Sa para mori përmes ‘Homeplan' në 2017 dhe sa deklaroi? Zbardhet një nga rastet kur Jamarbër Malltezi fshehu të ardhurat

23 Tetor 2023, 18:48| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 19:07

  • Share

Në dosjen hetimore që Report Tv disponon për aferën e ish-kompleksit Partizani rezulton se Jamarbër Malltezi ka fshehur të ardhurat që ka marrë përmes ‘Homeplan’ në vitin 2017.  Në deklarimin e të ardhura individuale për vitin 2017 Jamarbër Malltezi ka deklaruar 150,000,000 leke.

Gjithashtu, janë analizuar deklarimet e bëra nga shtetasi Jamarbër Malltezi në deklaratat individuale të të Ardhurave DIVA nga të cilat rezulton se:

- Për periudhën 2011-2016 Tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Të ardhurat bruto nga dividenti ka deklaruar 0 lekë.

Per vitin 2017 tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Të ardhurat bruto nga dividenti ka deklaruar" 150,000,000 leke.

Për vitin 2018 Tatimpagues Jamarbër Malltezi, H21109073R në rubrikën "Te ardhurat bruto nga dividenti" ka deklaruar 0 lekë.”, nënvizohet në dosje.

Por sa ka marrë Malltezi në të vërtetë vitin 2017? Ne total për vitin 2017, sipas dosjes rezulton se Jamarbër Malltezi, sipas tabelës së sekuestruar, rezulton të ketë marrë përfitim, i cili vishet me emrin "divident" në shumën 112 107 euro.

Sipas deklaratës vjetore Indidividuale të të ardhurave Diva, ky shtetas, për vitin 2017, ka deklaruar 150 000 000 leke. Në vijim, është kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në lidhje me Dividentin e shpërndarë për shtetasin Jamarbër Malltezi. Në përgjigjen e ardhur, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve na informon si më poshtë: Shtetasi Jamarbër Malltezi rezulton i regjistruar si aksioner individ i Homeplan me nipt K81803020E nga 27.12.2018.”, thuhet në dosje.


Lajmi kryesor:

SPAK përgënjeshtron Berishën! Dokumenti kur Malltezi mori 547 mijë euro cash! Ish kryeministri tha se çdo gjë u bë me bankë! Provat që 'kryqëzojnë'


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?