Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka pas vendimit të gjykatës që e dënoi me burg për akuzën e korrupsionit u shpreh se krimin po e bën pushteti. Margjeka tha se nuk u beson më institucioneve duke shtuar se ajo është gjyqtare, ndërsa shtoi se nuk është fundi i botës që u dënuan, pasi fatmirësisht tha ajo më tej me ironi nuk është në kohën e Enver Hoxhës që ta vrasin.
‘Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni.
Unë kam ik nga Durrësi nga krimi nga korrupsioni. Nuk i besoj më institucioneve. Unë jam gjyqtare, unë e di ligjin. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do t’i varnin.
Unë e di që këta njerëz kanë qenë të porositur. Familja ime e gjen një zgjidhje. Nuk e kam me pasion të bëj punën e gjyqtarit. Do ja dalim. Ju erdhët sot sikur çfarë ka ndodhur. Mozës t’ja fusësh gjithë botën para, thotë e drejtë. E kam dhe genetikën t’i përballojmë pasojat. Të kishin qenë gjithë gjyqtarët si unë në punën e vet. Ishte jo ligjore.
Më erdhi keq që prokuroria ka ardhur këtu. Prokuroria ka prova për dikë tjetër. Janë prova që janë marrë 7500 euro, ata avokatët që punojnë me SPAK e kanë lindur fëmijën në Amerikë. Ne e dimë cfarë po bëhet. I thashë SPAK, puna ime është e parëndësishme. Në këtë botë rrotullohen gjërat, asgjë nuk është absolute, të durojmë të shpresim dhe shpresojmë. Nëse të gjithë jeni të lumtur kështu.
Nëse gjërat janë me litarin që tërhiqen, s’ke pse shpreson. T’ju humbë shpresa jerëzvde e të gjithëve. Të gjithë e dinë se si jeni në presion.’- tha Margjeka.
Lajmi kryesor:
6 mijë euro ryshfet për të lehtësuar një të dënuar, GJKKO dënon ish- gjyqtaren Mimoza Margjeka me 4 vite e 6 muaj burg! I konvertohet në shërbim prove
M.Q.//ReportTv.al