Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë tip ‘ford’ ka përplasur një 70 vjeçar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike në momentin që 70 vjeçari ka qenë duke kaluar me biçikletë është përplasur nga makina. Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.
"Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve"-thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale