Shitja online e biletave

5 mijë tifozë në radhë për 1139 biletat e mbetura kundër Çekisë, bie faqja e FSHF-së! 'Sold-out' në pak minuta

10 Tetor 2023, 12:36| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 13:20

  • Share

Shqipëri - Çeki do luhet më 12 tetor në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro 2024. Për duelin e së enjtes në mbrëmje që zhvillohet në "Air Albania", FSHF nxori në shitje mesditën e së martës edhe 1139 biletat e mbetura. Në vetëm pak minuta biletat "avulluan", teksa radha e tifozëve që kërkonin një biletë shkoi deri në pesë mijë.

Për shkak të numrit të lartë të vizitave në web-faqen e FSHF-së, serveri u bllokua dhe për pak minuta faqja nuk mundet të hapej. Ndërkohë pas shumë minutave pritje, kur faqja e biletave ishte aktive, këto të fundit ishin "sold-out".

Për disa minuta faqja e FSHF-së nuk funksionoi

Intersi për këtë ndeshje ka qenë i lartë, me tanët që e kanë një finale këtë duel, duke dashur grupet e Euro 2024 që zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Kujtojmë se 20 mijë biletat e ndeshjes u shitën disa javë më parë brenda disa orësh po online, me tifozët që patën ankesa për menaxhimin dhe mosfunksionimin si duhet të serverit të faqes.

Tanimë edhe 1139 biletat e mbetura "avulluan" për pak minuta, me një përdorues që mund të merrte deri në katër të tilla. Kujtojmë se këto bileta ishin të rezervuara për tifozët miq, me Federatën Çeke që nuk mori të gjithë numrin e rezervuar, duke bërë që FSHF t'i rihidhte në treg për tifozët kuqezinj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?