Fredi Beleri ka folur nga aeroporti i Rinasit, nga ku mbërriti për të fluturuar drejt Athinës e më pas në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.
Në një prononcim për mediat, Beleri tha se vendimin për t’u dënuar me dy vite burg nga Apeli i Posaçëm do ta ankimojë dhe do ta ndjekë deri në Strasburg. Ndërkohë, s ai takon zgjedhjeve në Himarë, Beleri tha se himarjotët do ia japin përgjigjen qeverisë ditën e zgjedhjeve.
"Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve për këtë vendim, ishte një vendim në zbatim të ligjeve. Nesër atje ka vendime dhe votime të rëndësishme. Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit”, tha ai.
“Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve.”, pohoi Beleri.
Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg", tha Beleri.
Lajmi kryesor:
Leja për t'u betuar si eurodeputet, Beleri në Athinë: Himarjotët i mbron 'nëna' Greqi! Mitsotakis: Duam një Shqipëri që i afrohet Europës (FOTO+VIDEO)
SI.E.//ReportTv.al