Mbyllet një pjesë e një shkolle jo publike në Vlorë pasi 5 mësues kanë rezultuar pozitiv me COVID. ISHSH Vlorë ka mbyllur shkollën private Fan Noli.
Nga kjo shkollë është mbyllur klasa e 5,6,7,8 dhe 9, kësisoj nxënësit e këtyre klasave do të zhvillojnë mësim online.
Mësuesit që japin mësim në këto klasa do të qëndrojnë në karantinë për një periudhe 14 ditore. Në këtë shkollë rezultojnë të prekur me COVID 19, 5 mësues dhe për të frenuar përhapjen e virusit janë marrë masa paraprake.
Së fundmi në vendin tonë ka pasur një rritje të rasteve me COVID. Por nga ana tjetër me mbërritjen e dozave të reja të vaksinave anti-COVID nga Pfizer, ka filluar procesi i injektimit të dozës së dytë te personat që kanë marrë dozën e parë. Të parët që janë vaksinuar sot kanë qenë shefja e Infektivit Najada Çomo dhe kryeministri Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Rekord infektimesh në vend, 942 raste të reja me COVID dhe 5 viktima! 5 mësues të prekur në Vlorë, mbyllen për 2 javë 5 klasa në një shkollë private
//ReportTv.al