127 persona janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 6 persona kanë humbur jetën në të dy spitale COVID. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Tirana paraqet numrin më të lartë të infektimeve e ndjekur nga Kruja dhe Durrësit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
6 persona kanë humbur jetën në dy spitalet Covid, ku 3 qytetarë janë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.
Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve " të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid19. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve."
COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)
Testime totale 44295
Raste pozitive 6016
Raste të shëruara 3155
Raste Aktive 2673
Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1477
Durrës 344
Shkodër 232
Fier 99
Vlorë 97
Kukës 90
Lezhë 86
Korçë 85
Elbasan 53
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 32
Koronavirusi ka prekur edhe spitalin e Beratit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë spital janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 8 raste të reja nga të cilët 5 janë nga bluzat e bardha, më konkretisht infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca. ndërkohë, 3 rastet e tjera është një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës i kaldaje.
Ndërkohë, të infektuar janë konfirmuar dhe në Drejtorinë TatimiTaksave. 1 punonjës është infektuar me COVID së bashku me bashkëshorten e tij, e për pasojë janë karantinuar prej 4 ditësh në banesën e tyre.
Popull idjot, lokalet plot,...
PërgjigjuPo , ka ndikuar, kam kursyer , por nga ana sociale kam merak shkollat ...
Përgjigju