Klosi në 'Repolitix': 'Shtëpia e Lirisë' vetëm për zgjedhjet e 6 marsit! Shkodra, e vetmja bashki ku do të ketë garë! Murrizi: Berisha-Basha në betejë, Rama në provë

3 Shkurt 2022, 22:29| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 07:37

  • Share

Një tjetër çështje që u diskutua në emisionin ‘Repolitix’ ishin zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Për analistin Fatos Klosi, Shkodra do jetë e vetmja garë për të treja palët, Berishën, Bashën dhe Ramën.

“Shkodra mbetet një tregues edhe për Partinë Socialiste, për të treguar nëse është afër apo jo. E vetmja garë është Shkodra për të tre palët. Duhet t’i tregojë bazës se edhe në këtë situatë, nëse nuk fitojnë Shkodrën, ka shumë kuptime.”-tha Klosi.

Analisti Shpëtim Nazarko tha se Bashkia e Shkodrës është më e rëndësishme se pesë bashkitë e tjera.

“Nëse fiton e djathta duke mbledhur dy palët e votave, thonë se anon nga Berisha, do të thotë se këtu ka të djathtë.”-tha Nazarko.

Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Gent Malko tha se Shkdora është i vetmi qytet ku opozita mund të marri vota. Sakaq, Malko theksoi se këto zgjedhje kanë vetëm një kontekst, betejën Berisha-Basha.

“Në mënyrën si janë vendosur, kandidati i Bashës, nuk është i keq. Do marri disa vota. Bardhin e njoh personalisht, s’ka opinion të keq Shkodra për të. Edhe në Shkodër ku duket se ka garë, mund të diskutohet fitorja e PS. Beteja është Basha-Berisha, këto zgjedhje kanë vetëm këtë kontekst.”-tha Malko.

Për ish-deputetin Myslim Murrizi, zgjedhjet e pjesshme janë një betejë mes dy personave, Bashës dhe Berishës ndërsa nuk përjashtoi se është një test edhe për Edi Ramën.

“Shkodrën nuk e shoh vetëm nga qenie antikomuniste. E vetmja Bashki që ka 2 mijë punëtorë në punë nga PD-ja. Zgjedhjet e pjesshme lokale, pushteti hyn në avantazh. Nuk ndryshon raportet politike.”-tha Murrizi.

A përbën koalicion Berisha-Meta një projekt të ri politik apo është një taktikë vetëm për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, sipas Gent Malkos, 'Shtëpia e Lirisë' është një pol i tretë.

"Berisha do tentojë të zgjidhi ligjërisht çështjet e PD-së. Dyshoj që do bëhet me LSI dhe të bashkohet në një parti se do bënte një firo të jashtëzakonshme në pjesën e elektoratit që mendon se e merr. Pol në mënyrë të padiskutueshme. Ka filluar të ravijëzohet shumë më herët. PD misionin e saj e ka mbyllur me kohë. Sot po shohim degradimin nga mbajtja me dhunë prej lidershipit. Po ta kishin lënë të lirë, do kishim parë një ringritje të PD-së."-tha Malko.

Analisti Shpëtim Nazarko është i mendimit se bashkëpunimi Berisha-Meta do ketë shumë të papritura rrugës. Ndërsa analisti Fatos Klosi tha se Meta dhe Berisha po bashkëpunojnë vetëm për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

“Baza e dy partive nuk shkojnë me njëra tjetrën. Të dy në pozitë të vështirë. Po bëjnë një bashkëpunim nga kjo pozitë e vështirë. Berisha e ka me Lulin dhe jo me Ramën. Aq sa do fitojnë së bashku, do thotë kontributi është i imi. Situata po i detyron të bashkohen hapur.”-tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Klosi në ‘Repolitix’: Meta ka bërë shkelje të qarta, duhet shkarkuar! Nazarko: Kreu i shtetit ka tejkaluar rolin e tij! Malko: ‘Kushtetuesja’ me ritme të shpejta, Presidenti i përgatitur për çdo vendim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?