Foto ilustruese

​6 gjëra nga të cilat mund të shtojmë peshë dhe ato nuk janë ushqime

2 Janar 2021, 22:40| Përditesimi: 2 Janar 2021, 22:43

  • Share

Obeziteti është një fenomen i ditëve të sotme që shpesh krijon dhe ankth e depresion te njerëzit. Mbipesha nuk ndodh vetëm për shkak të mungesës së aktivitetit fizik dhe marrjes së tepërt të kalorive. Sigurisht, zgjedhjet e ushqimeve të varfra janë një prej faktorëve, e sidomos ato me shumë sheqer dhe ëmbëlsues.

Hulumtimet tregojnë se ekspozimi ndaj disa kimikateve që ndërhyjnë në funksionimin normal të gjëndrave endokrine mund të ndikojë në shfaqjen e shtimit të peshës, diabetit dhe problemeve të ndërlidhura me to.

Pesticidet; Edhe doza të vogla mund të ndikojnë në funksionin e hormoneve. Pesticidet organoklor të ndaluara të mbajtura në zinxhirin ushqimor, të tilla si DDT (diklor-difenil-trikloroetan), janë lidhur me mbipesha, së bashku me pesticidet organofosfor dhe karbamatet (këto të fundit që përmbahen në insekticide të caktuara).

Si t’i shmangim? Ka shpëtim në ushqimin organik! Hulumtimet tregojnë se mjafton të konsumosh ushqim organik vetëm për pesë ditë për të pastruar trupin nga pesticidet.

Nëse mbipesha nuk është një arsye mjaft e mirë për të ngrënë ushqim organik, atëherë mbani në mend se pesticidet e tjerë shoqërohen me zhvillimin e llojeve të caktuara të kancerit, ADHD, autizmit, sëmundjes Parkinson dhe probleme të tjera shëndetësore.

Bisfenol A (BPA): Kërkimet tregojnë se BPA ka aftësinë të përshpejtojë diferencimin e qelizave yndyrore, të ndërhyjë në funksionimin e pankreasit dhe të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës, gjë që çon në probleme me mbipesha.

Si ta shmangim? Zgjidhni ushqime që shiten të freskëta, të ngrira ose në kavanoza qelqi - shumica e ushqimeve të konservuara përmbajnë nivele të ndryshme të BPA.

Produkte të kujdesit personal; Ftalatet dhe hormonet që ndërhyjnë në punën e hormoneve janë të lidhura me mbipesha dhe ato janë të kudogjendura në industrinë e produkteve të kujdesit personal, veçanërisht për shkak të përdorimit të kimikateve në produktet aromë sintetike. Kërkimet nga viti 2010 tregojnë se fëmijët me nivele më të larta të ftalateve në trup kanë ngadalësuar rritjen dhe zhvillimin.

Si t’i shmangim? Shmangni përdorimin e produkteve të kujdesit personal që përmbajnë "aromë" ose "parfum" dhe sigurohuni që të shmangni përdorimin e aromatik dhe qirinjve aromatikë. Ato mund të përmbajnë një sasi të caktuar të ftalateve dhe substancave të tjera të rrezikshme.

Nikotina: Foshnjat që kanë qenë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit ndërsa janë ende në bark, kanë një rrezik shumë të lartë për të lindur para kohe, dhe hulumtimet tregojnë se të njëjtat foshnje përballen me një rrezik në rritje të mbipeshës kur plaken.

Nikotina (ose nikotina në kombinim me përbërës të tjerë të tymit të duhanit) mund të ndikojë në sistemin metabolik të një fëmije (shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si funksionon ky mekanizëm).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?