Kanë kaluar 6 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit dhe reflektimi i institucioneve përkatëse për të parandaluar pasojat e një fatkeqësie natyrore nuk është aty ku duhet. Në forumin "Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij", ekspertë dhe pedagogë vunë në dukje domosdoshmërinë për forcim të kulturës së parandalimit dhe menaxhimit të rrezikut.
“Studimi trajton faktorët teknik social edhe institucional që ndikojnë ne riskun sizmik ne Shqipëri duke theksuar nevojën për qasje ndërdisiplinore dhe koordinuar. Sjellin evidenca mbi probabilitetin fizik te infrastruktura e truallit, përfshirë legalizimin e tokës, ndërtime ne murator pa përforcim edhe impaktin te objektet industriale”,- thotë sizmologu Rrapo Ormeni.
Sipas gjetjeve të eksperteve, është rritur ndjeshëm probabiliteti i rrezikut sizmik në vendin tonë.
“Në rastin e Shqipërisë, dua të theksoj se nga 60 tërmete të raportuara, vetëm gjysma kanë ndodhur në shekujt e fundit. Ky fakt tregon se numri i tërmeteve të forta historike që mund të prekin Shqipërinë ndoshta është nënvlerësuar”,- thotë Neritan Shkodrani, Dekan në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Ekspertët nënvizuan se qytetet më të rrezikuara nga tërmetet janë Tirana, Durrësi, Vlora dhe Elbasani.
Komente
