Një 24 vjeçar i cili ishte infektuar me COVID është hedhur nga kati i 3 i laboratorit të spitalit të Elbasanit. 24 vjeçari është transportuar menjeherë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po i bëhen kontrollet e nevojshme. Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit 24 vjeçari është paraqitur në spital me babanë e tij. Ndërsa kanë hanë hyrë në godinën e analizava, në mënyre të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.
Babai ka treguar se djali kishte bërë tamponin e COVID në një klinikë private. Pasi ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të metejshme, babai thotë se djali ishte trembur pas përgjigjes.
Ky nuk është rasti i parë që përsona të infektuar me COVID hidhen nga dritaret e spitaleve për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Një 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) në 1 nëntor 2020 e për pasojë ka ndërruar jetë. Edhe 3 raste të tjera janë shënuar më parë në këtë spital.
Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali. Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme
24 vjeçari që është hedhur nga kati i tretë i godinës së analizave në spitalin rajonal të Elbasanit është në gjendje të qëndrueshme. Ai është nën kujdesin e mjekëve dhe po i bëhen kontrollet e nevojshme.
Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit 24 vjeçari është paraqitur në spital me babain e tij. Pasi kanë hyre në godinën e analizava në mënyre të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.
Babai ka treguar se djali kishte bërë tamponin e COVID në një klinikë private. Pasi ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të metejshme, babai ka treguar se djali ishte trembur pas përgjigjes.
Lajmi kryesor: