Klandestinet e kapur ne Vlore

55 klandestinët nga Lindja e Mesme e kapur në Vlorë/ Ndalohet një tjetër person që strehoi disa prej tyre

16 Janar 2021, 15:17| Përditesimi: 16 Janar 2021, 16:31

  • Share

Ndalohet një 32 vjeçar në Vlorë, i dyshuar për strehim dhe dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme që u gjetën në grykëderdhjen e lumit Vjosa pak ditë më parë. Ndalimi i Qazim Ismailaj, 32 vjeç, nga fshati Trevllazër Vlorë, është bërë më 15 janar.

32-vjeçari është identifikuar pas deklaratave të klandestinëve  të ndaluar pak ditë më parë. Ai dyshohet se ka strehuar disa prej klandestinëve ne Vlorë para se  ata të niseshin me gomone drejt Italisë.

Ndalimi i tij vjen pas arrestimit dhe dënimit me burg të pronarit të hotelit në Tiranë Fatos Dushe, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët sirianë në hotelin e tij. Ai u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe  9 klandestinë të tjerë.

Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por 3 trafikantët shqiptarë sipas burimeve u hodhën në det nga anija e rojës bregdetare dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.

Klandestinët u shpëtuan pas 3 orësh në det të hapur në tentativë për të kaluar ilegalisht me gomone drejt Italisë. Mjeti lundrues mbeti i bllokuar për disa orë në grykëderdhjen të Vjosës ku rrezikonin të mbyteshin, ndërsa 12 emigrantë, mes të cilëve burra, gra e fëmijë, kanë pësuar djegie në trup, ku ka qenë e domosdoshme të shtrohen në repartin e djegieve në QSUT.

 

Komento

Komente

  • Selenice: 16/01/2021 16:36

    Qelbesira vlonjate vetem për pushteri e kanë mendjen. Na eshte bere jeta e padurueshme në Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?