Dr. Sulejman Peza dhe spitali Infektiv

653 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID, humb betejën mjeku veterinar! 24 vjeçari hidhet nga kati i 3-të i laboratorit të spitalit të Elbasanit, kalon rrezikun për jetën

14 Mars 2021, 17:48| Përditesimi: 14 Mars 2021, 21:34

  • Share

Këtë të dielë janë raportuar 653 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVD. Ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat kanë qenë të moshave 54-82 vjeç. Pavarësisht përpjekjeve mjeku veteriner, intelektuali dr. Sulejman Peza humbi betejën me COVID në moshën 75-vjeçare. Ai ishte një figurë mjaft e njohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm. Për kontributin e tij në fushën e veterinarisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me disa tituj një prej të cilëve është “Personalitet i Shekullit XX”.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", raporton ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3119 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 653 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në Fier, Sarandë, 20 raste në Shkodër, 16 raste në Gjirokastër, Tepelenë, 14 raste në Skrapar, 12 raste në Lushnje, Librazhd, 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Kurbin, Pogradec, 7 raste në Elbasan, Kavajë, 6 raste në Devoll, Përmet, Kolonjë, Kuçovê, 4 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Vau Dejës, Bulqizë, Peqin, 3 raste në Krujë, Pukë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Vorë, 2 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, 1 rast në Has, Belsh, Dibër, Prrenjas, Shijak, Maliq, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë".

Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital", thotë ministria.

Statistika (14 Mars 2021)

Raste të reja ditore        653

Të shëruar në 24 orë     662

Të shtruar në spitale      501

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                 3119

Testime totale          511,075

Raste pozitive           117,474

Raste të shëruara       80,483

Raste Aktive                34,946

Humbje jete                2045

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23290

Fier        2572

Vlorë       1614

Durrës    1640

Shkodër   1337

Gjirokastër 1224

Korçë    912

Elbasan 565 

Lezhë      744

Berat       385

Dibër    352

Kukës    311

Ora 18:11
I ikën të atit nga duart, 24 vjeçari me COVID hidhet nga kati i 3-të i laboratorit të spitalit të Elbasanit, u frikësua nga përgjigjia e tamponit

Një 24 vjeçar i cili ishte infektuar me COVID është hedhur nga kati i 3 i laboratorit të spitalit të Elbasanit. 24 vjeçari është transportuar menjeherë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po i bëhen kontrollet e nevojshme. Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit 24 vjeçari është paraqitur në spital me babanë e tij. Ndërsa kanë hanë hyrë në godinën e analizava, në mënyre të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.

Babai ka treguar se djali kishte bërë tamponin e COVID në një klinikë private. Pasi ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të metejshme, babai thotë se djali ishte trembur pas përgjigjes.

Ky nuk është rasti i parë që përsona të infektuar me COVID hidhen nga dritaret e spitaleve për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) në 1 nëntor 2020 e për pasojë ka ndërruar jetë. Edhe 3 raste të tjera janë shënuar më parë në këtë spital.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali. Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme

Ora 09:37
E trishtë, humb betejën me COVID-19 mjeku i njohur veterinar, i vlerësuar me çmimin ‘Njeriu i Shekullit XX’ nga Instituti Amerikan i Biografive

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe familjarëve, mjeku veteriner, personaliteti i njohur, intelektuali dr. Sulejman Peza humbi betejën me COVID dhe ndërroi jetën në moshën 75-vjeçare. Ai ishte një figurë mjaft e njohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm.  

Për kontributet e pazëvendësueshme që ka dhënë në mjaft aspekte, ai është vlerësuar me çmime, tituj e medalje brenda e jashtë vendit.

Veprimtaria e tij është mjaft e gjerë dhe komplekse në lëmi të ndryshme. Për kontributet e pazëvendësueshme që ka dhënë në mjaft aspekte, ai është vlerësuar me çmime, tituj e medalje brenda e jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti ai mori edhe titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”.

Dr Sulejman Peza për kontributin e tij në fushën e veterinarisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me qendër në Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt “Personalitet i Shekullit XX”, “Personalitet publik Ndërkombëtar”. Ky institut e ka vlerësuar me medaljen e artë dhe i ka dhënë dy herë titullin honorifik Guvernator, drejtor i institutit amerikan për Evropën.

 

Komento

Komente

  • Iris: 15/03/2021 01:36

    Nuk i kuptoj keta njerez,dalin me Covid dhe u duket fundi i botes dhe duan te vetvriten.Une dhe miliona te tjere punojme ne frontline,perballemi me qindra njerez ne dite,rrezikojme veten e familjen,shume nga ne jane infektuar,shume nga ne edhe kane vdekur.Puna qe kemi zgjedhur na jep kenaqesi se punojme me njerez,por ama nga ana tjeter eshte e rrezikshme.Puna ne frontline ndryshe nga njerezit ne rruge,nuk te mundeson t'a evitosh per te ruajtur veten dhe familjen,nuk mund te zgjedhesh.Qe kur filloi pandemia,kemi qene te detyruar te ruajme qetesine e brendshme dhe te jashtme.E kemi trajtuar veten sikur po luanim /ruleten ruse/,dhe kemi zgjedhur te vazhdojme cdo dite,duke i dhene kurajo vetes dhe te tjereve.Por kjo eshte puna dhe detyra jone.Kete gje duhet t'ia kerkoje vetes ky djalosh e shume si ai:ruani veten dhe familjen,pavaresisht nese infektoheni ose jo,mbani maskat e mbahini sic duhet,mos mendoni se jeni superman,te paprekshem dhe mbi te gjitha ruani qetesine,mos u trembni,mendoheni veten sikur cdo dite po shkoni ne nje fushe beteje te vertete per te luftuar,mendojeni veten qe qellimi juaj i vetem eshte te mbijetoni,te mos trembeni,te mos ju mbuloje tmerri e fatalizmi.Mendoni vetem te fitoni mbi virusin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?