Tiranë/ Vrau fqinjin, autori u arrestua në banesë! Shefi i komisariatit: Shkak kanalizimi i ujërave të zeza, armën e kishte pa leje

30 Nëntor 2023, 16:02| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 16:35

  • Share

 

Shefi i komisariatit numër.5 Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur sot në Laknas ku mbeti viktimë Shefqet Hasa. Ai thotë se autori është arrestuar në banesë ndërsa shkak i sherrit që çoi deri në vrasje ka qenë një kanalizim i ujërave të zeza. Besim Keça i cili mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Autori i ngjarjes Maliq Marku u arrestua në banesën e tij si dhe është bërë dokumentimi i të gjithë ngjarjes. Rezulton që janë dy të dëmtuar. Shefqet Hasa që ka ndërruar jetë dhe Besim Keça që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Çiften e kishte pa leje, u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Shkak për sherrin bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza", tha Torba.


Lajmi kryesor:

Kamëz/ U kthye para 1 jave nga Anglia, 70 vjeçari vret me katër plumba fqinjin për kanalin e ujërave të zeza! Plagos tjetrin! Report Tv sjell pamje (EMRAT-VIDEO)


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?