Jamarber Malltezi në sallën e gjyqit dhe dokumenti

SPAK përgënjeshtron Berishën! Dokumenti kur Malltezi mori 547 mijë euro cash! Ish kryeministri tha se çdo gjë u bë me bankë! Provat që 'kryqëzojnë'

23 Tetor 2023, 10:33| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 00:29

  • Share

Ish kryeministri Sali Berisha pretendon se çdo kalim i parave përmes shoqërisë 'Homeplan' tek Jamarbër Malltezi është bërë përmes bankës por dosja e SPAK e përgënjeshtron. 

Dokumentet e gjetura nga sekuestrimi i kompjuterave të studion e kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit rezulon se dhëndri i Sali Berishës ka marrë mijëra euro cash ndër vite të gjitha të padeklaruara.

SPAK disponon dhe një dokument i sekuestruar në ambientet e studios së kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit vërteton se dhëndrit të Sali Berishës i janë dhënë 547 mijë euro cash.

Gjithashtu rezulton se, nga dokumenti i sekuestruar në ambientet e Studio Pustina dhe më konkretisht shkresa me Nr. 6372 Prot, datë 01.06.2022 që bën fjalë për rakordimet e shpenzimeve dhe shpërndarjen e "dividendit" për "ortaker' midis shoqërive Homeplan dhe Kontakt, dërguar shtetases Andia Pustina dhe firmosur nga shtetasi Fatmir Bektashi, në të cilën konfirmon dërgimin e dokumentave ( tabelave) dhe ndër të tjera citon si më poshtë: "... Gjithashtu do të gjeni dokumente që Znjsh. Suzana Aliaj ka sjellë tek ju për dividendin e Z. Malltezi. Janë tërhequr dividend nga Z.Fatmir Bektashi 637 mijë euro dhe janë paguar për Z.Malltezi: paguar CASH vlera 547 mijë euro dhe 90 mijë euro fatura konsulence. Kështu që nga detyrimi i dividendit të Z. Bektashi duhet të zbritet vlera 637 mijë euro."

90 mijë euro atij i janë dhënë si fatura konsulence për hartimin e raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis për të cilën Malltezi ishte i çertifikuar nga ministria e Mjedisit. SPAK beson se pikërisht këto fatura konsulence janë bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan, pavarësisht se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie.

Një tjetër dokument i sekuestruar në kompjuterin e Odeta Fishtës, e punësuar pranë Studio Pustina, i sekuestruar me datë 28.04.2023 evidentohet ndër të tjera se i janë dhe 70 mijë euro cash.

Pagesa Cash për Jamarbër Malltezin
1.Në datën 03.03.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 30000 eur ose 4,052,400 lekë me komentin: Cash FB per JM.
2.Në datën 03.03.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 12000 eur ose 1,620,960 lekë me komentin: Cash FB per JM.
3.Në datën 24.03.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 20000 eur ose 2,707,600 lekë me komentin: Cash FB per JM.
4.Në datën 09.05.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 10000 eur ose 1,348,600 lekë me komentin: Cash FB per JM.
Në lidhje me transaksionet e mësipërme, në tabelën e sekuestruar me përshkrimin "Jamarbër Malltezi, Total pagesa per divident 2011 -2022" është shënuar me shkrim dore "72 000 CASH"

Eurot cash në 2011
Edhe në 2011 dokumentet e sekuestruara pranë studio Pustina, ka rezultuar se janë gjendur disa tabela dhe disa shkresa për totalin pagesa për Divident 2011-2022" për Jamarbër Malltezin

Datë 15.03.2011-shuma 50 000-Komente: Cash, MP nr. 95 dt. 15.03.2011 401- viti 2011-kursi 140.1-vlera në lekë 7 000 500.00;
Date 18.03.2011-shuma 10 000- Komente: Cash, MP nr. 83 dt. 18.03.2011 A01- viti 2011-kursi 140.18-vlera në lekë 1 401 800;
Date 13.04.2011- shuma 20 000- Komente: Cash, MP nr. 116 dt. 13.04.2011 401 - viti 2011-kursi 141.65-vlera në lekë 2 833 000;
Date 04.05.2011-shuma 10 000- Komente: Cash, MP nr. 115 dt. 04.05.2011 A01 - viti 2011-kursi 142.3-vlera në lekë 1 423 000.
Gjithsej në total, kjo shumë është 90 000 euro dhe sipas këtij dokumenti pasqyrohet si divident që i jepet shtetasit Jamarbër Malltezi.

"Në lidhje me këto pagesa, nuk konstatohet që të jenë pasqyruar në dokumentat e deklaruara si shpërndarje dividenti, por evidentohen në këto tabela që mesa duhet mbahen për llogari të dokumentimit të veprimeve të fshehta që kryen në shoqëri" thuhet në dokumentin e SPAK.

SPAK e akuzon Jamarbër Malltezin për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë"  duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar ndër vite në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro ndërsa kishte investuar 45 mije euro

Në përfundim arrihet në konkluzionin se përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi në para dhe në natyrë, i shprehur në vlerë monetare është 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, nderkohe qe ekziston dyshimi i arsyeshem i mbeshtetur ne prova se ka investuar vetem shumen prej 45 128 euro. Nder te tjera, kjo gje mbeshtetet edhe nga deklarimet e vete shtetasit Fatmir Bektashi i cili, kembengul qe shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kane investuar (duke nenkuptuar investime per ndertime qe eshte edhe logjika e krijimit te shoqerise Homeplan) shkruhet në dokument.  thuhet dokumentin e SPAK. 

 

Pjese nga dokumenti

Ora 00:18
Dosja e privatizimit të 'Partizanit'/ Në 2011 Bektashi tërhoqi nga banka 80 mijë cash për 3 muaj për tia dhënë Jamarbër Malltezit si 'kontribut patriotik'

1698092219_jamarbrmalltezi.jpg

Pas kqyrjes së llogarive bankare të shoqërisë Homeplan sh.p.k. rezulton se për mars, prill dhe maj 2011 janë evidentuar tre tërheqje cash. Këto janë kryer nga Fatmir Bektashi, si administrator i firmës dhe i janë dhënë Malltezit për "kontribut Patriotik".

Sipas dosjes janë bërë 3 tërheqje nga llogaria bankare e Homeplan për llogari të Malltezit  

15.03.2011 u tërhoq shuma në vlerën 50 001 euro

13.04.2011 u tërhoq shuma në vlerën 20 001 euro

04.05.2011 u tërhoq shuma në vlerën 10 001 euro

Pas kqyrjes së llogarive bankare të shoqërisë Homeplan sh.p.k. rezulton se janë evidentuar tre tërheqje në datat 15.03.2011 në vlerën 50 001 euro; në datën 13.04.2011 në vlerën 20 001 euro; në datën 04.05.2011 në vlerën 10 001 euro, të kryera nga Fatmir Bektashi, si administrator i firmës, tërheqje cash, nga llogaria bankare e ndodhur pranë .... me nr....
Këto shuma janë evidentuar edhe në disa tabela të tjera të sekuestruara pranë studio Pustinës, të cilat mbajnë përshkrime për llogari të shtetasit Jamarbër Malltezi i identifikuar si (JM) dhe të shoqëruar herë pas here edhe me fjalët "KP" ose "Kontribut Patriotik"
thuhet në faqen 130 të dosjes së SPAK.

Kjo shumë e marrë në vitin 2011 nga shoqëria Homeplan, nuk figuron në deklaratën e dorëzuar nga shtetësja Argita Malltezi pranë ILDKPKI-së kurse Jamarbër Malltezi nuk ka deklaratë vjetore për këtë vit.

Ora 18:48
Sa para mori përmes ‘Homeplan' në 2017 dhe sa deklaroi? Zbardhet një nga rastet kur Jamarbër Malltezi fshehu të ardhurat

Në dosjen hetimore që Report Tv disponon për aferën e ish-kompleksit Partizani rezulton se Jamarbër Malltezi ka fshehur të ardhurat që ka marrë përmes ‘Homeplan’ në vitin 2017.  Në deklarimin e të ardhura individuale për vitin 2017 Jamarbër Malltezi ka deklaruar 150,000,000 leke.

Gjithashtu, janë analizuar deklarimet e bëra nga shtetasi Jamarbër Malltezi në deklaratat individuale të të Ardhurave DIVA nga të cilat rezulton se:

- Për periudhën 2011-2016 Tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Të ardhurat bruto nga dividenti ka deklaruar 0 lekë.

Per vitin 2017 tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Të ardhurat bruto nga dividenti ka deklaruar" 150,000,000 leke.

Për vitin 2018 Tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Te ardhurat bruto nga dividenti" ka deklaruar 0 lekë.”, nënvizohet në dosje.

Por sa ka marrë Malltezi në të vërtetë vitin 2017? Ne total për vitin 2017, sipas dosjes rezulton se Jamarbër Malltezi, sipas tabelës së sekuestruar, rezulton të ketë marrë përfitim, i cili vishet me emrin "divident" në shumën 112 107 euro.

Sipas deklaratës vjetore Indidividuale të të ardhurave Diva, ky shtetas, për vitin 2017, ka deklaruar 150 000 000 leke. Në vijim, është kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në lidhje me Dividentin e shpërndarë për shtetasin Jamarbër Malltezi. Në përgjigjen e ardhur, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve na informon si më poshtë: Shtetasi Jamarbër Malltezi rezulton i regjistruar si aksioner individ i Homeplan me nipt K81803020E nga 27.12.2018.”, thuhet në dosje.

Ora 17:22
Si Malltezi fshehu përmes faturave konsulence përfitimet nga kompania 'Homeplan'

1698075012_1697912665jamarbrmalltezi.jpg

Janë 90 mijë euro që Jamarbër Malltezit i janë dhënë si fatura konsulence për hartimin e raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis për të cilën Malltezi ishte i çertifikuar nga ministria e Mjedisit.

SPAK beson se pikërisht këto fatura konsulence janë bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan.

“Citimi i mësipërm se 90 mijë euro, i janë paguar shtetasit Jamarbër Malltezi me fatura konsulence për efekt "dividenti", ngre dyshimin e arsyeshëm se, është berë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan, pavarësisht se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie. Nëse këto fatura, do të ishin reale, subjekti Homeplan nuk do ta përcaktonte këtë shumë si pagesë për dividentin në korrespondencën e tyre me Studio Pustina, por thjesht do t'i referohej si shpenzim i shoqërisë Homeplan duke qenë se këto fatura janë deklaruar në organet tatimore dhe janë përfshirë në llogaritjen e rezultatin ekonomik për periudhat respektive të faturave; thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?