Report Tv ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në Laknas. 70-vjeçari Maliq Marku, me origjinë nga Dibra që ka qëlluar me armë dhe ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe ka plagosur 50-vjeçarin Besim Keqa, ishte kthyer një javë më parë nga jashtë shtetit.
Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur. Pas kthimit nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër 70 vjeçari ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt fqinjëve duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre me katër plumba.
Lajmi kryesor:
Kamëz/ U kthye para 1 jave nga Anglia, 70 vjeçari vret me katër plumba fqinjin për kanalin e ujërave të zeza! Plagos tjetrin! Report Tv sjell pamje (EMRAT-VIDEO)
B.K/ReportTv.al