Foto ilustruese

Sot 565 të prekur 14 viktima me COVID! Infektohet numri dy i Policisë së Tiranës! Shtrohet tek Infektivi mjeku neurolog Drini Dobi! Virusi i merr jetën inxhinierit

22 Nëntor 2020, 16:36| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 18:34

  • Share

TIRANË- Kjo e diel ka shënuar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 si edhe personave që kanë humbur betejën me këtë virus. Si rezultat i 2084 testime, kanë rezultuar pozitiv 565 persona, 146 vetëm në kryeqytet. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 14 persona, 1 më shumë se dje.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Përrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Mbetet shumë i lartë numri i pacientëve të shtruar në spitale. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar. për pasojë duke qenë se është duke u ezauruar kapaciteti i spitaleve, sot është hapur pavijoni i 3 i spitalit COVID-3, ndërkohë që brenda javës do të hapet COVID-4. Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën apel që të respektohen masat.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëve  të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona", Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (22 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 565
Të shëruar ne 24 orë 373
Të shtruar në spitale 449
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.084

Testime totale 172.848
Raste pozitive 32.761
Raste të shëruara 15.842
Raste Aktive 16.220
Humbje jete 699

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë  8331
Durrës 1164
Elbasan 813
Fier 1223
Korçë 870
Vlorë  801
Shkodër 888
Lezhë 699
Berat 499
Kukës 323
Dibër 133
Gjirokaster 476

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan
30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë
22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë
13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd
4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë

Ora 13:10
Rritja e të infektuarve me COVID, bluzat e bardha të FA në shërbim të qytetarëve

Në këtë kohë të vështirë pandemie ku të gjitha resurset e bluzave të bardha janë në angazhim maksimal për të përballuar fluksin e të prekurve dhe shpëtimin e  jetëve të pacientëve. Në këtë luftë janë përfshirë edhe ekipet mjekësore të Forcave Ushtarake, ku përveç trajtimit të ushtarakëve dhe familjarëve të tyre ata janë kujdesur edhe për qytetarët e thjeshtë.

Personeli mjekësor i Forcave të Armatosura të Njësisë Mjekësore Ushtarake janë integruar në Spitalin e Traumës duke u përkujdesur për pacientët me COVID-19.

Kolonel Dr. Rushan Muhameti, drejtor i Njësisë Mjekësore Ushtarake shprehet se personeli është në krye të detyrës 24 orë në 24, jo vetëm në Spitalin e Traumës, por edhe në çdo repart e strukturë të  Forcave të Armatosura.

"Nëse një i sëmurë është i dyshuar me COVID sa hyn kemi një dhomë ku izolohet dhe bëhen ekzaminimet dhe nëse rezulton pozitiv e çojmë në spitalin përkatës covid. Nëse nuk e lejon gjendja e pacientit transportin, ne i japim ndihmën e duhur pavarësisht risqeve dhe kemi pasur raste te tilla dhe kur pacienti ka dalë nga gjendja emergjencës është transportuar", tha doktor Muhameti.

 

Ora 12:51
Nuk mundi të mposhte virusin, Covid-19 i merr jetën inxhinierit në Maliq

COVID-19 i ka marrë jetën inxhinierit Skënder Hajdini në Maliq. Ka qenë kreu i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, i cili ka bërë të ditur lajmin me një postim në facebook, ku shkruan se ai ishte një person fjalëpakë e punëtor dhe qytetari i denjë që do i mungojë qytetit.

"Inxhinier Skënder Hajdini nuk ia doli betejës me virusin e pabesë. Shumë të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë inxhinieri model, fjalëpakë e punëtor, qytetari i denjë dhe drejtuesi i zoti.  Në emër të Bashkisë Maliq i shprehim ngushëllime familjes, miqve e shokëve! U prehsh në paqe inxhinier!", shkruan Topçiu.

 

Ora 12:13
Infektohet me COVID-19, numri dy i Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu

COVID-19 është futur në instancat e policisë, ku Report TV mëson se i infektuar është edhe zv.drejtori i Rendit i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe i karantinuar prej dy ditësh në shtëpinë e tij, ku po merr dhe trajtimin përkatës.

Numri i dy i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu nuk është i vetmi që rezulton i prekur me COVID-19 në radhët e policisë, ku dy ditë më parë i prekur nga virusi rezultoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ndodhet gjithashtu i  vetëkarantinuar në banesën e tij.

Veliu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore me simptoma të lehta teksa po merr trajtim mjekësor në shtëpi. Në vendin e tij është komanduar zëvendës drejtori i Policisë, Albert Dervishaj.

Ora 10:11
Infektohet me COVID mjeku neurolog Drini Dobi, shtrohet në spitalin Infektiv

Drini Dobi, mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është infektuar me COVID.

Pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar ai është shtruar në spitalin Infektiv, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Përpara se ai vetë të prekej nga COVID bënte apele kundrejt qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.

Kujtojmë se ai nuk është i pari në rradhët e bluzave të bardha që është prekur nga COVID.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajde menje: 22/11/2020 17:14

    Po si te ulen testimet normal qe ulet numri o njerez. Mbyll i urbanet urgjent dhe lereni uljet! Turp

    Përgjigju
  • Sss: 22/11/2020 17:00

    O Ed! Po mbyll mor shkollat se me keta vogelushe te etur per dijet e rralla qe do marrin po merr me qafe gjithe prinderit injorante qe s’dine t’i edukojne on line!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?