Pamje prane spitalit Infektiv dhe mësuesi Gëzim Muskaj

Bien lehtë infektimet/ 637 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID në 24 orët e fundit! Humb betejën mësuesi nga Fieri, 403 pacientë të shtruar e 11 të intubuar

16 Dhjetor 2020, 16:31| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 22:57

  • Share

505 të shëruar, 637 raste të reja dhe 12 humbje jete! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë.

Në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën 12 qytetarë në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar  nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç.

Janë kryer 2657 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 rste në Pogradec dhe Korçë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kuçovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve "të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes".

"Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", vijon apelin ministria.

COVID-19 – Statistika (16 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         637

Të shëruar ne 24 orë      505

Të shtruar në spitale      403

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2657

Testime totale          229.152

Raste pozitive            50.637

Raste të shëruara     26.381

Raste Aktive             23.216

Humbje jete              1040

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12421

Fier  1739

Durrës  1387

Shkodër    1241

Vlorë      1141

Korçë     1097

Elbasan  974

Berat  914

Lezhë  930

Gjirokastër  537

Kukës  452

Dibër  383

Ora 22:33
I infektuar me COVID, humb betejën mësuesi në Fier

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Fierit mbrëmjen e sotme.

Ka ndërruar jetë Gëzim Muskaj, ish-mësuesi i Edukimit Fizi i cili ishte i infektuar me COVID. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije përmes një njoftimi publik shkolla “Petro Sota”, e cila ka vënë në pah dhe vlerat që mbante mësuesi.

“Sot ne humbëm një mik, shok,një ish- koleg, një ish- mësues të nderuar dhe të respektuar, ndërsa familja Muskaj të shtrenjtin e tyre;Gëzim Muskaj! Ai do t’i mungojë familjes së tij, do t’i mungojë kolegëve, sepse vlerat dhe emri i tij ,janë të pazëvendësueshëm dhe ne të gjithë do ta kujtojmë plot respekt! I paharruar qoftë kujtimi dhe emri i tij! U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?