nje moll e prishur, pse mollet e mira nuk e sherojne dot mollen e prishur, ndersa molla e prishur po te mos hiqet nga shporta prish dhe mollet e tjera!!!!

    Përgjigju
  • Turp: 15/07/2024 15:19

    Po ça betimi, nuk ka një procedurë të tillë. Ça nuk sajuan për ta lënë të lirë vrasësin.

    Përgjigju
  • Korca: 15/07/2024 14:58

    Edhe nje here e treguan boterisht greket sa injorante si popull jane, se ne e dinim me kohe. Mos te kthehet më se nuk na duhet, le te shndrise Greqinë mëmë!

    Përgjigju
    • E verteta: 17/07/2024 09:48

      O Hellas, ku i ke mesuar keto tek propaganda e felliqur e fantazmes se vorio-epirit?Keto fantazira nuk pine me uje. Jo vetem qe nuk jane e Greqise ato toka qe thua o hellas katundari, por deri ne peloponez eshte toke arberore-shqiptare. Mos harro jugun e Epirit qe e ka marre me gjenocid patridha jote e rreme. Ju vazhdoni te hani mut kot, ju pelqen shume. E gricni te ndenjuren pa limit. Do ju vije dita juve mos u beni merak. Gjakprishur i felliqur!

    • Hellas: 15/07/2024 18:20

      Korca eshte province e greqis..deri ne elbasan greqi..mbi shkumbinin eshte shqiperia..HELLAS

  • autochthonous: 15/07/2024 14:49

    Shif si merr guxim dhe ban kto deklarata ky faqeziu gjakprish. Ku mutin jan kto organet tona qe ta akuzojn per nxitje t urrejtjes e ta shpallin non grada mos guxoj me shkel ma ktu plera

    Përgjigju
  • Miri: 15/07/2024 14:40

    Kush i thet vedit grek s'ka vend në politike në Shqipëri .vetëm nji burr shteti ka qen për kriminelat .dhe tradhtarët .grek .Serbi Rraca e tyre se lejon që Shqipëria të ec para

    Përgjigju
  • Politika kurve: 15/07/2024 14:33

    Politika jon eshte e gjithe bashke..!Ata e faktorizuan kete plehren,dhe po ata po na marin gjithcka kemi.Ata do te na copetojne,sepse jan pasardhesit e Enver Hoxhes dhe akoma vazhdojne kryhen,skemat e krijuara nga Sigurimsat e Shtetit.Duhet revolucion kundra gjithe politikes,dhe frerët ti marin te shkolluarit e punetorise qe kan studiuar ne Evrope e Amerike e jo buçet e ish spiunave sepse ju sherbejne qarqeve te huaja!Kete e shkakton Rama-Berisha-Meta e gjithe kurveria qe ka nga mbrapa.Duhet krijuar si Brigatte Rosse ne vitet 80-90 ne Itali se ndryshe nuk ka rruge zgjidhje.Po vazhduam keshtu do na e marin shpirtin po njesoj

    Përgjigju
  • QAZIM HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/07/2024 14:28

    Shikoni çfar burec idjot ēshtē dhe micotaqis jakakaki qē meret me injorant si fredi beleri qē as greqisjt nuk di e thot jam grek. Po kjo Evropa kurv nuk i thot kti micotaqit po çjan kto lloi plerash qė sjell nē parlamentin Evropjan. Çfar turpi e çfar zhgēnjimi pēr brezin e ri. E Evropa vjen dhe na jep mēnd pēr demokracin. Ka mar Bota fund. Shenim: emrat e micotaqisit e fredi belerit i kam shkruajtur me shkronj tē vogēl se smeritoin kto lloi vemjesh as respekt drejtēshkrimi. Se fredi beleri ēshtē analfabet.

    Përgjigju
  • Tei: 15/07/2024 14:14

    Ky njeri ka vrare ushtare e officers Shqiptare...nuk e di si bejne ato familje.

    Përgjigju
  • joker: 15/07/2024 13:34

    aaaaa ngrihu Avni rustemi se u mbush vendi me tradhetare.

    Përgjigju
  • liku: 15/07/2024 12:45

    Himara ka nene e saj shqiperi qe e mbron more zoteri. Kur ke ngel ti o beleri cop katnari me perfaqesu greqine vaj me det

    Përgjigju
  • titi kavajes: 15/07/2024 12:38

    o medioker more leje dhe tani llap si inbeçil turp per kete vend qe i dha leje nje mushkonje idiote

    Përgjigju
  • Unë: 15/07/2024 12:12

    I duhej caktuar dhe kushtëzuar itinerari. Ça do ai në athinë! Duhej të shoqërohej me shpenzimet e veta gjatë udhëtimit jashtë Shqipërisë. Ky është precedent i keq pasi çdo i burgosur i atij kalibri mund të kërkojë leje për të dalë jashtë Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Diku: 15/07/2024 11:48

    Mo's I prisni bilet kthimi ketije pleheri. Ta mbaje me shendet greket e dhire edhe BE. Nuk na hyne me pune ky terrorist I vet shpallur greek.

    Përgjigju
  • Tepelena: 15/07/2024 11:35

    Po versulen supaxhinjt shqipfoles per te shfrytezuar lajmin si tradheti te shtetit shqiptar. U intereson te sulmojn Ramen dhe sistemin e drejtesise, ne menyre qe te ndihmojn tradhetarit Berisha. Supazhinj, kuptoni se betimi i Belerit si eurodeputet eshte nje avantazh i madh per Shqiperine ne arenen europiane sepse i gjithe parlamenti europian do mesoj se cfare strategjie fashiste perdor shteti grek kundrejt Shqiperise.

    Përgjigju
    • Tirana: 15/07/2024 11:55

      O zoti bari/polic a të kap radio dhe tv atje ku je ndonjë kanal përveç grekut?

  • Ago Agai: 15/07/2024 11:29

    Qeveri legene me drejtues legena e servile ne mos te shitur e te kapur nga agjenturat e huaja...! Fatkeqesi...! Neveri deri ne vjellje per peruljen e nenshtrimin e shtetit para krimineleve antishtet e antikomb...!

    Përgjigju
  • Ariu: 15/07/2024 11:11

    Shtet patatinash ku politikanet mbushin xhepat e trashin qafen e rraces se tyre. Kurse fukarai rraskapitet e rripet i gjalle. Drejtesia eshte thjesht leter ne dore te rrjepsave e barkderrave. Ky krimineli i Peshkepise doli pas ca muajsh e udheton i lire, kurse fukarai qe ska te paguaje energjine elektrike, rripet i gjalle ne burg. Ua dhont zoti ku u dhemb me shume te gjithe politikaneve dhe sidomos ketij hidraulikut tradhtar e lepires i grekeve.

    Përgjigju
  • Or tej: 15/07/2024 10:12

    I vetmi rrezikzi qe u mbajt ne burg per blerje votash, nderkohe qe jashte qendrojne te gjithe kriminelet, trafikantet e hajdutet qe zhvaten dhe po zhvasin cdo dite popullin dele shqiptar or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Popuull: 15/07/2024 11:05

      Edhe vrasësit e Gërdecit,4 të vrarëve e 11 Janarit,Remzi Hoxhës,dhe shum vrasjeve të tjera qëndron në ballkon si qen dhe drejtësia nuk po e heton kët kriminel. or taj

  • Arben: 15/07/2024 09:35

    Turpi mbetet per Sali Berishen dhe Micotaqis qe kandiduan kete hidraulik ordiner dhe te shemtuar! Edi Rama e beri te veten, Himaren e ruajti dhe Fredi Belerin (qe me shume i shkon te therritet Fredi Krueger) e perdhosi! Me shume se kaq nuk ka cfare ben Shqiperia! Turpi mbetet mbi greket qe votuan kete bleres votash ordiner! Rama tani te luftojme fort qe PS te fitoje Himaren! Me kaq le te mbyllet kjo histori!

    Përgjigju
  • Mic: 15/07/2024 09:34

    Ne radhe te pare i bie 6 dite leje dhe jo 5 dite. Ne baze te cilit ligj u mbeshtet bordi per leje jashte vendit ,?!!!!!!! Ne cilin ligj parashikohet qe nje shtetas shqiptar i denuar (se denimin e ka mare si shtetas shqiptar e jo si me nje shtetesi tjeter)te marre leje per ndjekje te punimeve te Parlamentit Evropian??!!!

    Përgjigju
    • emigranti: 15/07/2024 09:44

      ke shume te drejte Miço. Nuk ka ligj dhe habitem qe e zbulove tani. te gjitha i ka ne dore Edi Rama. Ai vendos kur jepet leje dhe kush futet dhe del nga burgu. nga ana tjeter, eurodeputetet duhet te jene te lire te ushtrojne mandatin e tyre. e njejta vlen edhe per kryetaret e bashkive te zgjedhur. Edi Rama duhet ta lejonte Belerin te betohej si kryetar, po shkeli mvtin. Nuk e le njeri ta shkeli dy here.

  • Populli: 15/07/2024 09:31

    Greku i përkrah tradhëtarët e kombit tonë.

    Përgjigju
  • Tirona: 15/07/2024 09:17

    Përfundimisht shtet vrk që funksionon vetëm 2 shtrresa : 1- për hallexhinjtë dhe 2- për këdo që prek e cëno interesat e politikanve.. Tani më shumë se kurr më bindën të largohem nga ky ven i bukur pir i udhëhequr nga halet e anti atdhetarët.

    Përgjigju
  • Rumani.E: 15/07/2024 08:56

    Po cfare lumturie o shok. Ta kane rrasur burgun kot se koti dhe ti thua je i lumtur. Per mua mos u kthe mo dhe lufto atje ku do shkosh per te drejten tende.

    Përgjigju
  • Daje Sami: 15/07/2024 08:46

    Kjo qe faqja me e zeze qe ju vu kombit, u perulen para Belerit Micotaqisit, Janullatusit Ky akt eshte i barabarte me dhenien e trojeve shqiptare Greqise Turp turp turp, u shkel gjaku i atyre qe dhane jeten per mbrojtjen e trojeve tona.

    Përgjigju
    • Daje Sami: 15/07/2024 19:39

      Selam aleykum zoteri qenke edhe mysliman, shko te Janullatusi se mos ka ai ndonje mace Isa effendi.

    • Isa: 15/07/2024 09:40

      Ehhhh kur fusni Patriotizmin ne vend me kujtohet 97. Pastaj koha Enverit, pa Grek e Serb, se koha Partizansve…. Sa Ballisti e kulaku u vra e sa familje u interrnuan. Eh mor Daja Sami, po shko merr nje Mace te gjuj ndonje mi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?