Deri në 500 në javë arrin numri i pacientëve që paraqiten në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Vlorës për shkak të virozave stinore, gati dyfish i rasteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur janë regjistruar 270 raste në jave.
Shefi i epidemiologjisë Agron Bashllari thotë se grupet më të prekura mbeten të sëmurët kronikë, moshat e treta dhe ato pediatrike.
‘Kemi një rritje të virozave si gastrointestinale dhe respiratore. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së popullatës gjatë kryesisht gjatë muajit gusht por ka vazhduar edhe gjatë shtatorit. Pra krahasuar me vitin e kaluar, numri i personave që janë paraqitur pranë qendrave shëndetësore dhe spitalit për kujdes shëndetësor me infeksione respiratore ka arritur në 450 deri në 500 persona në javë krahasuar me 270 persona të shtatorit të vitit të kaluar. Brenda 10 ditësh do fillojmë dhe vaksinimin e popullatës me vaksinën antingrip.’- tha Shefi i epidemiologjise Agron Bashllari.
Shqetësim sipas Bashllarit mbetet edhe situata e COVID, me rritje të ndjeshme të rasteve në gusht dhe shtator.
‘Kemi rritje të rasteve me Covid, pasi nga testimet që realizojmë çdo ditë në qendrat shëndetësore dhe Laboratorin e Drejtorisë së Shëndetit Publik konstatojmë që kemi një rritje të rasteve me Covid që gjatë muajit gusht. Në gusht nga 520 testime mesatarisht kanë rezultuar 180 persona pozitiv, ndërsa gjatë muajit shtator janë realizuar rreth 870 testime ku 385 persona kanë rezultuar pozitiv.’- tha Shefi i epidemiologjise Agron Bashllari.
Mjeku Bashllari këshillon të gjithë qytetarët për kujdes dhe të respektojnë protokollet shëndetësore pasi muajt në vijim pritet të arrihet dhe piku i numrit të infektimeve nga virozat.
Ndryshoi stili tani ee i thon vaksin antigrip, si e si te helmoni njerezit me vaksinat e covidit. Po ne qe kemi nje jet te ter qe e kemi kaluar gripin me nje koker paracetamol dhe me nje te ferkuar nga na doli vaksinimi i popullates me antigrip
Përgjigju