‘6000 kg ar, argjend e diamant’/ Çfarë thotë legjenda e Teutës për thesarin që 43-vjeçari po e kërkonte në Kalanë së Tërvolit në Gramsh

15 Janar 2023, 13:48| Përditesimi: 15 Janar 2023, 13:53

  • Share

1673787104_Screenshot10.jpg

Andrea Dervishi shkoi në Kalasë së Tërvolit për të gjetur flori, mirëpo pse pikërisht në këtë zonë? Ka një legjendë që thotë se kur mbretëreshë Teuta po humbiste luftën me Romën u tërhoq në malet mes Gramshit dhe Pogradecit dhe thuhet se aty fshehu thesarin e saj. Arsyeja pse mbretëresha Teuta kaloi andej është se aty kalonte rruga Egnatia që lidhte Elbasanin, me Gramshin dhe Korçën. Ky ka qenë vendi i përzgjedhur për vendosjen e thesarit të mbretëreshës Teuta,i cili përbëhej nga një sasi e konsideruesme ari, argjend dhe stoli me gurë e diamante të çmuar, të cilët u ngarkuan dhe u transportuan nga 40 mushka, sasia e tyre ishte e barabartë në peshë 6000 kg.

Tregohet se një njësi e specializuar ndërtuesish,devijuan rrjedhën e lumit në këtë pjesë e vendosën thesarin. Më pas ata e murosën hyrjen me një mur guri, ku si materiallidhës shërbyen gëlqere, rërë, vezë e lesh të bagëtish. Më pas u ngrit me zhavor e gurë shtrati të lumit përpara se të ridevijohej rrjedha e lumit, duke e bërë të padallueshën këtë vëndfshehje të thesarit.

Thuhet se personat që e dinin vendin e saktë u eleminuan. Kjo është legjenda. Ndër vite nuk kanë munguar kërkimet për thesarin. Mesa duket, edhe Dervishi ka qenë në ndjekje të legjendës së famshme. 


Lajmi kryesor:

Gramsh/ Shkoi të kërkonte flori në Kalanë e Tërvolit, mbetet i bllokuar 43-vjeçari! Shpëtohet pas 18 orësh nga RENEA! Dervishi: S’dola për thesare, por për natyrën


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?