Kamëz/ U kthye para 1 jave nga Anglia, 70 vjeçari vret me katër plumba fqinjin për kanalin e ujërave të zeza! Plagos tjetrin! Report Tv sjell pamje (EMRAT-VIDEO)

30 Nëntor 2023, 14:58| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 22:58

  • Share

KAMËZ- Një person u vra me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasditen e sotme (30 nëntor) pas një konflikti mes komshinjve në Laknas për kanalin e ujërave të zeza.

70 vjeçari Maliq Marku me origjinë nga Dibra vrau duke e qëlluar katër herë me pistoletë fqinjin e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, Besim Keqa në rrugën "Fatos Shupi", të dy nga Hasi. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një konflikti për shkak të një kanali të ujërave të zeza që ndodhet në rrugën "Fatos Shupi" ku dhe banojnë tre fqinjët.

Si ndodhi vrasja

Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë shtetit dhe nuk i është dashur. Gazetari Sokol Dema raporton se pasi është kthyer një javë më parë nga Anglia, Maliq Marku ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin e ujërave të zeza. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët kanë shkuar sot për t'i thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër, pas debatit mes tyre, 70 vjeçari ka marrë pistoletën në banesë dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur në derë të shtëpisë së tij njërin prej fqinjëve.

Shefqet Hasa i cili ndërroi jetë ka marrë katër plumba, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri. Në momentin e të shtënave, në afërsi të lagjes ka qenë polici i zonës i cili pasi ka dëgjuar krismat është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, të cilin e ka marrë me makinë. Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Pas krimit autori Maliq Marku ka hyrë në banesë por kur kanë shkuar efektivët për ta arrestuar fillimisht ka bërë rezistencë për t'u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. 

1701365509_maliqmarkushefqethasa.jpg

Autori Maliq Marku dhe viktima Shefqet Hasa

Ora 22:40
U vra nga fqinji në Laknas, 55 vjeçari Shefqet Hasa punonte shofer i transportit publik në Tiranë

1701380734_stavrooooo.JPG

55 vjeçari Shefqet Hasa që u vra gjatë sherrit për kanalizimet e ujërave të zeza nga fqinji i tij Maliq Marku 70 vjeç punonte si shofer në transportin publik në Tiranë, konkretisht në linjën urbane Tiranë-Kamëz.

Ora 18:31
Njërin fqinj e vrau tjetrin e plagosi, del fotoja e autorit të krimit në Laknas

1701365607_maliqmarku.jpg

Ky është 70 vjeçari Maliq Marku që vrau me armë zjarri fqinjin e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën "Fatos Shupi" në Laknas pas një konflikti për kanalizimin e ujërave të zeza.

    Ora 17:01
    'E vrava për punë kanali', çfarë tha autori pas krimit në Laknas

     

    "E vrava për punë kanali". Kështu ka thënë në deklarimet e para 70 vjeçari Maliq Marku pasi ka vrarë fqinnjin e tij Shefqet Hasa dhe ka plagosur Besim Keçën pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza në Laknas të bashkisë Kamëz.

    Ora 16:48
    Vrasja në Laknas, viktima u qëllua me 4 plumba, i plagosuri me plumb në bark e këmbë! Autori bëri rezistencë! Para arrestimit, hodhi pistoletën në bahçe

    1701356196_Screenshot1.jpg

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe një të plagosur në Laknas. 4 plumba ka marrë viktima Shefqet Hasa, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri Besim Keça. Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë polici i zonës, i cili e ka dëgjuar dhe më pas është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, e ka vendosur në makinë.

    Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Ka hyrë në banesë dhe brenda autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t'u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. Në deklarimet e para ka thënë se e vrava për punë kanali.

    Ora 16:42
    Dinamika e vrasjes në Laknas! Fqinjët s'pranuan të lidhte banesën me kanalin e ujërave të zeza që ndërtuan vetë, autori i kthyer para 1 jave nga Anglia nxorri armën

    Report Tv ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në Laknas. 70-vjeçari Maliq Marku, me origjinë nga Dibra që ka qëlluar me armë dhe ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe ka plagosur 50-vjeçarin Besim Keqa, ishte kthyer një javë më parë nga jashtë shtetit.

    Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur. Pas kthimit nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër 70 vjeçari ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt fqinjëve duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre me katër plumba.

    Ora 16:34
    Kamëz/ U vra pas sherrit për kanalizimin e ujërave të zeza, viktima ndërroi jetë në derë të autorit (Video)

     

    Kamëz- Report Tv ka shkuar pranë vendit të ngjarjes në Laknas ku mbeti i vrarë 55 vjeçari Shefqet Hasa, nga fqinji i tij 70-vjeç pas sherrit të ndodhur për kanalizimin e ujërave të zeza. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se pasi u qëllua me pistoletë pa leje nga 70 vjeçari viktima ndërroi jetë në derë të shtëpisë së autorit.

    Ora 16:16
    Kamëz/ U vra nga fqinji pas sherrit për kanalizimin e ujërave të zeza, del fotoja e viktimës në Laknas

    1701358133_Screenshot4.jpg

    Ky është 55 vjeçari Shefqet Hasa që u vra me pistoletë në Laknas nga fqinji 70 vjeçar Maliq Marku pas një sherri që nisi për kanalizimin e ujërave të zeza.

    Ora 16:02
    Tiranë/ Vrau fqinjin, autori u arrestua në banesë! Shefi i komisariatit: Shkak kanalizimi i ujërave të zeza, armën e kishte pa leje

     

    Shefi i komisariatit numër.5 Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur sot në Laknas ku mbeti viktimë Shefqet Hasa. Ai thotë se autori është arrestuar në banesë ndërsa shkak i sherrit që çoi deri në vrasje ka qenë një kanalizim i ujërave të zeza. Besim Keça i cili mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    “Autori i ngjarjes Maliq Marku u arrestua në banesën e tij si dhe është bërë dokumentimi i të gjithë ngjarjes. Rezulton që janë dy të dëmtuar. Shefqet Hasa që ka ndërruar jetë dhe Besim Keça që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Çiften e kishte pa leje, u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Shkak për sherrin bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza", tha Torba.

    Ora 15:54
    Vrasja në Kamëz, autori me dy fqinjët ishin konfliktuar edhe më parë! Shkak një kanal në afërsi të banesave

    Report Tv zbardh detaje të tjera nga vrasja e 55 vjeçarit dhe plagosja e një tjetri nga fqinji 70 vjeçar në Laknas të Kamzës. Gazetari Sokol Dema nga vendngjarja raporton se shkak është bërë një kanal në afërsi të banesave. Për këtë çështje tre fqinjët janë konfliktuar edhe më parë, por sot fatkeqësisht sherri agravoi dhe 70 vjeçari Maliq Marku u fut në shtëpi mori armën dhe qëlloi në drejtim të Besim Keçës dhe Shefqet Hasës i cili mbeti i vdekur në vend.

    Ora 15:37
    70 vjeçari vrau fqinjin me pistoletë për çështje pronash, pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi në Tiranë

     

    70 vjeçari i cili u arrestua si autori i vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës, pasditen e sotme në Laknas të Tiranës, e ka kryer krimin me një pistoletë.

    Policia informoi se Maliq Marku u arrestua në flagrance ndërsa i është sekuestruar dhe pistoleta arma e përdorur gjatë krimit.

    Report Tv dhe shqiptarja.com sjell dhe pamjet e para nga vendi ku ndodhi vrasja.

    Ora 15:04
    Vrasja në Laknas të Tiranës, ja çfarë thotë policia

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Laknas të Tiranës. Nga të dhënat e para flitet për një person të vrarë dhe një të plagosur.

    Kamëz/Informacion paraprak

    Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

    Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    S.G//ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Ka shtet: 01/12/2023 10:04

      Kjo eshte politika jone 33 vjecare me tokat e xanme dhe me te fortet e lagjeve qe zaptojne cte duan dhe legalizojne cte duan!Kur nuk funksjonojn institucionet shteterore si prsh Bashkia je kete rast qe lejon njerezit te derdhin ujrat e zeza tek shtepia e komshiut dhe ne fund pasi vriten mundohen te gjejne Fajtorin ku ata vete kurre nuk jane.Turp ku e katandisen kete shoqeri Nje grup prej 140 Hajdutesh 33 vjecarsa…

      Përgjigju
    • shqiptar i vertete: 01/12/2023 09:19

      Falënderoni trafikantet bullgar e gollobordas, qe u pajisen me pasaporta duke paguar 10 mije euro per nje pashaporte,se shteti ka rregulla per te dhene pashaporta. Moret pashaporta per grate se pleqte i keni lene te vdesin vetem.Keni shansin mos te martoheni me plakat angleze,por te martoheni me llumin e grave shqiptare,se s'u jepte shqiptari ndershëm cupa ju per gra. sa per halete qe u bete shqiptareve mire bete, se per vete ju shtepine e kishit hale,dhe droga nuk te njeh,je shqiptar a shqiptar i asimiluar ne bullgar.

      Përgjigju
      • Mustafa qemal ataturku: 01/12/2023 11:22

        Nuk e kuptoj kete urrejtje per gollobordasit ?! Clidhje ka lajmi me Golloborden dhe punetoret e shquar gollobordas ? Gollobordasit i kane mare pashaportat me dekret nga presidenti bullgarise dhe jo duke ndryshuar emrin nga hamdi ne jorgo ? Apo duke u martuar me plaka ne EU dhe nderkohe kane lene grate ketu me 5 femije .

    • edi: 01/12/2023 09:12

      Besoj se90% e komentuesve jane tiranas te sjelle nga Enveri. Levizja e njerezve nga nje vend ne tjetrin eshte e lire por duhet te jete e kontrolluar. Per mendimin tim faji ne kete mes eshte i bashkise sepse eshte bashkija qe duhet te merret me keto pune dhe jo çdo njeri te beje nje kanal per ujerat e zeza apo te bardha kur per keto i paguan taksat bashkise !

      Përgjigju
    • Linda: 01/12/2023 06:13

      Ne qeverisjen e Sali Berishes u hapen depot e armeve akoma dhe sot familjet jane te armatosura duhet urgjentisht nje aksion i madh ne te gjithe vendin per mbledhjen e armeve!Berisha i grabiti dhe i shperndau pronat ne qender te Tiranes te anetaret e partis demokratike dhe ne tokat bujqsore rreth Tiranes solli gjithe Dibren,Kukesin dhe Tropojen ku i lejoi te ndertonin pa planimetri pa tapi tokash pa arkitektur dhe sot ata banor vriten me njeri tjetrin! Berisha eshte fajtori kryesor nuk eshte politikan po nje terrorist shume shume i rrezikshem jo vetem per Shqiperin po per gjithe Ballkanin! Familja Berisha dhe 3-4 politikan te lart rreth tij duhet te gjykohen nga gjykata nderkombetare e Hages! Ju lutem mediave shqiptare te distancohen nga krimi i organizuar i Sali Berishes!

      Përgjigju
      • anna: 01/12/2023 08:28

        Shume e vertete dhe kushedi sa vite te tjera do vazhdojme ti shofim sherrin ketij krimineli

    • poli: 01/12/2023 04:02

      saliu i pruri keta pushta ne tirane,,saliu te merret dhe te terhiqet zvarre mbas nje karroce me kale deri sa ti dale shpirti...

      Përgjigju
    • Iris: 01/12/2023 01:25

      Ky vrases akoma ka vepruar me mendesine e /tokes se xame/,ne kete rast /kanal i xane/.Kujtoi se do te /xante/ sic ka pas /xane/token aty.Vete nuk kontribuoi as nje qindarke per ndertimin e kanalit e megjithate donte pjese! Jam kurioze nese komshijte qe s'pranuan qe ai te lidhej me kanalin (dhe me te drejte) i kerkuan te paguante pjesen e shumes qe i takonte kur u kthye, edhe pse kanali ishte perfunduar? Mund te ishte evituar kjo tragjedi,nese nuk pranonte dhe tani,atehere komshinjte kishin dyfish te drejte.

      Përgjigju
    • Ndergjegja: 30/11/2023 19:53

      Edhe kjo kronikë e zezë flet per përmasat e medha që ka marre përkeqsimi i SHENDETIT MENDOR NE POPULLSINE SHQIPTARE. Perkeqsimi i vazhdueshem i shendetit mendor eshte produkt i anarshise shteterore 30 vjeçare,i megakorrupsionit shteteror 30 vjeçar,i ndertimit te struktures hibride te sistemit social-ekonomik nga klasa e degjeneruar politike 30 vjeçare,i struktures mediatike false e ne sherbim te krimit e te korrupsionit shteteror....

      Përgjigju
    • krimi rutine: 30/11/2023 19:24

      Krimi eshte i njohur ne zonat informale, u kërkon ujesjellsi kontrata dhe nuk u ben kanalizimet,te prirur jane dibranët(gollot) per krim, sot,e 15 vjet me pare mos te kishim hapur rruge ne,na prene ujin e pijshëm afer shtepise,dhe u detyruam te benim lidhje me vete 200 m larg. Kush i pruri keta fshatare ne kryeqytet qe zbriten nga malet me shpata e lopata mos befte hajer ne kete bote.

      Përgjigju
      • Joti: 01/12/2023 07:56

        E para o zgjebs gollobordasit te kan ndertuar halen ty dhe shume si ti se shkonit dhe dhisnit ne are o katunar m** dhe e dyta , gollobordasit nuk kan lidhje me rracen tuaj shqipetare qe vrisni vellane per nje gardh dhe e spiunonit te ppsh . Por skeni faj ju se sa qe enveri gollobordasit ishin me te nderuarut sepse ishin punetore , dhe ndersa kur filloi droga dhe vrasjet vella me vella filluat te talleni me ne . Falenderojme Bullgarine qe na dha pashaportat europiane ne qe mos rrijme te martohemi me plaka angleze o palaco . Golloborda ka pas burra qe kan bere shtete si turqia , ke degjuar per mustafa qemal ataturkun o jevg

    • Bathorizimi i Berishës: 30/11/2023 18:59

      Epo,ja shikojini me sytë tuaja pasojat e politikës liberale të Berishës: "lëvizje e lirë, votë e lirë". Mallkuar qoftë Berisha dhe Berishizmi!

      Përgjigju
    • liri: 30/11/2023 18:08

      u bene pronare maloket e dibres me tirane..nu vrafsjin me buke ne goje ishallah...

      Përgjigju
    • Luani: 30/11/2023 17:35

      Kafshet e shpellave nuk behen asnjehere njerez. Per nji kanal qe nuk ka kontribuar do te beje lidhje...oh sa mir me qen shqiptar or hej Hajt gezuar festat 2 dite e vrituni per 300 ditet e tjera. U hap nje hasmeri tjeter

      Përgjigju
    • Seldi: 30/11/2023 17:29

      Kur nuk funksiono as drejtesia as policia asnje pjese e shtetit nuk u ngelet gje tjeter Shqipove vetem te vriten me nj-tj. Shtet drogagji.

      Përgjigju
    • albi: 30/11/2023 17:10

      dhe ja albot qe nuk zhgenjejne kurre, po vazhdojne te vrasin njeri tjetrin per te njejtat arsye, si ne shekullin XI, edhe ne shekullin XXI. Popull trim e liridashes...

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?