Batuta ka shkëmbyer sërish kryeministri Edi Rama me kryebashkiakun demokrat të Fushë Arrëzit, Hilë Curri. Ky i fundit po diskutonte për integrimin në BE, kur tha se 50% e banorëve në bashkinë që ai drejton nuk e besojnë që Shqipëria do integrohet në BE.
Por, Rama ia ktheu me batutë duke thënë se ata nuk e besojnë, pasi i ka mbytur me propagandë që s’ka integrim pa larguar regjimin. Ky moment shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa edhe kryebashkiaku e Rama shkrihen së qeshuri.
Hill Curri: Te procesi i BE, duke qenë njohës i mirë, sepse e kam bërë atë detyrë për disa vite, mendoj se shumë bashki nuk i kanë mundësitë tek pjesa financiare dhe ndërtimin enjë zyrë dhe jo thjeshtë një grupi që merret me integrimin, ka disa specifika. Nuk lidhen të gjitha me financat. Shembull që ka ndodhur para disa vitesh, kur ka qenë pjesa për asgjësimin e lëndëve kimike që u bë protestë, pas daljes së kryeministrit dhe shpjegoi se disa bashki kanë përfitime, perceptimi publik ndryshoi. Në bashkinë time me eksperimentin shoqëror që kemi bërë, 50% e popullatës nuk është e bindur a do shkojmë në BE apo jo. Pra, nuk është te pika e pjesëmarrjes, e ndërlidhjes me bashkitë e tjera dhe të BE, kjo varet nga ministria përkatëse. Kemi detyrë ti bashkojmë edhe bashkitë e tjera, që i kemi ndërkufitare, ose edhe brenda Shqipërisë. Kam një kërkesë, i kam përfunduar projektet për si fotovoltaik me organizata të huaja dhe kam interes të madh për zhvillimin në fushën energjetike, ju lutem na ndihmoni.
Rama: Aty tek ajo që the që 50% e popullit nuk e besojnë, te zona jote nuk e besojnë se i mbytet ju me propagandë, që nuk do integrohemi kurrë sa të kemi këtë regjim. Ca do bëjnë ata, ata të dëgjojnë ty. Ti këtij do projekte nga BE dhe andej thua nuk futemi në BE.
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me kryebashkiakun demokrat të Fushë Arrëzit, Hilë Curri. Ky i fundit falënderoi kryeministrin për organizmin e takimit, duke thënë se është një mundësi e mirë për të ngritur disa probleme.. Me batuta kryeministrii tha se po pret urimin për fitoren e 11 majit, pasi ende nuk e ka marrë.
Hilë Curri: Ju falënderoj për këtë takim, është një mundësi që ne flasim dhe mund të ngremë disa shqetësime.
Rama: Thash se the ju uroj fitoren, se s’na e ke uruar fitoren akoma.
Hilë Curri: Desha me dal te fitorja, por nuk ishte e radhës...
Komente
