70 vjeçari i cili u arrestua si autori i vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës, pasditen e sotme në Laknas të Tiranës, e ka kryer krimin me një pistoletë.
Policia informoi se Maliq Marku u arrestua në flagrance ndërsa i është sekuestruar dhe pistoleta arma e përdorur gjatë krimit.
Report Tv dhe shqiptarja.com sjell dhe pamjet e para nga vendi ku ndodhi vrasja.
Lajmi kryesor:
Kamëz/ U kthye para 1 jave nga Anglia, 70 vjeçari vret me katër plumba fqinjin për kanalin e ujërave të zeza! Plagos tjetrin! Report Tv sjell pamje (EMRAT-VIDEO)
S.G//ReportTv.al