TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe flet pë kullën 58 kate që do të ndërtohet nga botuesi Bashkim Ulaj te Liqeni Artificial në Tiranë. Ndonëse nuk e përmend me emër Braçe shkruan se në këtë zonë do të ndërtohet një kullë me 58 kate, leje për të cilën e ka marrë Ulaj. Braçe ngre disa shqetësime për mungesën e shkollave, çerdheve dhe qendrave shëndetësore në këtë zonë, e cila ndodhet te Liqeni Artificial në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti theksoi se ndërtimet shtrihen deri poshtë digës dhe kanë përfshirë edhe parkingun e bashkisë, për këtë arsye, ai kërkoi kujdes maksimal për të garantuar qëndrueshmërinë e digës, sidomos kur po parashikohen gjashtë kate nëntokë.
Braçe theksoi se problematika bëhet edhe më e madhe, pasi në të njëjtën zonë po ndërtohen një pallat te Art Turbina, një kompleks te Parku Olimpik, si edhe komplekse të tjera.
"Tirana/ 5-sa. 58 kate këtu poshtë digës së liqenit, ok, është pronë private e do zhvillohet, e kemi pranuar këtë logjike! Më në fund, ferrishtes lënë me minj, qen e mace të ngordhura, gjarpërinj etj i doli i zoti, po e kërkoja prej muajsh e s’u përgjigj kurrë për të pastruar këtë hapësirë. Shqetësimi që kam lidhet me infrastrukturën publike. E para, uji i pijshëm ose uji-Komuna në tërësi dhe kjo zonë, ka pasur probleme këtë verë në furnizimin me ujë, konsumatore që shtohen duhet të shoqërohen me burime ose sasi uji të shtuar që nuk cenon sasinë e ujit që shkon për frymë në banorët e zonës.
E dyta, infrastruktura arsimore- Komuna dhe kjo zonë këtu, nuk ka asnjë çerdhe, ka vetëm një kopsht terësisht i ezauruar, diku pas pallateve të rrugës së Kosovarëve, nuk ka asnjë shkollë 9 vjeçare, nuk ka asnjë gjimnaz, në periferi fare të zonës është 9- vjeçarja ‘Dëshmorët e Lirisë tërësisht plotë dhe i sterezauruar gjimnazi Peteo Nini. E treta, infrastruktura shëndetësore- Komuna dhe kjo zonë nuk kanë asnjë ambulancë, asnjë qendër shëndetësore, ndërkohë që poliklinikën e kanë tek 21 Dhjetori.
E fundit, zona e ndërtimit vjen deri poshtë digës, ka përfshirë dhe parkingun e bashkisë dhe e ndan nga diga rruga; do duhet kujdes i madh për të siguruar qëndrueshmërinë e saj, eleminuar rrezikun e ujërave kur aty do të shkohet 6 kate nën dhe. Besoj që janë shqetësime legjitime. Dua t’u kujtoj se sot në këtë zonë po ndërtohen e janë në faza të ndryshme, një pallat te Art Turbina, një kompleks tek Parku Olimpik, një kullë e lartë mbi 20 kate tek shkolla Kristaq Rama, një kompleks tek Kristali, një tjetër kompleks tek Kika 2. Pra nevoja për infrastrukturë publike është ulëritese’, shkruan Braçe.
Leja për kullën “Tirana Lake” është dhënë me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit më datë 25 qershor 2025. Trualli që zhvillohet përmes këtij projekti është 32 mijë e 450 metër katrorë. Po në këtë zonë, Bashkim Ulaj ka ngritur të tjera kulla me emrin “Lake View”.
Komente

Po e bllokoni ajrin e po e qethni pyllin e liqenit Artificial po bllokoni frymëmarrjen u shtua betoni si krimineli Berish.Te nënkalimi kur bie shi dalin fekalet dhe uji e mbeturina nga kodra e diellit e deri nënkalimi era urine dhe pluhur mjer polici rrugor që rregullon trafikun sa kalojnë vipat dhe përkujdeset vetëm një taksixhi e pastron e fshin me fshes se nuk ka njeri të përkujdeset mbasi iku dhe Gjiknur sbanon më në këtë zonë.
PërgjigjuSikur te degjohej me shume zeri i Braces brenda PS do ishte shume mire. Pak muaj ka deputet te zona jone. Ka denoncuar parkingjet pa leje, plehrat, problemet e ujit, shkollave, kopshteve po se degjojne se del kunder interesave te miliarderve.
PërgjigjuThajeni liqenin e Tiranes! Kaq e keni ne dore Ju Brace @ co. Na e beni kete te mire!
PërgjigjuKjo eshte e tmerrshme cfare ndertime behen ne Shqiperi, mjere ai popull
Përgjigju/MEGALOMAN/,e gjen dot kush eshte kryetari i KKTRR qe i dha bekimin? Z.Brace ankohet per mungese shkollash,kopshtesh e ambulancash ne zone.Sigurisht qe ato mungojne,ashtu sic mungojne sip.e gjelberuara,por ama kemi me teprice oligarke strategjike, kulla e beton.Ato do i japim tani me qira,ose me shitje,aq me teper qe sipas Rames,ne Shqiperi po vijne dhe Forbes Global Properties.Per kete qe po ndodh me digen e liqenit e ndertimet rreth saj,kujtoni tragjedine qe ndodhi ne Surfside.Florida ne 2021,ku u vrane 98 njerez ,kur u shemb nje kulle kondominium,shkak ishte pishina poshte saj.Per kullen 58 kateshe te Ulajt,liqeni e diga e tij do te jene baraz me pishinen ne Surfside,vetem se liqeni eshte shume me i madh e diga shume me e vjeter se pishina e Florides.Mbajeni mend tragjedine e Surfside.FL,mbajeni mend /Kasandren/me emrin Erion Brace,mbani mend dhe kush firmosi dhe i dha lejen e bekimin Ulajt me shoke! Ketu do te jemi!
Përgjigju..je pena më e mirë e më e zgjuar e këtij forumi!..shpresoj mos ndërtohet kaq shumë pa kriter,e mos ketë konsegenca Apokaliptike?!..por aty jo vetëm Kjo kullë por janë 5 të tjera të Selisë construksion...ato ku eshte hapur sheshi...edhe ajo e famshmja në qoshen e Universiteti Barletin e Durda's..me bekimin e shefit e arkit.të pangopur!!!
Po Kryetari i PS e i Qeverisë, ç'a thotë?! ..pse s'e pyet a e ka lexuar Statusin tend e c'mendim ka?!
PërgjigjuAi shpellari Berisha ja ka dhënë lejën. Ja shplatë trurin atyre pak njerëz që kanë ngelur në Shqipëri. Maskarenj
PërgjigjuOre leje eshte dhe para tre muash qershor shikoje ta thot dhe brace daten elejes , cfar shpellari thu
nuk ka nxenes popullsia po emigrim shkolla ka pak ndaj ska nevoje per shkolla por per fabrika
Përgjigju