5 punonjëse me COVID, mbyllet kopshti në Vlorë (VIDEO)

28 Janar 2021, 09:02| Përditesimi: 28 Janar 2021, 09:37

  • Share

VLORË- Një kopsht në Vlorë është mbyllur pasi 5 punonjëse kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Vendimi për mbylljen e kopshtit është marrë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të qytetit bregdetar.

Në këtë kopsht janë gjithsej 9 punonjëse, 5 prej të cilave kanë rezultuar pozitiv, 1 është në pritje të përgjigjes së tamponit.

Qyteti i Vlorës ka regjistruar raste të larta ditore, ku gjatë ditës së djeshme ky numër ka shkuar në 72.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?