20 banorë të fshatit Shumbat në Dibër janë detyruar këtë fundjavë që të organizohen me lopata e të hapin dhe pastrojnë 3 km rrugë nga dëbora, për të mundësuar për në spital transportin me furgon të 4 të sëmurëve.
Banorët kanë treguar se fadroma ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetra metra, e më pas është kthyer.
Situata është e njëjtë edhe në fshatrat e tjerë të njësisë Sllovë. Edhe në Dipjakë banorët kanë dalë të hapin vetë rrugë, që deri më tani rezultojnë të pakalueshme nga masa e dëborës.
Banorët e këtyre fshatrave janë vizituar nga deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, i cili ka kërkuar nga institucionet vendore e qendrore të ndërhyjnë urgjent në hapjen e rrugës, si dhe të ndihmojnë me ushqime për këta banorë.
Banorët e fshatit Shumbat, të mobilizuar për hapjen dhe pastrimin e rrugës nga dëbora
Komente
