Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

62 familje në Klos bllokuar nga dëbora prej 7 ditësh, banorët: Po na mbarojnë ushqimet

13 Janar 2019, 11:56| Përditesimi: 13 Janar 2019, 13:12

  • Share

Moti i keq që përfshiu vendin tonë gjatë ditëve të fundit ka sjellë reshjet të dendura dëbore në shumë zona të vendit. Kjo ka bërë që shumë rrugë të bllokohen, duke pamundësuar qarkullimin e mjeteve. 62 familje në njësinë Xibër të bashkisë Klos janë bllokuar.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi po iu përfundojnë ushqimet. Gazetari i Report Tv, Artan Rizvani bën me dije se në Dibër një 50-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, pasi sipas familjarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Sakaq, moti i keq, ka lënë të bllokuar 8 mësuesë në Dukagjin të cilët do të transportohen nga helikopteri i Forcës Ajrore pas apelit të ngritur në Report Tv.(Lexo këtu).

ARRSH raportoi sot për situatën e qarkullimit në të gjithë vendin. Sipas ARRSH situata është normalizuar dhe se problematike vazhdon të jetë gjendja në disa njësi administrative në Kukës. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?