6 mijë euro ryshfet për të lehtësuar një të dënuar, GJKKO dënon ish- gjyqtaren Mimoza Margjeka me 4 vite e 6 muaj burg! I konvertohet në shërbim prove

15 Dhjetor 2022, 14:51| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 16:27

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg Mimoza Margjekën, gjyqtaren e Apelit Korçë, për akuzën e “korrupsionit”. Mirëpo, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimin të dënimit, e për rrjedhojë në përfundim Margjeka do të kryejë në 3 vjet Shërbim Prove si edhe iu mohua e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Nga ana tjetër, për Arben Carën, bashkëshortin e saj të përfshirë në këtë skemë, gjykata dha 4 vite burg, ndërsa avokati Skënder Demiri u la në 3 vjet shërbim prove. Gjithashtu, për të pandehurin Klaudio Zhilla GJKKO dha një dënim me 3 vjet burg, si dhe për Nejton Balin 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove.

Margjeka ka folur pas vendimit, duke thënë se ka qenë e porositur nga lart, pa e specifikuar se për kë bëhet fjalë.

“Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do t’i varnin”, tha Margjeka.

Gjyqtarja Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Bëhet fjalë për Orion Balii cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”. Sasinë e parave e mori bashkëshorti i saj. 

SPAK përfundoi me 1 mars hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin që akuzohen për korrupsion pasiv.  Sipas SPAK, Mimoza Margjeka, Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj janë nën akuzë për korrupsion pasiv i gjyqtarëve në bashkëpunim. Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, janë dënuar me akuzën se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë Mimoza Margjekës, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj Orion Balit, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

Ora 15:05
U dënua nga GJKKO, flet Mimoza Margjeka: Krimin po e bën pushteti! Shyqyr nuk është koha e Enverit të më varin

 

Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka pas vendimit të gjykatës që e dënoi me burg për akuzën e korrupsionit u shpreh se krimin po e bën pushteti. Margjeka tha se nuk u beson më institucioneve duke shtuar se ajo është gjyqtare, ndërsa shtoi se nuk është fundi i botës që u dënuan, pasi fatmirësisht tha ajo më tej me ironi nuk është në kohën e Enver Hoxhës që ta vrasin.

‘Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni.

Unë kam ik nga Durrësi nga krimi nga korrupsioni. Nuk i besoj më institucioneve. Unë jam gjyqtare, unë  e di ligjin. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do t’i varnin.

Unë e di që këta njerëz kanë qenë të porositur. Familja ime e gjen një zgjidhje. Nuk e kam me pasion të bëj punën e gjyqtarit. Do ja dalim. Ju erdhët sot sikur çfarë ka ndodhur. Mozës t’ja fusësh gjithë botën para, thotë e drejtë. E kam dhe genetikën t’i përballojmë pasojat. Të kishin qenë gjithë gjyqtarët si unë në punën e vet. Ishte jo ligjore.

Më erdhi keq që prokuroria ka ardhur këtu. Prokuroria ka prova për dikë tjetër. Janë prova që janë marrë 7500 euro, ata avokatët që punojnë me SPAK e kanë lindur fëmijën në Amerikë. Ne e dimë cfarë po bëhet. I thashë SPAK, puna ime është e parëndësishme. Në këtë botë rrotullohen gjërat, asgjë nuk është absolute, të durojmë të shpresim dhe shpresojmë. Nëse të gjithë jeni të lumtur kështu.

Nëse gjërat janë me litarin që tërhiqen, s’ke pse shpreson. T’ju humbë shpresa jerëzvde e të gjithëve. Të gjithë e dinë se si jeni në presion.’- tha Margjeka.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demokraciapodiktatur: 10/11/2023 23:14

    Gjuan me gur kush eshte pa faj e ne ket rast nuk ka pyll pa derra, por derr te ben puna vete. Nqs kelthet-ky esht skandal dhe del me 1 deklarat kundërsulmi qe ke hedhur poshtë 1 emerim kryetare bashkie se nuk e meritonte, atëherë më tepër se vetëmbrojtje ngjan me vet pranim qe njefare pazari me çfarëdolloj çështje ekziston . Por sidomeqen gjykimi pa prova domethënëse,bindëse, na çojnë akoma ne ish regjimin ku me pak gje e dënonin tjetrin. Ne demokraci KAM te drejtë te tregoj pafajësinë time edhe pse provat me nxjerrin fajtor. Esht kjo qe mungon ne ket pseudodrejtesi. Pa mbajtur anën e askujt

    Përgjigju
  • Kasemi: 16/12/2022 02:00

    Gjykim leshi jo po cojeni me pushime ne dubai..pagujani edhe i dark ke nusreti se eshte dobsu foka..shtet vk

    Përgjigju
  • Iris: 16/12/2022 01:08

    Shikoni si funksionon skema? Gjyqtarja dhe avokati me /sherbim prove/,(po te mos jemi per njeri-tjetrin,per ke do jemi?),kurse te gjithe te tjeret me denime qesharake.Jo qe e denuan shume pak,por dhe ate s'ka per t'a bere!Kjo duhet te bente burg 2 vjet+1/2 dhe pastaj mund te shikohej nese e meritonte apo jo te kalonte ne /sherbim prove/.Keshtu sic veprohet me denimet nuk eshte e drejte dhe korrekte.

    Përgjigju
  • Kskffkkska: 16/12/2022 00:19

    Ca fytyre e shmtuar dhe keta rq qe tallin menderen me keto denime farse kshu do bejn shtet me tallje trapi

    Përgjigju
  • I.M: 15/12/2022 21:19

    Turp,shume turp. Mbahen ne burg te tjeret per gjera me te vogla.Gjykates rrace e ndyre.

    Përgjigju
  • SYRJA SHYQYRI XHELAJ: 15/12/2022 18:16

    Shikoni sa e pa cip është hajdutja Mimoza Mardreqi me 7 klas shkoll gjykatëse. Se e bëri kryekrimineli hajdut Sali bajga gjukatëse e kjo vjedh e është e pa cip e tani është hedh në sulm mbasi doli nga biruca për vjedhje e bën dhe karshillik. Po kjo ska faj se me ktë padrejtësi që ka Shqipria kjo injorante ka plotësisht të drejt se thot ça vodha un 7000 euro. Krimineli hajdut Saliu ka vjedh miljarda euro e si kan bër gjë pse un të dënohem, ka plotësisht të drejt kjo jashqitje e kombit të mbaruar Shqiptar.

    Përgjigju
  • devi: 15/12/2022 17:51

    Malokeri e pa ngopur...

    Përgjigju
  • Meri: 15/12/2022 17:35

    Po të kishe bër nji gjë të till në kohën e Enverit,nuk kishe për të par më dritë dielli .

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 15/12/2022 16:49

    Ja Pra ,vendimi i gjukates-"njera d'ore lan tjetren ,te dyja lajne fytyren".Te ish ndonje "pabuks",vendimi "20 vjet Burg",konvertuar ne 25 vjet burg ne regjimin bis.Rrofte drejtesia "para ligjit te barabarte,por sipas xhepit"

    Përgjigju
  • Gripi: 15/12/2022 16:01

    Ndonje hetim pasuror dhe sekuestro preventive per kete ish gjyqtare te koruptuar apo nuk ka? GJKKO therret 40 fermere per nje rast traktori dhe kete e denon me sherbim prove? Cili eshte mesazhi qe jep GJKKO per te koruptuarit? Ose jepini pafajsi se nuk keni prova ose kalbeni ne burg nese keni prova. Boll morret miliona nga taksat tona dhe talleni me ne.

    Përgjigju
  • Oooiiiiu: 15/12/2022 15:53

    Te pakten 20 vjet burg,,,

    Përgjigju
  • Artur: 15/12/2022 15:40

    Ahahahah nga 4 vite e 6 muaj, i konvertohen 3 vite shërbim prove ahahaha. Kush janë këta gjyqtarë qesharakë mor aman. Mirë që nuk nxjerrin dhe ata me burgim të përjetshëm me shërbim prove...po fix, je i dënuar me burgim të përjetshëm por përjetësinë do e vuash në shërbim prove. O Zot zhduki këta vemje që na kalbën. SPAK DUHET TA APELOJË.

    Përgjigju
    • Beni: 16/12/2022 03:53

      Drejtesia qe duam.e futen ne burg se liroi njerin nga burgu dhe e nxjerrin prap,ka te drejte qe qahet,po ti kishte bere dite me dite sdo fliste

    • Artur: 15/12/2022 21:23

      Andi e keni bërë gjykimin e shkurtuar si bukë e djathë, kthehuni dhe njëherë në auditore se çfarë është. Gjithashtu kthehu të mësoni se çfarë është edhe shërbimi provës.

    • Andi: 15/12/2022 15:51

      Se ka kërkuar gjykim të shkurtuar o Turi, I ulet 1/3 denimit

  • Taulant: 15/12/2022 15:23

    Keta jane edhe te pafytyre, pervecse te tjerave. Po ç'pret, iu konvertohet burgu ne sherbim prove dhe normal qe do shesi mend.

    Përgjigju
  • CANJA FERIT MURATIT: 15/12/2022 15:21

    O Mimoza Markdreçi ti je e korruptuar deri në palc e tani na bën dhe rolin e ëngjëllit. Po pse çeveria të tha ty të bësh korrupsjon galopant të fusësh ti lekët në xhep e faijn e ka çeveria që ti vjedh. Kjo është e pa besushme me një lloi race të till.

    Përgjigju
  • REFORMA: 15/12/2022 15:21

    Del edhe ciceron injorantja e berishes pa shkolle qe na u be gjyqtare ! Ndertim pa leje, mospagim dritash te kalbin ne burg, kjo palaco del me detyrim paraqitje... DREJTESI E FLLIQUR !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?