Shkoi në bashkinë Lushnjë për ndihmë ekonomike, vdes në zyrën e kryetares 48-vjeçarja! Sefa: Merrte pagesë KEMP-i, donte mbështetje për babanë

29 Dhjetor 2022, 11:00| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 15:38

  • Share

LUSHNJË- Shpresa Cani nga fshati Çinar i Lushnjës ka ndërruar jetë në zyrën e kryetares së bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, pasi kishte shkuar që të kërkonte ndihmë ekonomike për babanë e saj.

48-vjeçarja, që vuante nga “drepanicitoza”, një sëmundje e rëndë gjaku, prej 15 vitesh bënte transfuzion gjaku dhe trajtohej me pension invaliditeti. Një ditë më parë, mësohet se kishte trokitur në zyrën e informacionit të bashkisë, për të kërkuar ndihmë ekomomike për babanë, ku dhe ka debatuar me punonjësit e bashkisë.

Ngjarja është mësuar paraditen e kësaj të enjte nga burimet spitalore, pasi policia e Lushnjës nuk e ka bërë publike. 48-vjeçarja jetonte vetëm me babanë në fshatin Fiershegan, ku familjarët kanë hapur dyer e mortit. Mes dhimbjes, thanë se vdekja ishte e papritur pasi ditët e fundit kishte pasur shqetësime.

“Do bënte disa letra atje. Kishte shkuar për të bërë letrat e KEMP-it. Vuante nga sëmundja e gjakut nga anemia. Iku bëri punët këtu lau shplau dhe ku thanë vdiq atje ne u habitëm, vdekje e papritur ishte se iku me këmbët e veta dhe erdhi në arkivol”’- u shprehën tezet e 48-vjeçares.

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, përmes një komunikate për mediat hodhi poshtë zërat për debate në bashki. Sipas Sefës, nuk ka pasur asnjë debat me 48-vjeçaren dhe se ajo është dëgjuar në lidhje me kërkesat e saj. Sipas bashkisë është thirrur Drejtoreshën e Shërbimit Social për ta parë si mundësi dhe ranë në dakordësi që kërkesa të shihej në muajin janar. Por në atë moment 48-vjeçarja është ndjerë keq dhe është thirrur menjëherë ambulanca.

“Shtetesja Shpresa Cani deklaroi se jetonte vetëm me babanë dhe kërkoi nga Bashkia që përvec trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundesi për ndihme shtesë për të dhe babain. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq”.- shkroi Sefa.

Pas publikimit të lajmit të media, Policia e Lushnjës njoftoi se 48-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ora 13:36
Vdekja e 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjës pasi i hoqën asistencën, Korreshi: Mjerim, a mund të ketë Vit të Ri pas kësaj?!

1671641517_Screenshot1.jpg

Pas lajmit të rëndë ku një 60-vjeçare ka humbur jetën në ambientet e bashkisë së Lushnjës pas debatit që ka pasur me punonjësit e bashkisë pasi i kishin hequr asistencën sociale, si dhe takimit me kryebashkiaken, ka reaguar deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Deputeti i Lushnjës ka ngushëlluar familjarët e të ndjerës, ndërsa shprehet se kjo është “kartolina” më e shëmtuar në këtë prag Viti të Ri.

“A mund te këtë me vit te ri pas kësaj ?? A ka kartoline me te shëmtuar se kjo?? Trishtim! Sado ta zbukuroni qytetin ky është realiteti.  Shikoni neper dyqane artikulli qe është shitur me shume janë kofshat e pulës ato qe kushtojnë 300 leke kilogrami. Nuk kane mundësi te blejnë gjel deti e ta festojnë tradicionalisht. Kjo është panorama e qeverisjes.

Mjerim! Familje pafund ne nevoje qe jane drejtuar dëshpërim ishte ne dyert e bamirësve privat qe edhe ketë jeni munduar me fotot tuaja ta shtetezoni. Dyer shtetërore te mbyllura! Arroganc! Ngushëllime familjes se te ndjerës”, shkruan ai.

Ora 13:02
Vdekja e 48 vjeçares brenda bashkisë së Lushnjës, Berisha: Debatoi me bashkëshorten e deputetit socialist, policët e nxorrën jashtë me dhunë

1672005020_fsdsdfsd.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha deklaron se 48 vjeçarja Shpresa Cani që vdiq ditën e djeshme brenda ambienteve të bashkisë Lushnjë, kishte patur një debat me drejtoreshën e ndihmës ekonomike e cila sipas tij është bashkëshortja e deputetit socialist, Bujar Çela.

Ai shtoi se pas debatit me Anila Çelën, 48 vjeçarja kishte tentuar të shkonte në zyrën e kryebashkiakes, Eriselda Sefa por u nxorr me dhunë jashtë nga policia bashkiake dhe më pas ndërroi jetë.

“Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore”- shkruan Berisha në reagimin e tij.

Ora 12:53
Vdekja e 48-vjeçares në ambientet e Bashkisë, Eriselda Sefa: Merrte KEMP, kërkoi ndihmë shtesë për babanë, gjatë takimit u ndje keq dhe njoftuam ambulancën

1643746670_1642767302EriseldaSefa1068x600.jpg

Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e bashkisë. Sipas Bashkisë së Lushnjës, 48-vjeçares nuk i është ndërprerë ndihmë ekonomike, por ajo trajtohet me KEMP, një pagesë prej  11 915 lekë në muaj.

Bashkia pretendon se 46-vjeçarja ka shkuar për t’i kërkuar që të gjendje një mundësi dhe të mbështetej financiarisht edhe babai i saj. Në atë moment, Bashkia thotë se ëshët thirrur Drejtoreshën e Shërbimit Social për ta oarë si mundësi dhe ranë në dakordësi për kërkesa të shihej në muajin janar. Sipas Bashkisë, në atë moment 48-vjeçarja është ndjerë keq dhe është thirrur menjehërë ambulanca.

“Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares se Bashkisë Eriselda Sefa nisur nga informacioni jo i verifikuar dhe abuziv i shpërndarë në media lidhur me ndarjen nga jeta të shtetases Shpresa Cani, 48 vjeçe, banuese në Çanakaj të Njësisë Fiershegan, dëshiron të sqarojë opinionin publik, duke i shprehur fillimisht ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani. Sa i përket ngjarjes, sqarojmë se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyrës së Informacionit është paraqitur shtetesja Shpresa Cani e cila kërkoi takim me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa.

Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkisë priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirë që nga viti 2007 në kategorinë PAK si Invalide e plotë nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (sëmundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë. Shtetesja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përveç trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundësi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.

Pasi dëgjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa thërriti Drejtoreshën e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmës shtesë nga buxheti bashkiak, përveç pagesës së invaliditetit. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq. Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu. Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambientet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak çaste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë.

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgënjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abuzive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes.  Në ambientet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të Bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihmë shtesë për të interesuarën. Sqarojmë gjithashtu që Zonja Cani është trajtuar me ndihma emergjente sipas programeve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Sjellim në vëmendje të mediave dhe të opinionit publik se e ndjera Shpresa Cani nuk ka qënë e trajtuar me ndihme ekonomike (sikurse publikuan disa media) pasi ajo trajtohej me pension invaliditeti! Përsa më sipër, duke shprehur keqardhje mbi dezinformimin mbi ngjarjen, lutemi që mediat të jene serioze dhe të mos abuzojnë me informacionin e publikuar, aq më tepër që përpara publikimit të lajmeve nuk ka pasur asnjë kontakt për të dëgjuar zyrtarisht reagimin e Bashkisë për këtë ngjarje”, thuhet në reagim.

Ora 12:35
Vdiq në bashkinë e Lushnjës, flasin tezet e 48-vjeçares: Lau shpëlau e iku me këmbë e dorë! Ishte për letrat e KEMP-it

 

Familjarët e të ndjerës Shpresa Cani, e cila vdiq në ambientet e bashkisë Lushnjë, kanë thënë për Report Tv se 48-vjeçarja ka shkuar në bashki për të bërë letrat e KEMP-it

‘Jam tezja. Do bënte disa letra atje. Kishte shkuar për të bërë letrat e KEMP-it. Vuante nga sëmundja e gjakut nga anemia. Iku bëri punët këtu lau shplau dhe ku thanë vdiq atje ne u habitëm, vdekje e papritur ishte.’- u shprehën tezet e 48-vjeçares.

 

Ora 11:56
Vdiq në ambientet e bashkisë Lushnjë, kush është 48-vjeçarja që po kërkonte llogari pse i hoqën ndihmën ekonomike

1672311260_finalprojekt.00033701.Still006.jpg

Shpresa Cani është 48-vjeçarja që ka ndërruar jetë dje në ambientet e bashkisë Lushnjë pasi kishte shkuar të kërkonte llogari se pse i kanë hequr ndihmën ekonomike. Sipas policisë ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por megjithatë pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar edhe shkakun e vdekjes së saj.

Ora 11:28
48-vjeçarja ndërroi jetë në ambientet e bashkisë Lushnjë, policia reagon një ditë me vonesë

Policia e Lushnjë ka reaguar një ditë me vonesë për vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani, e cila humbi jetën pasi takoi kryetaren e bashkisë së Lushnjës, teksa po i ankohej se pse e kishin hequr nga lista për ndihmën ekonomike. Sipas policisë ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

‘U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.’- njofton policia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2022 01:52

    /KACI/,Zvicra,Gjermania,Norvegjia,mund te kerkojne nje mal me letra,por aplikantet nuk kane nevoje te ankohen te kryebashkiaku per te drejta.Dhe pensionistet e kushdo tjeter qe eshte me te vertete ne nevoje, ka te drejte qe c'ke me te ,te kerkojne nga shteti,sepse nje shtet qe harxhon para per drone e satelite e per qira anijesh per prodhim energjie,sigurisht qe ka mjaftueshem dhe per nevojtaret.

    Përgjigju
  • KAÇI TARAÇI: 30/12/2022 10:02

    O Iris o zhe i e ksaj kore Toke po pse çfar fai ka bashkia se e ndjera donte lek dhe për babain e bashkia tia plotësonte dëshirën se kshu thua ti. Po të gjith duan lek se ke pensjonist që kan punuar gjith jetën e marin pak pensjon se aq e kan pas rogën e të gjith kta pensjonist të shkojn e të kërkoin lek e qeveria tja plotësoi kërkesën. A e kupton ti o Iris sa idjote je ? ? ? Se Shqiptarët e kan kuptuar shum keq demokracin tna japi shteti thon për çdo gjë. Në një koh që shtete si : Zvicra, Gjermania, Norvegjia duan një mal me öetra që të japin ndihm socjale e kto shtete jan shtetet numur 1 në Bot. Kurse ti thua që bashkia ti japi lek pa fund se kshu e mendon ti o Irisi komplet debile.

    Përgjigju
  • Iris: 30/12/2022 02:56

    Para disa ditesh ishte greva e urise se invalideve qe iu hoq ndihma sanitare,tani kjo zonje humb jeten per arsye shendetsore,pasi ka shkuar te ankohet ne bashki.Tani bashkia mund te thote cfare te doje,/ndihma ju miratua,pranvera vjen me lule dhe te gjithe jemi te lumtur e te gezuar/e te tjera si keto,por fakti eshte fakt:Perse e ndjera ishte e detyruar te shkonte deri te kryetarja e bashkise,kur kete gje duhet t'ia kishin zgjidhur zyrtaret perkates te nivelit me te ulet?!

    Përgjigju
  • Klodi: 29/12/2022 20:21

    Mjerim,mjerim,vetem mjerim dhe kjo qeveri vazhdon tu heqi edhe ato pak lek fukarenjve.Turp....vazhdoni ti votoni prap

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/12/2022 20:12

    Është vrarë nga policia fashiste bashkiake me gjunjë në qafën e asaj të mjere…!!!

    Përgjigju
  • zari: 29/12/2022 16:14

    kjo esgte qveria socialiste...ta gezoni....

    Përgjigju
  • grigor: 29/12/2022 14:38

    Kohet e fundit ka dale shum ne pa qe jane hequr asistencat shendetesore per shume fukarenj kjo duhet te behet problem deri ne ndjekje penale dhe tu ipet e drejta kujt i takon por ata qe kane vepruar gabim duhen penalizuar se keshtu marin vesh burokraret e ndyre.

    Përgjigju
  • Vasili: 29/12/2022 14:02

    Te shkosh ne zyrat e shtetit eshte nje stres i papare,nuk te zgjidhin asnje lloj pune po nuk ju dhe para,nje administrate kafshe,pa edukate,pa kulture,ajo paska vdek nga stresi

    Përgjigju
  • BABULI TA Nguli: 29/12/2022 13:07

    O QENI ARBËROR po mëso Shqip mor spiuni Sërbit se në Shqip nuk ekziston fjala shkjau. NGA çili fjalor e ke nxjer ti ktë fjal nga babai sërb Apo nga mamaja kosovarët që është martuar me sërb.

    Përgjigju
    • Riku: 29/12/2022 15:40

      O material genetik turk.. ndonje llaf per ngjarjen ke apo te shau liderin suprem.. bo bo sa e zymte eshte e kaluara e tashmja ketij vendi... me idiote qe ngaterrojne tifozllekun e futbollit me ate te jetes ka shume mundesi dhe e ardhmja

  • Arben: 29/12/2022 12:58

    I paska ardhur ora asaj dhe nuk ka rendesi se paska qene ne takim me kryetaren e bashkise apo jo. Kurse per ata qe mendojne se shteti ka faj, te kujtojne periudhen e Saliut, periudhen me te zeze per Shqiperine, historikisht! Gerdeci apo 21 janari, nuk duhet te na lejojne kurrsesi te humbim besimin sadopak te qeverisja e PS!

    Përgjigju
  • fuat: 29/12/2022 12:41

    A ka turp me te madh, kjo eshte kafsheri dhe prokuroria duhet ti penalizoi.

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/12/2022 12:26

    Ore a ështé 60 apo 48 vjeçare, o shtet o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar o mjeran o mjerim o TË verbuar qofshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?