Foto ilustruese

678 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

21 Janar 2021, 16:31| Përditesimi: 21 Janar 2021, 21:07

  • Share

TIRANË- Kjo e enjte ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve me COVID-19 në vendin tonë. Referuar njoftimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se si rezultat i 3088 testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 678 persona. Fatkeqësisht betejën me këtë virus e kanë humbur 5 qytetar.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen”, thuhet në njoftim.

Një rritje të lehtë ka pasur edhe shtrimet në spitalet COVID.

“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, bën me dije ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)
Raste të reja ditore 678
Të shëruar në 24 orë 457
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë  5
Testime ditore 3088

Testime totale 324,460
Raste pozitive 69,916
Raste të shëruara  42,426
Raste Aktive 26,194
Humbje jete 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15302
Fier 1944
Durrës 1478
Shkodër 1341
Elbasan 1082
Vlorë  1026
Lezhë 961
Korçë 888
Berat 799
Gjirokastër 502
Dibër 486
Kukës 385 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.

Ora 21:02
Rastet ditore me COVID në Berat/ Të infektuar nxënës, mësues dhe punonjësja e burgut

1611259482_autoResizedCOVIDtest1605791078.jpeg

Rastet me COVID-19 në shkollat po rriten çdo ditë edhe në Beratit.

Mes rasteve të të infektuarve të raportuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë në Berat, janë mësues, nxënës, 1 punonjëse sociale në IEPV Berat dhe një shitëse.

Rastet e raportuara sot:

-1 punonjëse sociale në IEPV Berat.

-2 mësuese në shkollën 9-vjeçare "Koço Brisku" në fshatin Lapardha.

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat.

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Samaticë.

-1 nxënës në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori" në Berat.

-1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare "Sali Gjuka" në Urë-Vajgurore.

-1 shitëse në një dyqan ushqimor.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PEQINSI: 21/01/2021 16:53

    A JAN TU U RRIT PRAP ASI? A O VERSJON 2.0 KY?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?