Vdekja e 48 vjeçares brenda bashkisë së Lushnjës, Berisha: Debatoi me bashkëshorten e deputetit socialist, policët e nxorrën jashtë me dhunë

29 Dhjetor 2022, 13:02| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 13:04

  • Share

1672005020_fsdsdfsd.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha deklaron se 48 vjeçarja Shpresa Cani që vdiq ditën e djeshme brenda ambienteve të bashkisë Lushnjë, kishte patur një debat me drejtoreshën e ndihmës ekonomike e cila sipas tij është bashkëshortja e deputetit socialist, Bujar Çela.

Ai shtoi se pas debatit me Anila Çelën, 48 vjeçarja kishte tentuar të shkonte në zyrën e kryebashkiakes, Eriselda Sefa por u nxorr me dhunë jashtë nga policia bashkiake dhe më pas ndërroi jetë.

“Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore”- shkruan Berisha në reagimin e tij.


Lajmi kryesor:

Shkoi në bashkinë Lushnjë për ndihmë ekonomike, vdes në zyrën e kryetares 48-vjeçarja! Sefa: Merrte pagesë KEMP-i, donte mbështetje për babanë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?