Gramsh/ Shkoi të kërkonte flori në Kalanë e Tërvolit, mbetet i bllokuar 43-vjeçari! Shpëtohet pas 18 orësh nga RENEA! Dervishi: S’dola për thesare, por për natyrën

15 Janar 2023, 08:05| Përditesimi: 15 Janar 2023, 18:00

  • Share

GRAMSH-  Në ndjekje të legjendës, kurrë e provuar, Andrea Dervishi thuhet se shkoi të kërkonte flori, në malet ku buron lumi Shkumbin, mes Gramshit dhe Pogradecit. Bashkë me një shok, 43 vjeçari iu ngjit Malësisë, aty ku dhe ndodhet Kalaja e Tërvolit, një monument kulture, kullë vrojtimi ilire që mendohet që daton nga koha e parë të hekurit.  Përveç periudhës ilire në këtë kala ka gjurmë të kohës romake dhe asaj mesjetare deri në periudhën e përdorimit të armëve të zjarrit.

Kjo hershmëri dhe legjendat se aty mbretëresha Teutë fshehu thesarin, duket se ka joshur shumë njerëz të tjerë para Andrea Dervishit, i cili megjithatë nuk i qëndron kësaj piste dhe rrëfen orët e vështira mes të ftohtit. 43-vjeçari rrëfeu në një intervistë për Report Tv se kishte shkuar atje për të eksploruar natyrën, por kishte mbetur i bllokuar dhe në pamundësi për të dalë kishte njoftuar policinë e cila i erdhi në ndihmë dhe e nxori nga kanionet. Ai thotë se për t’u ngrohur ndezi një zjarr, ndërsa eksperiencën e përshkruan si të frikshme.

Të njëjtës pistë i qëndroi më herët edhe babai i tij. ‘Djali im bashkë me shokët është eksplorues i maleve. Qejfi i tij është aventura.’- tha ai.

Gjatë gjithë natës 43-vjeçari u mbajt në survejim dhe në komunikim nga policët, deri kur RENEA nisi operacionin e shpëtimit mëngjesin e së dielës. Nga ana tjetër shoku i tij ishte ai që njoftoi për atë çka kishte ngjarë. Kur ra errësira, Dervishi e kishte të pamundur të dalë, dhe ndihmë iu kërkua policisë . Plot pas 18 orësh, një ekspert i alpinizmit, pjesëtarë i RENEA-s zbriti 200 m në shpellë dhe shpëtoi 43 vjeçarin. Shëndosh e mirë, nuk dihet nëse Andrea, do të ndjekë më nga pas legjendën e thesarit të Teutës.

Çfarë thotë legjenda?
Ka një legjendë që thotë se kur mbretëreshë Teuta po humbiste luftën me Romën u tërhoq në malet mes Gramshit dhe Pogradecit dhe thuhet se aty fshehu thesarin e saj, i cili përbëhej nga një sasi e konsiderueshme ari, argjend dhe stoli me gurë e diamante të çmuar. Arsyeja pse mbretëresha Teuta kaloi andej është se aty kalonte rruga Egnatia që lidhte Elbasanin, me Gramshin dhe Korçën. Ky thesar, për shkak të peshës prej 6000 kg, u ngarkua dhe u transportua nga 40 mushka.

Ora 15:50
Mbeti i bllokuar 18 orë mes shkëmbinjve në Kalanë e Tërvolit, flet 43-vjeçari: S’po kërkoja monedha, po eksploroja natyrën

Andrea Dervishi, 43-vjeçari i cili u shpëtua sot nga policia pasi mbeti i bllokuar në një shpellë midis shkëmbinjve, në vendin e quajtur ‘Kalaja e Tërvolit’ në Gramsh, thotë se kishte shkuar për eksplorimin e natyrës, jo për të gjetur florinj. Në një intervistë për Report Tv ai tha se zbriti në kanion lehtësisht, po nuk mundi që të dilte nga aty. 43-vjeçari rrëfeu po ashtu se për t’u ngrohur kishte ndezur një zjarr dhe kishte njoftuar policinë dhe se ishte një eksperiencë shumë e frikshme.

‘Më pëlqesh natyra, doja të eksploroja, është vend i bukur e kam parë edhe në TV e shkuam, por ngelëm aty dhe na ndihmoi policia. Zbritëm poshtë, por nuk kishim mundësi që të ngjiteshim sërish lart. Ishte 100 m thellësi pastaj u bllokova, pastaj njoftova policinë. Kam qëndruar me zjarr sepse ishte ftohtë. Erdhi grupi gatshëm dhe zbritëm poshtë. Nuk ka lidhje pwr kwrkim monedhash, njerëzit flasin shumë. Thjesht më pëlqen natyra, tani që e di ishte e frikshme. Por kur e shihje nga tv ngjante diçka e bukur. Falënderoj policinë e Gramshit më kanë ndihmuar jashtë mase. Me zjarr u ngroha, nuk kisha frikë. Duhet ta mendojnë dy herë para së të futen. Kisha vetëm ftohtë nuk kisha probleme. Nuk ma merr mendja se do të shkoj sërish.’- tha ai.

Ora 15:21
Gramsh/ U gjet pas 18 orësh në kanionin e Holtës, flet i ati i 43-vjeçarit: Im bir është aventurier, më ndihmoi Zoti që e gjetëm

 

I ati i Andrea Dervishit i cili u gjet pas 18 orësh i bllokuar në shpellën e Gramshit është shprehur se djali i tij është aventurier.

“Djali im bashkë me shokët është eksplorues i maleve. Qejfi i tij është aventura. Arriti ngeli 300 m në greminë, falë policisë së shtetit, forcave të RENEA që arritën ta shpëtonte. Dua të them që më afër realitetit ishin forcat e RENEA-s, nata ishte shumë e vështirë për mua, me shumë të papritura, por zoti më ndihmoi.”- tha i ati.

Ora 14:26
Terren shumë i vështirë, del VIDEO nga momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh! U nxor nga kanioni i Holtës

 

Del video nga momenti kur shpëtohet 43-vjeçari Andrea Dervishi. Siç mund të shikohet në pamje, terreni ka qenë shumë i vështirë dhe nxjerrja e tij është bërë kanioni i Holtës.

Ora 13:48
‘6000 kg ar, argjend e diamant’/ Çfarë thotë legjenda e Teutës për thesarin që 43-vjeçari po e kërkonte në Kalanë së Tërvolit në Gramsh

1673787104_Screenshot10.jpg

Andrea Dervishi shkoi në Kalasë së Tërvolit për të gjetur flori, mirëpo pse pikërisht në këtë zonë? Ka një legjendë që thotë se kur mbretëreshë Teuta po humbiste luftën me Romën u tërhoq në malet mes Gramshit dhe Pogradecit dhe thuhet se aty fshehu thesarin e saj. Arsyeja pse mbretëresha Teuta kaloi andej është se aty kalonte rruga Egnatia që lidhte Elbasanin, me Gramshin dhe Korçën. Ky ka qenë vendi i përzgjedhur për vendosjen e thesarit të mbretëreshës Teuta,i cili përbëhej nga një sasi e konsideruesme ari, argjend dhe stoli me gurë e diamante të çmuar, të cilët u ngarkuan dhe u transportuan nga 40 mushka, sasia e tyre ishte e barabartë në peshë 6000 kg.

Tregohet se një njësi e specializuar ndërtuesish,devijuan rrjedhën e lumit në këtë pjesë e vendosën thesarin. Më pas ata e murosën hyrjen me një mur guri, ku si materiallidhës shërbyen gëlqere, rërë, vezë e lesh të bagëtish. Më pas u ngrit me zhavor e gurë shtrati të lumit përpara se të ridevijohej rrjedha e lumit, duke e bërë të padallueshën këtë vëndfshehje të thesarit.

Thuhet se personat që e dinin vendin e saktë u eleminuan. Kjo është legjenda. Ndër vite nuk kanë munguar kërkimet për thesarin. Mesa duket, edhe Dervishi ka qenë në ndjekje të legjendës së famshme. 

Ora 12:51
Shkoi të kërkonte flori, por ngeci në shpellë, shpëtohet pas 18 orësh 48-vjeçari në Gramsh

1673783746_1211096077400289032447488678575971175851583n.jpg

Pas 18 orësh, u bë e mundur shpëtimi i Andrea Dervishi dhe u dërgua në spitalin e Gramshit me ambulancë.  Andrea Dervishi u bllokua 200 metër poshtë Kalasë së Tërvolit që dje pasdite rreth orës 18:30. Ai kaloi natën në shpellë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 15/01/2023 15:59

    Hahahahahaha,komedi,thesaret e çobaneve qe slane nje varr mbrapa

    Përgjigju
  • Lali Mali: 15/01/2023 15:08

    O çfar debilësh ma kjo kore toke shikoni se çfar idjoti kërkon thesare e nuk shikon të punoi ose të bëj ndonjë biznes po thot thesare. O Shqiptari shkret që i ka hik menja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?