5 orë në Komisariat/ Ndocaj: Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend! E bëri Ndreu për t'i rënë në sy Ramës (VIDEO)

23 Tetor 2020, 17:46| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 19:32

  • Share

Pasi u lirua nga Komisariati, ish- deputeti Eduart Ndocaj ka hedhur akuza ndaj uniformave blu, duke thënë se e kanë trajtuar si të ishte krimineli më i madh i vendit.

"Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend. Shoqërimi ishte kapriço e kryetarit të bashkisë, t'i binte në sy Ramës. Nuk më është dhënë mundësia të marr një avokat në telefon, të njoftoj familjen, të marr mjekim, të  marr pjesë në eventin e përurimit të shtëpisë. Unë e quaj veten ish- deputet të kryeministrit, një përfaqësues dinjitoz i ligjit, doja të merrja pjesë në atë takim, se Fishta nuk është i Ramës dhe as i Pjerin Ndreut. Ndihem shumë keq nga gjendja shëndetësore, kisha dhe mikun tim Italian", tha Ndocaj.


Lajmi kryesor:

Pa ftuar në përurimin e shtëpisë së Fishtës, shoqërohet ish-deputeti, Ndocaj 4 orë në polici: Mos më prekni me dorë se jam operuar (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?