Policia e Lushnjë ka reaguar një ditë me vonesë për vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani, e cila humbi jetën pasi takoi kryetaren e bashkisë së Lushnjës, teksa po i ankohej se pse e kishin hequr nga lista për ndihmën ekonomike. Sipas policisë ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
‘U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.’- njofton policia.
Lajmi kryesor: